“Miku im Uli Hoeness duhet të largohet totalisht nga Bayern”
21 Gusht 2025 15:14 Telesport Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. “Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi X çfarë roli ka? Po personi tjetër? Po tjetri? Nuk kuptohet asgjë. Kjo është krizë strukturale. Bayern ka nevojë për një lidership të qartë”, ka […]
Zyrtare/ E papritur për kampionët e Egnatias, mesfushori firmos në Iran
Mesfushori Regi Lushkja do të vijojë karrierën në kampionatin iranian. Egnatia bëri të ditur se është arritur marrëveshja me Tractor FC, ekip ku më parë janë aktivizuar edhe Sokol Cikalleshi e Ditmar Bicaj. Edhe pse për mesfushorin e Egnatias u përfol shumë se mund të transferohej në Ukrainë ose Turqi, destinacioni i tij ishte Irani. “Faleminderit Regi Lushkja! Ju […]
“Nuk luan dot më në nivelet e larta”/ Transferimi i Boniface ngjall pikëpyetje tek tifozeria milaneze: Dy dëmtime në ligament dhe karakter problematik
Sulmuesi i Bayer Leverkusen dhe ylli i Nigerisë është gjithnjë e më pranë Milanit, por transferimi i tij i mundshëm tek kuqezinjtë ka ngjallur protesta mes tifozëve milanezë. Marrëveshja është gati, agjenti i Victor Boniface pritet të mbërrijë në Milano për detajet e fundit, por ardhja e sulmuesit të Bayer Leverkusen te Milani nuk po […]
E KRYER/ Arrihet marrëveshja për transferimin e Asllanit, mesfushori shqiptar do të luajë në Torino
Pritjes duket se i ka ardhur fundi. Është arritur marrëveshja për transferimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar do të jetë lojtari më i ri i Torinos. Lajmin e ka konfirmuar i pagabueshmi i merkatos, Fabricio Romano. Gazetari italian bën me dije se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një huazim me vlerë 1.5 milionë […]
VIDEO| Dhjetëra të plagosur e qindra të arrestuar, tifozët dhunohen e zhvishen në Argjentinë
Një ndeshje e Copa Sudamericana mes Independiente-s dhe Universidad de Chile u ndërpre mbrëmjen e së mërkurës në Buenos Aires, pasi shpërthyen përleshje të dhunshme mes tifozëve. Dhuna ka lënë pas dhjetëra të plagosur, ndërsa një tifoz nga Kili ndodhet në gjendje kritike pasi ra nga pjesa e sipërme e tribunës në stadiumin Estadio Libertadores […]
Maresca: Për mbrojtjen po kërkojmë zgjidhje brenda grupit, Fofana i rikthyer mund të luajë disa minuta
Java e dytë e Premier League do të nisë të premten me ndeshjen West Ham-Chelsea, një sfidë delikate për skuadrën e trajnerit Enzo Maresca, që kërkon fitoren e parë në kampionat këtë sezon. Kampionët e botës për klube barazuan pa gola në sfidën e parë ndaj Crystal Palace, ndaj këtë herë objektivi është 3 pikë. […]
Ekipi i zemrës në Hungari, ata përfunduan në Ishujt Faroe. Çmenduria e kushtueshme e familjes tifoze spanjolle
Raundi preliminator i “Conference League” ka sjellë një nga historitë më kurioze të sezonit për një familje tifozësh të Rayo Vallecano. Álvaro García dhe prindërit e tij, Eufemio Vicente García (Ufe) dhe María Luisa Muñoz (Marisa), vendosën të udhëtonin drejt Ishujve Faroe, të bindur se aty Rayo do të përballej me Kí Klaksvík. Gjithçka nisi […]
Mount: Trajneri Amorim më ka dhënë shumë besim, çdo ditë që kalon United po bëhet edhe më i fortë
Që në mesin e sezonit të kaluar, skuadra e Manchester United drejtohet nga portugezi Ruben Amorim. “Djajtë e kuq” e nisën me humbje këtë sezon (u mundën 0-1 nga Arsenal), që duket se do të jetë mjaft i vështirë për trajnerin dhe lojtarët e tij Mesfushori Mason Mount ka folur për punën e bërë nën […]
Boniface te Milani, protestë e tifozëve kuqezinj: Dy ligamente të këputura, pastaj karakteri…
Marrëveshja është në një hap larg, agjenti i Victor Boniface po vjen në Milano për detajet e fundit, por transferimi i sulmuesit të Bayer Leverkusen te Milani nuk po e ndez entuziazmin e tifozëve kuqezinj. Shumë dyshime shprehen qartë në një postim: “Shpresoj që të gjithë ju, mbështetës të Boniface, të jeni të vetëdijshëm se […]
Surpriza!!! Jake Paul do të përballet me kampionin e botës në peshën e lehtë më 14 nëntor
Jake Paul nuk do të ndeshet me Anthony Joshua në duelin e tij të radhës, pasi njoftoi një përballje miqësore me Gervonta Davis më 14 nëntor. Paul, i cili e ka kaluar karrierën e tij profesionale duke vepruar rreth limitit të peshave të lehta, do të takohet me Davis, një kampion bote në peshën e […]