Provokim nga Egnatia? Do të luajnë sot ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit e reklamojnë ndeshjen me… Grudën
Mbrëmjen e sotme ngre siparin edicioni i 87 i “Abissnet Superiore”-s. Vllazni do të përballet me Egnatian në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 20:00. Një sfidë që na kujton finalen e sezonit të shkuar, kur rrogozhinasit mposhtën kuqeblutë dhe ngritën trofeun e kampionit. Egnatia ka shpërndarë sot një postim përmes faqes së vetë zyrtare […]
“Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë nër stërvitje”
“Interi mbetet favorit për titullin”. Kështu deklaroi Denzel Dumfries, një nga shtyllat e formacionit të Chivu, pas periudhës si titullar me Inzaghin. Pavarësisht zërave për të ardhmen dhe klauzolës prej 25 milionë eurosh (e cila skadoi në fund të korrikut), holandezi gjithmonë ka pasur një ide të qartë në mendje: “Shumë kanë folur për një […]
Flick kundër largimit të Casado dhe Fermin Lopez: Nuk dua të humbas asnjë lojtar tani
Hansi Flick e bëri shumë të qartë këtë të premte se nuk dëshiron të humbasë asnjë lojtar në këtë fazë të fundit të merkatos. Trajneri gjerman iu mbylli derën largimeve të mundshme të lojtarëve si Fermín apo Casadó. Të dy nuk duan të largohen nga Barça, por për ta ka shumë oferta dhe asgjë nuk […]
“Dinamoja është e rrezikshme, janë shumë të shpejtë”, trajneri i Jagiellonias nuk feston pas fitores 3-0: Na pret një ndeshje e vështirë në Tiranë
Dinamoja e humbi ndeshjen e parë të fazës “play off” të Ligës së Konferencës me shifrat 3-0. Jagiellonia arriti të merrte me sukses fitoren në shtëpi, por për trajnerin e saj loja nuk mbaron këtu. Siemeneku ka vlerësuar Dinamon dhe ka bërë të qartë në konferencë për shtyp se për të arritur kualifikimin nevojitet të […]
PSG i mbyll përfundimisht derën, Donnarumma vazhdon të stërvitet larg skuadrës
22 Gusht 2025 12:17 Telesport Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, po stërvitet larg pjesës tjetër të skuadrës së parë, ndërsa pret që e ardhmja e tij të zgjidhet. Një numër klubesh kanë shqyrtuar kushtet e një marrëveshjeje. Por, me 10 ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, ende nuk ka asnjë […]
Allegri, para startit të Serie A: Qëllimi është kthimi në Champions, pa vendosur limite
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes Milan-Cremonese, sfidë e vlefshme për javën e parë të Serie A. Na bëni një përmbledhje të përgatijeve të verës…Nesër fillojmë sezonin e ri, është një ndeshje e rëndësishme dhe ka shumë kuriozitet edhe nga ana ime, sepse kthehem në stol pas […]
De Bruyne dhe Modric në Serie A, Locatelli: Çfarë legjendash, sa gjëra do doja t’i mësoja nga të dy
Manuel Locatelli, kapiteni i Juventusit, ka folur për mikrofonat e “Sky Sport”, duke komentuar gjithashtu ardhjen në Serie A të kampionëve të mëdhenj si De Bruyne dhe Modric. Këto janë deklaratat e tij: “De Bruyne dhe Modric janë dy kampionë, dy legjenda të futbollit të sotëm. Është nder për ne italianët t’i mirëpresim, t’i sfidojmë, […]
Rikthehet Kategoria Superiore! Çfarë surprizash sjell debutimi i sezonit 2025/26?
Pritjes i erdhi fundi. Kategoria Superiore kthehet në fushë për sezonin 2025/2026 që nis këtë mbrëmje nga “Loro Boriçi” me ndeshjen Vllaznia-Egnatia në orën 20:00. Në fakt, kjo sfidë është një “déjà vu” e finales së edicionit të kaluar. Atëherë ishte skuadra nga Rrogozhina që triumfoi për të mbrojtur titullin kampion, por që nga ajo […]
Asllani bëhet “dem”, zgjedh Torinon për të vijuar karrierën: Mezi po pres (VIDEO)
Një tjetër “dem” kuqezi në Torino. Më në fund, Asllani i jep drejtim të ardhmes së tij, largohet nga Milano pas 3 vitesh për të nisur një aventurë të re në ekipin granada. Mesfushori shqiptar zbarkoi një ditë më parë në Torino ku iu nënshtrua vizitave mjekësore, për të firmosur më pas një kontratë 3-vjeçare. […]
Prapaskena: Asllani nuk shkoi tek Bologna pasi kërkonte garanci për vendin e titullarit dhe 2 mln euro në vit
Kristjan Asllani nuk shkoi tek Bologna për shkak të kushteve që i kishte vendosur klubit në fjalë. Sipas ekspertëve të merkatos italiane Interi dhe Bologna kishin rënë dakord për gjithçka por kushtet e vendosura prej mesfushorit bënë që ky transferim të mos finalizohej. Sipas “SportItalia” Asllani kërkonte nga Bologna një pagë vjetore prej 2 milionë […]