Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida historike e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, reagimet janë të shumta. Një prej ryre ka qenë edhe ish-kapiteni i kuqezinjve, Mërgim Mavraj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mavraj u ka kërkuar lojtarëve që sot të mendojnë vetëm për futboll dhe të mos ndikohen nga ngarkesa historike që […]
Shqipëri–Serbi me armatim të rëndë, orë ankthi në Tiranë
Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet në Arenën Kombëtare në prag të ndeshjes me Serbinë. Lajmi i mirë për trajnerin Silvinjo është se i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Në konferencën për shtyp trajneri i kombëtares shqiptare nuk ia mohoi vlerat lojtarëve kundërshtar, por sipas tij, edhe kuqezinjtë janë në të njëjtat nivele. Nëse kreu i […]
“The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë
Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje sfidës së të shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë. Në një reportazh thuhet se rreth 2 000 policë do të jenë në “Arena Kombëtare” në një përpjekje për të shmangur skenat që çuan në braktisjen e një ndeshjes gati 11 vjet më parë. Reportazhi i […]
Sinner mposht Djokovic në Paris, sfidon Alcaraz në finalen e Roland Garros
7 Qershor 2025 9:16 Telesport Numrat 1 dhe 2 në botë, respektivisht italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz, janë dy finalistët e grand slam-it të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe. Sinner mundi 3-0 në gjysmëfinale serbin Novak Djokovic, në një ndeshje mjaft të fortë dhe të ekuilibruar (6-4, 7-5, […]
Shqipëri–Serbi ndez “Arena Kombëtare”, Sylvinho zgjedh “11 luanët” kuqezinj për duelin e zjarrtë
Mbrëmja e sotme në “Arena Kombëtare” pritet të jetë e mbushur me emocione, tension dhe krenari kombëtare, teksa Shqipëria përballet me Serbinë në kualifikuesen e grupit përkatës të Botërorit 2026. Një përballje historike, plot antagonizëm dhe simbolikë. Dueli më i rëndësishëm i Grupit K vjen në një klimë elektrizuese, mes masave të forta të sigurisë […]
Nesër vizitat mjekësore të Reijnders te “qytetarët”, Tare mendon ta zëvendësojë me Granit Xhakën
Kalim i Tijjani Reijnders te Manchester City është praktikisht i mbyllur. Mungojnë vetëm disa detaje për transferimin e mesfushorit holandez për 55 milionë euro + 15 milionë bonuse. Gjithçka do të nisë me vizitat mjekësore të zakonshme. Pikërisht për to, trajneri i kombëtares holandeze, Ronald Koeman, ka dhënë një tregues kohor: “Tijjani Reijnders do të […]
“The Guardian” evidenton ndeshjen me rrezik të lartë: Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014…
11 vite pas asaj nate që tronditi futbollin europian dhe nxori në pah tensionet e mbetura pezull nga historia ballkanike, Shqipëria dhe Serbia do të përballen sërish sonte, në një skenë ku topi mund të konsiderohet vetëm pjesa më e vogël e “ekuacionit”. Kjo nuk është thjesht ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, por […]
Beckham, së shpejti do të marrë titullin “Sir”. Kurorëzimi në ditëlindjen e Mbretit Charles
Me rastin e ditëlindjes së ardhshme të Mbretit Charles, David Beckham do të marrë titullin “Sir”. Zërat e ditëve të fundit janë konfirmuar tashmë nga burime të besueshme. Ish-kapiteni i Anglisë do të nderohet me titullin më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, si për karrierën e tij të lavdishme në futboll, ashtu edhe për […]
Spalletti, pas turpërimit ndaj Norvegjisë: Do të flas me Gravina, duhet të ndryshoj patjetër diçka
Nga salla e shtypit e “Ullevaal Stadion”, trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, komentoi humbjen e rëndë të pësuar kundër Norvegjisë. Çfarë po ndodh me këtë kombëtare? Gjuajtja e parë në portë erdhi në minutën e 92-të…Duhet t’i analizojmë faktet që ndodhën. Nuk kishim vendosmëri në veprimet tona, ishim disi të lehtë. Në golin e parë […]
Serbja që zgjodhi Shqipërinë… Gruaja e kapitenit Gjimshiti ‘tërbon’ Serbinë para sfidës në Tiranë
Futbollistët e Serbisë do të përballen me Shqipërinë këtë të shtunë, prej orës 20:45 në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026. Në konferencën për shtyp të Shqipërisë, përveç trajnerit Sylvinho, foli edhe kapiteni i kombëtares, futbollisti i Atalantës, Berat Gjimshiti. Gjatë konferencës, ai u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Alisa Milenković, […]