Category: Sport

  • “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”

    “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”

    30 Tetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Walter Sabatini, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi momentin e Juventusit dhe ardhjen e Luciano Spallettit. Ai tha se trajneri i ri mund t’i përmirësojë performancat e tre sulmuesve, që deri tani nuk kanë shkëlqyer:
    “Loja e Spallettit është bujare dhe e favorshme për sulmuesit. Icardi tek Interi shënonte pothuaj një gol për ndeshje, po ashtu Osimhen. Luciano sjell gjithmonë 5-6 lojtarë në zonë me linja pasimi të sakta. David do të rifitojë ritmin e Lille, edhe Vlahovic do të shfaqë më të mirën e tij”.
    Sabatini shtoi se Dusan Vlahovic, edhe me kontratë në përfundim, duhet të luajë gjithmonë: “Tani rëndësi kanë ndeshjet dhe kualifikimi në Champions, jo e ardhmja. Vlahovic mund t’i japë shumë Juventusit”.
    Ai e sheh Kenan Yildiz si një talent të jashtëzakonshëm: “Turku mund të jetë si Kvaratskhelia për Napolin e Spallettit. Yildiz ka ndikim të madh në skuadër dhe ndeshje, edhe pse karakteristikat me gjeorgjianin janë të ndryshme”.
     

  • Davide Lippi: Babai i kërkoi falje gjyshit te varri pse pranoi ofertën e Juventusit

    Davide Lippi: Babai i kërkoi falje gjyshit te varri pse pranoi ofertën e Juventusit

    30 Tetor 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Davide Lippi rrëfeu marrëdhënien me babanë, Marcello Lippi. Ai kujton ditën kur babai pranoi ofertën e Luciano Moggi te Juventusi: “Shkoi te varri i gjyshit, një socialist toskan kundër Agnellit, për t’i kërkuar falje pse po e pranonte atë ofertë. Të tilla janë vlerat tona familjare”.
    Vlerat e forta familjare e bënë Lippin të refuzonte vazhdimin si trajner i Italisë pas Botërorit 2006, për të mbrojtur djalin e tij, i përfshirë në skandalin “Calciopoli”: “Nuk ma tha kurrë, por ai e la kombëtaren për të më mbrojtur, edhe pse donin që të qëndronte.
    Emri im mund të përdorej në ‘Calciopoli’. Mund ta kishte fituar edhe Europianin, por zgjodhi të ishte baba e jo trajner. Më pas bëri gabimin e kthimit te Moggi pas dy vitesh”.
     
     

  • Maresca: Jemi në drejtimin e duhur, do të bëj rotacion dhe mbroj lojtarët e mi nëse duam të fitojmë trofe

    Maresca: Jemi në drejtimin e duhur, do të bëj rotacion dhe mbroj lojtarët e mi nëse duam të fitojmë trofe

    Chelsea arriti një fitore të çmendur 4-3 ndaj Wolves në Carabao Cup, duke avancuar në fazën çerekfinale. Një fitore që erdhi pas zhgënjimit që londinezët patën të shtunën në Premier League, kur u mundën nga Sunderland.
    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, mendon se skuadra e tij po shkon në drejtimin e duhur. “Kemi nevojë për qëndrueshmëri nëse dëshirojmë të kemi një sezon të mirë. Pas katër fitoreve radhazi, për fat të keq humbëm pikë kundër Sunderland, por ecim përpara. Fitorja ndaj Wolves rikthen qetësinë”, tha Maresca.
    “Chelsea duhet të përpiqet të fitojë sa më shumë ndeshje ndaj për mua personalisht, të gjitha takimet janë të rëndësishme. Kjo na ndihmon të rritemi. Luajmë shumë, por kemi një ekip me shumë djem të rinj dhe bëjmë rotacion”, tha trajneri italian.
    Më tej, Enzo Maresca, pranoi se duhet të vazhdojë t’i mbrojë lojtarët nga dëmtimet nëse ata duan të vazhdojnë të luftojnë në të gjitha frontet këtë sezon: “Duhet të bëjmë rotacion. Duhet t’i mbrojmë lojtarët sepse nëse shkojmë me të njëjtën formacion, do të kemi vështirësi gjatë sezonit”.
    “Sigurisht që duhet të bëjmë disa herë gjatë sezonit rotacion për të ndihmuar në mbrojtjen e lojtarëve. Ka lojtarë që duhet të mbrohen për shumë arsye. Enzo Fernandez, Moi Caicedo, Joao Pedro, të gjithë janë lojtarë, për arsye të ndryshme, ne duhet t’i mbrojmë”, tha Maresca.

  • Shqipëria pret Anglinë, tregu i zi gllabëron biletat si ndaj Serbisë

    Shqipëria pret Anglinë, tregu i zi gllabëron biletat si ndaj Serbisë

    Shqipëria po hyn në javët vendimtare të eliminatoreve, ku kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e fundit në grup që do të përcaktojnë fatin e tyre në rrugëtimin drejt “Botërorit”. Fillimisht, më 13 nëntor, skuadra e trajnerit Sylvinho do të përballet në transfertë me Andorrën, ndërsa tre ditë më vonë, më 16 nëntor, do të zhvillohet sfida më e shumëpritur — ajo ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.
    Interesimi i tifozëve për këtë përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Mbi 100 mijë tifozë kanë aplikuar për bileta, sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, ndërsa çdo tifoz ka pasur të drejtën të aplikojë deri në katër bileta. Për shkak të kërkesës së madhe, Federata vendosi që shpërndarja të bëhej përmes një shorteu elektronik, i cili përcaktoi fituesit e mundshëm. Kjo mënyrë ndarjeje, megjithatë, ka sjellë shumë pakënaqësi dhe polemika në opinionin sportiv.
    TREGU I ZI — Ashtu si në ndeshjet e fundit të Kombëtares, edhe këtë herë tregu i zi për biletat po lulëzon me ritme të frikshme. Shumë persona kanë aplikuar për bileta jo për të qenë pjesë e tribunave, por për t’i rishitur ato me çmime të larta. Në rrjetet sociale janë shfaqur dhjetëra postime që ofrojnë bileta për ndeshjen ndaj Anglisë, madje edhe nga agjenci turistike që përfitojnë nga kërkesa e madhe. Çmimet e biletave nga FSHF ishin të kripura që në nisje, por në tregun e zi ato po shiten me tre ose katërfishin e vlerës zyrtare. Një biletë që zyrtarisht kushton 2500 lekë, në internet po ofrohet deri në 10.000 lekë. Ky fenomen ka privuar shumë tifozë të Kombëtares që e kanë ndjekur në çdo stadium, brenda dhe jashtë vendit, nga mundësia për të qenë pranë skuadrës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Tifozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare në Europë shprehin çdo ditë pakënaqësinë e tyre në rrjete sociale, duke akuzuar FSHF-në për mungesë transparence dhe mosmenaxhim të drejtë të procesit të shpërndarjes.
    ULTRASIT- Një tjetër çështje që ka ndezur debat është marrëdhënia e prishur mes FSHF-së dhe tifogrupimeve zyrtare, si Tifozat Kuqezi, Illyrian Elite, Ballistët, apo Plisat. Këto grupe kanë qenë shtylla kryesore e atmosferës në çdo ndeshje të Kombëtares, duke e ndjekur Shqipërinë në çdo cep të Europës, edhe në periudhat më të errëta të futbollit tonë. Megjithatë, prej disa kohësh, mungesa e tyre është e dukshme në shkallët e “Air Albania”. Përçarja nisi që në ndeshjen kundër Serbisë, kur tifogrupet u lanë pa bileta të dedikuara, duke shkaktuar përplasje dhe bojkot. FSHF zgjodhi të mos krijonte sektorë të veçantë për ultrasit, gjë që u konsiderua si shkelje e traditës dhe mungesë respekti për tifozët më besnikë. Si pasojë, tifogrupet kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares në shenjë proteste. E njëjta situatë pritet të përsëritet edhe në përballjen ndaj Anglisë, ku në tribuna do të jenë kryesisht spektatorë të rastit, fitues të shortit apo personazhe publikë, ndërsa ultrasit do të mbeten jashtë stadiumit.
    SKENARI- Nga ana sportive, ndeshja ndaj Anglisë pritet të ketë peshë të madhe për ecurinë e Shqipërisë në grup. Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë bërë një fushatë të mirë dhe ndodhen në një pozitë që mund t’u sigurojë vendin e dytë, i cili çon në “Play Off” për Botërorin. Skenari më i favorshëm për Shqipërinë do të ishte që Anglia të mposhtë Serbinë në Londër, ndërsa Shqipëria të fitojë në transfertë ndaj Andorrës. Një kombinim i tillë do ta siguronte matematikisht kualifikimin e kuqezinjve, duke e kthyer sfidën e 16 nëntorit në një festë kombëtare.

  • Kategoria Superiore, ja formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9

    Kategoria Superiore, ja formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9

    Tashmë është kthyer në një traditë që pas përfundimit të çdo raundi në Kategorinë Superiore, trajnerët e skuadrave kombëtare dhe të moshave të përzgjedhin formacionin dhe trajnerit më të mirë të javës

    Për këtë radhë skema e preferuar është 3-4-3-2-1 dhe në portë është Mario Dajsinani i skuadrës kampione të vendit, Egnatia
    Mbrojtja në formacionin më të mirë përbëhet nga Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani). Ndërsa në mesfushë janë përzgjedhur këta futbollistë: Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis).
    Për repartin e sulmit janë zgjedhur Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City) në mbështetje të Blaise Tsague të Elbasanit
    Përsa i përket trajnerit më të mirë, për këtë javë është zgjedhur Francesco moreiro i Flamurtarit me vlonjatët që regjistruan fitoren e parë sezonale pikërisht duke mundur Vllazninë kryesuese

  • “Fitoret radhazi duhet të jenë diçka normale për Manchester United, Amorim e meriton”

    “Fitoret radhazi duhet të jenë diçka normale për Manchester United, Amorim e meriton”

    Duket se Manchester United ka dalë nga kriza dhe rezultatet e ndeshjeve të fundit e konfirmojnë këtë. Fitorja 4-2 ndaj Brighton riktheu një nga protagonistët e sezoneve të fundit në Premier League, sulmuesin Matheus Cunha, që këtë vit debuton me “djajtë e kuq”.
    Cunha shënoi golin e tij të parë për Manchester United, ndaj braziliani nuk e fshehu gëzimin e tij: “Më në fund! Kam punuar shumë për këtë. Natyrisht, do të doja të kontribuoja edhe më shumë, por rëndësi ka që fituam dhe kjo është në rregull”.
    “Kur luan në sulm, duhet të shënosh dhe unë duhet të kontribuoj. Sigurisht, nëse performancat e mia ndihmojnë ekipin dhe shkojnë mirë, jam edhe unë i lumtur. Kjo më ndihmon, jam shumë i lumtur që jam këtu”, shtoi më tej Matheus Cunha.
    Më tej, sulmuesi foli për trajnerin Ruben Amorim. “Të gjithë kanë besim të plotë te Amorim. Ai është dikush që na shtyn përpara. Ai ishte gjithmonë shumë i stresuar derisa filluam të fitonim, por situata po përmirësohet çdo ditë”.
    “Amorim e meriton këtë moment edhe Manchester United e meriton. Kjo duhet të jetë normë për këtë klub. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e saj. Golin tim të parë për Manchester United do ta mbaj mend gjatë”, tha Cunha.

  • “Kam një lidhje të shkëlqyer me Mbappé në fushën e lojës, kjo do na çojë te trofetë”

    “Kam një lidhje të shkëlqyer me Mbappé në fushën e lojës, kjo do na çojë te trofetë”

    30 Tetor 2025

    10:06

    Telesport

    Mesfushori-sulmues i Real Madrid, Arda Guler, është kthyer në një factor kyç te skuadra madrilène. Ai tashmë është gjithnjë titullar dhe po kontribuon rregullisht në skuadrën e trajnerit Xabi Alonso.
    Guler po formon repartin e sulmit të “los blancos” bashkë me Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr. Duke folur për këtë moment, ai tha: “Po përpiqem të jap më të mirën time. Jam i lumtur sepse ndiej se trajneri im beson tek unë dhe kjo më jep besim në fushë”.
    I pyetur për marrëdhënien me Mbappe në fushë, lojtari turk flet me superlativa: “Shkojmë shumë mirë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mrekullisht në fushë dhe shpresoj të vazhdoj të kem këtë lidhje me të gjatë gjithë sezonit. Kjo do ta çojë te trofetë”.

  • Barcelona ende në vështirësi financiare, synon dy opsione “me kosto të ulët” për sulmin

    Barcelona ende në vështirësi financiare, synon dy opsione “me kosto të ulët” për sulmin

    30 Tetor 2025

    10:14

    Telesport

    Barcelona dëshiron të forcojë sulmin e saj për sezonin e ardhshëm dhe tashmë po vlerëson disa lojtarë për t’i synuar gjatë verës.
    Duke pasur parasysh situatën e tyre financiare, klubi nuk do të jetë në gjendje të ndjekë sulmues të kalibrit të Haaland ose Julian Alvarez, të cilët shpesh janë lidhur me “blaugranët”, por do të duhet të marrë në konsideratë alternativa më të lira.
    Sipas raportimeve në disa media spanjolle, emrat që po merren në konsideratë janë Etta Eyong dhe Serhou Guirassy. I pari është sulmuesi i Levante, 22 vjeç, që ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë tre asiste në dhjetë ndeshje të La Liga.
    Kontrata e tij skadon në qershor 2029 dhe afrimi i tij është brenda parametrave të Barcelonës. Disi më i vështirë afrimi i sulmuesit të Borussia Dortmund, por gjendja e tij po monitorohet gjithashtu nga afër nga klubi katalanas.

  • Chiellini: Faleminderit Tudor, shkarkimi ishte i dhimbshëm. Spalletti, trajner i shkëlqyer

    Chiellini: Faleminderit Tudor, shkarkimi ishte i dhimbshëm. Spalletti, trajner i shkëlqyer

    30 Tetor 2025

    8:33

    Alfred Lleshi

    Para ndeshjes ndaj Udineses, Giorgio Chiellini, drejtues dhe simbol i Juventusit, foli për situatën në klub: “Duhet ta falënderojmë Igor Tudor për punën e rëndësishme që bëri, sezonin e kaluar na kualifikoi në Champions League. Vendimi për largimin e tij u mor në marrëveshje me klubin.
    Besojmë se skuadra mund të bëjë mirë. Spalletti është një trajner i madh, me përvojë dhe lojë moderne, por prisni, ende s’ka firmë. Tani duhet të flasim me pikë, jo me fjalë. Falënderoj Brambilla që drejtoi përballjen me Udinese dhe të shohim drejt së ardhmes”.
    Chiellini shtoi: “Shkarkimi i Tudor ishte i dhimbshëm, kjo nuk është në ADN-në e Juventusit. Ka keqardhje sepse trajneri e donte shumë këtë projekt. Ky do të jetë sezon tranzicioni për të ndërtuar bazat e një Juventusi fitues. Mungojnë edhe 30 ndeshje, gjithçka është ende e hapur. Drejtori i ri sportiv? Do ta njoftojmë në javët e ardhshme, pasi mungon ende në organigramë”.

  • PSG humbet shkëlqimin e dikurshëm, reagon Enrique: Na mungon qartësia dhe po bëhet më e vështirë

    PSG humbet shkëlqimin e dikurshëm, reagon Enrique: Na mungon qartësia dhe po bëhet më e vështirë

    30 Tetor 2025

    8:39

    Telesport

    Një moment i pazakontë ky për Paris Saint-Germain, pasi ekipi i Luis Enrique arriti dje barazimin e tretë të sezonit në ndeshjet e Ligue 1 (1-1 me Lorient). Trajneri spanjoll sqaron këtë rezultat zhgënjyes jashtë fushe: “Mendoj se luajtëm dobët”.
    “Patëm një pjesë të parë të tmerrshme, nuk krijuam asnjë shans, kundërshtari u mbrojt shumë mirë dhe ishte e vështirë. U përmirësuam pak në pjesën e dytë, por mendoj se mund të kalojmë edhe 90 minuta të tjera pa shënuar”, shtoi Enrique.
    “Na mungoi qartësia, nuk krijuam asnjë shans dhe është e vështirë të fitosh një ndeshje si kjo jashtë fushe. Na mungon qartësia, ndaj është e vështirë. Sigurisht që ka frustrim kur nuk merr atë që kërkon, bëhet më e vështirë edhe ta menaxhosh”, tha Enrique.
    Në fund, trajneri i PSG komentoi: “Ne luftuam për të gjetur mënyrën e duhur për të sulmuar. Mendoj se nuk ishim fluid. Kur ndodh kjo, gjërat ndërlikohen. Lojtarët që hynë në fushë u përpoqën të sillnin diçka të ndryshme por…”.