Category: Sport

  • Napoli, Gilmour: Kemi skuadër të fortë, këtë sezon luftojmë për të tjera suksese

    Napoli, Gilmour: Kemi skuadër të fortë, këtë sezon luftojmë për të tjera suksese

    Lojtari i Napolit, Billy Gilmour  dha mendimin e tij para ndeshjes së kampionatit ndaj Comos.
    “Jemi një grup vërtet i mirë, mendoj se kjo mund të shihet që nga fillimi i sezonit të kaluar. Edhe ne të sapoardhurit, jemi integruar mirë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Mendoj se ruajtja e këtij fryme ekipi na ndihmon shumë edhe në ndeshje.

    Ndeshja ndaj Comos- Jemi të pamposhtur në shtëpi dhe shpresojmë të qëndrojmë kështu në stadiumin Maradona: të gjitha ekipet që vijnë duan të na mposhtin, por ne punojmë shumë dhe gjithmonë qëndrojmë të bashkuar.
    Kemi analizuar Comon. Ata kanë një ekip të ri, por me lojtarë të shkëlqyer”- tha Gilmour.

  • Dy gola në një pjesë loje, sulmuesi i larguar nga Superiorja nuk di të ndalet në Kupë

    Dy gola në një pjesë loje, sulmuesi i larguar nga Superiorja nuk di të ndalet në Kupë

    Piter Itodo Mandelës i është dashur pak kohë që të kthehet vendimtar në radhët e klubit të Metalist 1925 në Ukrainë. Sulmuesi i cili u largua nga Dinamo në verë për t’u transferuar te klubi ukrainas, po bën mjaft mirë atje dhe po shënon me rregullsi.
    Sot, ai ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në ndeshjen e Kupës së Ukrainës përballë Ahrobiznes Voloçisk, në ndeshjen që siguronte një biletë për në çerekfinalet e turneut.

    Që në minutën e 5-të, ai la shenjën e tij në këtë ndeshje, me një gol ku u desh të tentonte dy herë portën, pasi u ndal fillimisht në vijën fatale.
    Në fundin e pjesës së parë, ai ia doli të çonte shifrat në rezultatin e përkohshëm 3-0, me një goditje spektakolare në zonë, që nuk i la kohë portierit të reagonte.
    SHIH VIDEON
    Dygolëshi i mjaftoi trajnerit të Metalist 1925, i cili e zëvendësoi sulmuesin në pushimin e ndeshjes.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Fitore me pasoja, Bylisi udhëton pa dy qendërmbrojtës në transfertën e kryeqytetit

    Fitore me pasoja, Bylisi udhëton pa dy qendërmbrojtës në transfertën e kryeqytetit

    Bylisi gjeti fitoren me Vorën, në një duel ku ballshiotët edhe pse me 10 veta dhanë shpirtin në fushë dhe sakrifikuan për 3-pikëshin, ndërsa duke rikuperuar disi edhe pozitat e pikaverazhit në renditje.
    Faza e parë e gjen Bylisin me 9-të pikë dhe tashmë mallakastriotët edhe më të konsoliduar nisin fazën e dytë, e cila u rezervon një kalendar shumë të fortë që në start. Dy fitore, ndaj Partizanit e Vorës dhe barazim me Tiranën, Flamurtarin dhe me Dinamon në transfertë, ky është bilanci i nëntë javëve të para të skuadrës bardhëkuqe.

    Bylisin e pret në fundjavë transferta me Tiranën, një duel mjaft i fortë. Kujtojmë që sfida e parë në Ballsh përfundoi 0-0, por që jo ndeshje do të jetë ndryshe. Ballshiotët duan që të mos dalin pa pikë, e vështirë por jo e pamundur, e megjithatë trajneri Mirel Josa e njeh mirë mentalitetin e skuadrës bardheblu, ndaj edhe përgatitjet te Bylisi në prag të këtij dueli, kanë nisur fill pas Vorës. Ballshiotët kanë pak ditë në pozicion ndaj edhe kërkojnë që të shfrytëzojnë në maksimum afati kohë për ta nisur mbarë pjesën e dytë të garës.
    MUNGESAT – Ballshiotëve nuk po u ndahen mungesat nëjavët e fundit, madje lojtarë titullarë. Në Tiranë do të ketë mungesën e dy mbrojtësve të qendrës, siç janë Marin Abazaj dhe braziliani Bruno. Në dyshim edhe Abubakar Kamara, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës janë në rregull.
    Mallkastriotët janë në kushte grumbullimi, ndërsa synimi është që të vijojnë me ecuri pozitive edhe ndaj Tiranës, të dielën në “Selman Stërmasi”. Por fakti që janë gati disa lojtarë të tjerë si Idrisu, Uankeuai e Sanogo, bën stafin të jetë pak më i qetë. Pa thënë se edhe Sulovari është në formën e tij optimale. Pra, faza e dytë e gjen Bylisin më të plotë si skuadër dhe ballshiotët synojnë që të ngjiten renditje.

  • “Mendon se është Guardiola”/ Lojtarët e Realit nuk e duan disiplinën, lodhen nga rregullat e Xabi Alonsos

    “Mendon se është Guardiola”/ Lojtarët e Realit nuk e duan disiplinën, lodhen nga rregullat e Xabi Alonsos

    Xabi Alonso ka vendosur të drejtojë me dorë të hekurt të Reali i Madridit. Trajneri spanjoll kërkon disiplinë dhe stërvitje më intensive, si dhe i ka kushtuar një vëmendje të madhe edhe video-analizave e anës taktike. Shkak është bërë fakti se ka vënë re zakone të këqija në ekip. Megjithatë rregulli i tij është pritur mirë nga lojtarët.
    “The Athletic” zbulon se yjet e Realit janë të pakënaqur me këtë disiplinë të hekurt, teksa kërkojnë të kenë më tepër lirshmëri. Madje media në fjalë bën me dije se enturazhi i një prej futbollistëve kyç të ekipit është shprehur: “Mendon se është Guardiola, por është thjesht Xabi Alonso”. /Sport Ekspres/

  • Guardiola kërkon t’i prishë punë mikut të tij Luis Enrique, 120 milionë euro për yllin e PSG-së

    Guardiola kërkon t’i prishë punë mikut të tij Luis Enrique, 120 milionë euro për yllin e PSG-së

    30 Tetor 2025

    21:16

    Telesport

    Objektivi i madh i Manchester City për merkaton e verës së ardhshme është Joao Neves, mesfushori portugez i cili po shkëlqen te PSG.
    21-vjeçari është kthyer në një lojtar protagonist te parizienët dhe padyshim një pikë referimi e mesfushës së tyre. “Leximi” i lojës së kundërshtarit, pasimet vertikale, aftësia për të rikuperuar topin dhe mbi të gjithë aftësitë sulmuese, e bëjnë Joao Neves një lojtar ideal për këdo ekip.
    Pep Guardiola e pëlqen shumë portugezin, ndaj drejtuesit e Man. City do bëjnë ç’të jetë e mundur për transferimin e tij gjatë verës së ardhshme. City është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për yllin portugez, PSG vështirë se mund të pranojë largimin e tij. Megjithatë, e rëndësishme do jetë edhe dëshira e vetë lojtarit, nëse do të dojë të vazhdojë ende me kampionët në fuqi të Europës, apo të provojë një aventurë të re…

  • Real Madrid gjen lojtarin e vetëm që i mungon, luan në PL dhe kushton të paktën 100 milionë paundë

    Real Madrid gjen lojtarin e vetëm që i mungon, luan në PL dhe kushton të paktën 100 milionë paundë

    30 Tetor 2025

    21:37

    Telesport

    Prej kohësh, Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Raportimet e fundit nga mediet pranë klubit madrilen tregojnë se drejtuesit e “Los Blancos” kanë identifikuar mesfushorin që iu mungon.
    Bëhet fjalë për anglezin Elliot Anderson, i cili po shkëlqen me fanellën e Nottingham Forest në Premier League dhe ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha.
    Aftësia e 22-vjeçarit për të thyer aksionet e kundërshtarit, për t’u lidhur me sulmuesit dhe për të rifituar topin në mesin e fushës, e kanë bërë atë një lojtar shumë të kërkuar në treg.
    Në anën tjetër, Nottingham Forest e vlerëson mesfushorin 100-120 milionë paundë. Duke qenë se kontrata e Elliot me Nottingham Forest skadon në vitin 2029, klubi i PL nuk është aspak në presion për shitjen e tij.
    Megjithatë, duke parë interesin e shtuar të klubeve të mëdha, duket e vështirë që Elliot të mbetet ende te Nottingham edhe në sezonin e ri.

  • Barcelona gjen te Milan lojtarin që i duhet për krahun e majtë, zbulimi i kuqezinjve

    Barcelona gjen te Milan lojtarin që i duhet për krahun e majtë, zbulimi i kuqezinjve

    30 Tetor 2025

    21:45

    Telesport

    Barcelona do të tentojë një lëvizje surprizuese gjatë merkatos së ardhshme. Klubi katalanas është vënë në ndjekje të Davide Bartesaghi-t, mbrojtësi i ri i krahut të majtë që luan te Milan.
    19-vjeçari i cili ka një kontratë deri në vitin 2030 me kuqezinjtë, po luan mjaft mirë si zëvendësues i Pervis Estupiñán në krahun e majtë. Hansi Flick e vlerëson shumë mbrojtësin e ri italian dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
    Edhe pse Barcelona ka një lojtar të konfirmuar në krahun e majtë si Alejandro balde, apo edhe të riun Gerard Martin, klubi katalanas është i vëmendshëm ndaj talenteve të reja, ndaj dhe Bartesaghi ka përfunduar tashmë në radarin e tyre.

  • Arteta ëndërron të nënshkruajë me yllin e PSG-së, francezët duan 50 milionë euro

    Arteta ëndërron të nënshkruajë me yllin e PSG-së, francezët duan 50 milionë euro

    30 Tetor 2025

    22:10

    Telesport

    Fabian Ruiz mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e PSG-së. Kontrata e mesfushorit spanjoll me parizienët skadon në vitin 2027, ndaj për të mos e humbur atë si lojtar të lirë, PSG është e gatshme të lejojë largimin e Ruiz që në verën e ardhshme.
    Për spanjollin ka një interes të madh nga Arsenal. Mikel Arteta e pëlqen shumë Ruiz për vizionin e tij, pasimet e sakta dhe aftësinë për të thyer aksionet e kundërshtarëve. “Topçinjtë” duan të përsërisin sukseisn me dy spanjollët e tjerë Mikel Merino dhe Martin Zubimendi.
    Në anën tjetër, duke qenë se lojtari ka dhe vetëm një vit kontratë, parizienët duan 50 milionë euro, sipas raporteve të fundit nga mediet franceze. Transferimi i Ruiz jo vetëm që do të rriste nivelin individual të mesfushës tek Arsenal, por gjithashtu do t’i ofronte klubit londinez mundësi më të mëdha taktike dhe konkurruese.
    Negociatat janë ende në një fazë studimi, por interesi i Arsenalit është i fortë dhe muajt në vijim mund të jenë vendimtarë në përcaktimin e fatit të Fabian Ruiz.

  • De Biazi për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të…

    De Biazi për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të…

    Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, është i bindur se Kristjan Asllani ka marrë vendimin e duhur duke u larguar nga Interi për t’iu bashkuar Torinos.
    Duke folur për “L’interista”, De Biazi është pyetur nëse vendimi për transferimin e Asllanit ishte i duhuri, duke parë edhe mangësitë që kishte klubi zikaltër në mesfushë.
    “Unë mendoj se po, pasi Kristjan ka nevojë të luajë dhe ta bëjë me vazhdimësi, të jetë në qendër të një projekti teknik. Te Interi ishte në funksion të plotësimit të një projekti teknik, ndërsa tani mund të krijojë eksperienca të reja pasi ka ndryshuar ambient, trajner dhe persona me të cilët të përballet. Ky është një proces që do ta ndihmojë në rritjen e tij”, tha De Biazi.

  • Real Madrid nuk humb kohë, futet direkt në garë për “diamantin” e ri të Bayern Munich

    Real Madrid nuk humb kohë, futet direkt në garë për “diamantin” e ri të Bayern Munich

    30 Tetor 2025

    20:21

    Telesport

    Përveç transferimit të yjeve të afirmuar, Real Madrid është gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja. “Defensa Central” raporton se “Los Blancos” po monitorojnë situatën e Karl Lennart.
    17-vjeçari i cili po shkëlqen këtë sezon te Bayern Munich, ku ka debutuar me gol në Champions League dhe në Bundesligë, është kthyer në sensacionin më të ri të futbollit në Europë.
    Lennart ka një kontratë aktuale me Bayern deri në vitin 2028, por klubi bavarez po punon për një kontratë të re afatgjatë, për të qenë i mbrojtur nga interesi i Real Madridit dhe klubeve të tjera të mëdha.
    Deri tani nuk flitet ende për shifra dhe detaje ekonomike, por është fakt që emri i Karl Lennart është në agjendën e Real Madridit. Klubi madrilen e ka objektiv të rëndësishëm për të ardhmen e afërt transferimin e mundshëm të Lennart.