Category: Sport

  • Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën paraprake të lojtarëve të grumbulluar

    Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën paraprake të lojtarëve të grumbulluar

    Serbia do të ndeshet me Shqipërinë në Tiranë më 7 qershor, për ndeshjen e saj të parë në kualifikueset e Botërorit 2026. Pas tre ditësh, ekipi serb do të përballet me Andorrën në stadiumin “Dubočica” në Leskovc.

    Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka njoftuar një listë më të gjerë të futbollistëve, të cilët do të mbështeten për këto ndeshje të rëndësishme.
    Një surprizë e madhe ishte rikthimi i futbollistit Katai në ekipin kombëtar, si dhe ftesa për disa lojtarë të Superligës serbe, si Dragan Rosiç (Vojvodina), Petar Staniç (TSC) dhe Milutin Vidosavljeviç (Radnički 1923), të cilët janë përfshirë në listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme.
    Lista përfundimtare e lojtarëve që do të përfaqësojnë Serbinë do të shpallet më 30 maj. Kombëtarja serbe është vendosur në Grupin K të kualifikuesve, ku do të përballet me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.

    Top Channel

  • Brajan Gruda ka rilindur në fund të sezonit, shënon 1 gol dhe jep 3 asiste në ndeshjet e fundit

    Brajan Gruda ka rilindur në fund të sezonit, shënon 1 gol dhe jep 3 asiste në ndeshjet e fundit

    Brajan Gruda e ka kapërcyer ngërçin e tij me fanellën e Brighton-it. Futbollisti shqiptar ka rilindur në këto javë të fundit të Premier League-s, ku po shfaqet si protagonist në fushën e lojës.
    Një gjë të tillë e bëri edhe kundër kampionëve të Liverpool-it, ku dha një asist fantastik për golin e parë të Brighton-it. Në 4 javët e fundit, Brajan Gruda ka shënuar një gol dhe ka dhënë 3 asiste. Statistika që japin sinjale pozitive për sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/

  • Trajneri i Serbisë, Stojković në krah të Vuçiçit: Na mundni Shqipërinë në Tiranë

    Trajneri i Serbisë, Stojković në krah të Vuçiçit: Na mundni Shqipërinë në Tiranë

    Në një ngjarje politike të organizuar nga Partia Progresive Serbe në Nish, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Serbisë, Dragan Stojković (i njohur si Pixie), ishte një nga të ftuarit e veçantë në krah të Presidentit Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit publikoi foto dhe video me Stojkovićin në rrjetet sociale, duke e falënderuar për mbështetjen në një moment ku figura të tjera publike kanë zgjedhur të heshtin.“Faleminderit Pixi-t dhe shumë legjendave të Nishit që gjithmonë kanë qenë me Serbinë,” shkroi Vuçiç në Instagram.Gjatë tubimit, Presidenti serb e thirri publikisht trajnerin nga skena dhe, mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve, i kërkoi që të fitojë ndeshjen kundër Shqipërisë, më 7 qershor në Tiranë.“Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata,” u shpreh Vuçiç, duke e kthyer kështu një ndeshje futbolli në çështje krenarie kombëtare.Dragan Stojković nuk e ka fshehur mbështetjen për politikën e Vuçiçit. Ai ka deklaruar publikisht se gëzon përkrahjen e “njeriut më të rëndësishëm në vend”, duke përforcuar pozitat e tij përballë kundërshtarëve në Federatën Serbe të Futbollit, mes tyre edhe Branislav Nedimoviç, ish-ministër dhe pretendent për kreun e federatës.Prania e trajnerit të kombëtares në një takim partiak dhe përdorimi i sportit në retorikë politike, veçanërisht për një ndeshje kundër Shqipërisë, ka ngjallur reagime dhe shqetësime për ndërthurjen e sportit me agjenda nacionaliste në rajon.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në një ngjarje politike të organizuar nga Partia Progresive Serbe në Nish, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Serbisë, Dragan Stojković (i njohur si Pixie), ishte një nga të ftuarit e veçantë në krah të Presidentit Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit publikoi foto dhe video me Stojkovićin në rrjetet sociale, duke e falënderuar për mbështetjen në një moment ku figura të tjera publike kanë zgjedhur të heshtin.“Faleminderit Pixi-t dhe shumë legjendave të Nishit që gjithmonë kanë qenë me Serbinë,” shkroi Vuçiç në Instagram.Gjatë tubimit, Presidenti serb e thirri publikisht trajnerin nga skena dhe, mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve, i kërkoi që të fitojë ndeshjen kundër Shqipërisë, më 7 qershor në Tiranë.“Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata,” u shpreh Vuçiç, duke e kthyer kështu një ndeshje futbolli në çështje krenarie kombëtare.Dragan Stojković nuk e ka fshehur mbështetjen për politikën e Vuçiçit. Ai ka deklaruar publikisht se gëzon përkrahjen e “njeriut më të rëndësishëm në vend”, duke përforcuar pozitat e tij përballë kundërshtarëve në Federatën Serbe të Futbollit, mes tyre edhe Branislav Nedimoviç, ish-ministër dhe pretendent për kreun e federatës.Prania e trajnerit të kombëtares në një takim partiak dhe përdorimi i sportit në retorikë politike, veçanërisht për një ndeshje kundër Shqipërisë, ka ngjallur reagime dhe shqetësime për ndërthurjen e sportit me agjenda nacionaliste në rajon.

  • Conte dhe ndeshja e titullit që do ta përjetojë si “spektator”. Napoli frenon festën, por jo përgatitjet speciale

    Conte dhe ndeshja e titullit që do ta përjetojë si “spektator”. Napoli frenon festën, por jo përgatitjet speciale

    Festa nuk është tani, ka vetëm futboll për t’u luajtur. Napoli ka pezulluar gjithçka që lidhet me fjalë e koncepte që nuk kanë të bëjnë me ndeshjen ndaj Cagliarit. Nuk ekziston asgjë tjetër në mendjen e Antonio Contes, asgjë tjetër në planet e klubit.
    Është një qasje e përbashkët, e arsyeshme, pas vuajtjeve të javëve të fundit dhe zinxhirit të pabesueshëm të emocioneve të ndërtuara mes Parmës dhe Milanos, midis “Tardini” dhe “San Siro” të dielën e kaluar.
    Nuk ka më vend për gabime, Napoli është vetëm një hap larg titullit kampion. Atje e ndiejnë shijen e suksesit, por finishi duhet kaluar përpara se të ngrihen duart drejt qiellit. Përveç planit të nevojshëm për rendin publik të hartuar nga Prefektura dhe Policia, nuk do të ketë asgjë tjetër deri në një urdhër të ri.
    Conte i pezulluar ndaj Cagliarit, si po e përgatit NapolinConte dhe skuadra janë zhytur plotësisht në përgatitjen e ndeshjes që, me një fitore, do t’i sillte Napolit titullin kampion, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e Interit ndaj Como së Fabregas. Një spanjoll, që u përmend masivisht në rrjetet sociale pas javës së fundit, Pedro, natyrisht e ka dhënë tashmë ndihmesën e tij. Tani është momenti për të vulosur fatin që Napoli e ka pasur në duar që nga fillimi.
    Ndoshta janë ditët e fundit të Contes, nga sot deri të premten. Përpara se të mendojë për të ardhmen, fokusi është total: punë, mentalitet, përqendrim, egërsi. Përpjekja e fundit, ndeshja e fundit, mundësia e fundit. Kulmi i sezonit; 90 minuta pasioni të pastër, që do të përjetohen pa zjarrin e Antonio Contes në pankinë.
    Conte i pezulluar, por jo i “zhdukur”I pezulluar, por jo i “zhdukur”. Fati që ai vetë e ka ndërtuar bashkë me ekipin nga dita e parë mund të bëhet vepra më madhështore e një karriere tashmë të lavdishme. Në pankinë do të jetë sërish zëvendësi i tij, Cristian Stellini, siç ndodhi edhe ndaj Bologna. Stellini është i pamposhtur në kampionat, kur ka zëvendësuar Conten, mes Serie A dhe Premier League: 7 fitore dhe një barazim (pikërisht në “Dall’Ara”).
    Conte pritet ta ndjekë zhvillimin e ndeshjes nga një pozicion i ngritur në tribunën e shtypit të “Maradona”, por mund të zgjedhë edhe një vend tjetër, siç kanë bërë kolegë të tjerë më parë. E rëndësishme është që, afër apo larg, skuadra e di si të fitojë me Conten pas saj.
    Ekrane gjigante, “zona azzurra” dhe autobusë të hapur. Qyteti gati për titullinNdërkohë, bashkia po zbukuron dhe përgatit qytetin për festë. Të premten do të vendosen ekrane gjigante për të parë ndeshjen ndaj Cagliarit, të cilët do të instalohen në “Piazza del Plebiscito” (me një skenë pranë), “Piazza Mercato” dhe “Piazza Ciro Esposito” në Scampia. Po shqyrtohet edhe një plan qarkullimi i veçantë për të arritur atje.
    Do të krijohet një e ashtuquajtur “zona azzurra”, me mbyllje të trafikut në Lungomare dhe qendrën historike të qytetit. Aty do të lejohen vetëm automjetet e autorizuara, ndërsa të tjerët do të duhet të lëvizin në këmbë, siç ndodhi dy vite më parë.
    Po mendohet gjithashtu organizimi i një parade të ekipit me autobusë të hapur, në rast fitoreje. Kjo ndoshta do të zhvillohet të shtunën, në mënyrë që të lejojë edhe lojtarët e grumbulluar me kombëtaret të marrin pjesë në festën e titullit.

  • Igli Tare drejt postit të drejtorit sportiv të Milanit, shqiptari në “pole position”

    Igli Tare drejt postit të drejtorit sportiv të Milanit, shqiptari në “pole position”

    Kontaktet mes Igli Tares dhe Milanit nuk janë ndërprerë kurrë. Në shtëpinë kuqezi, prej muajsh tema e drejtorit të ri sportiv është në qendër të diskutimeve. Gjithçka nisi kur Giorgio Furlani, në një intervistë për “Sportmediaset”, deklaroi se klubi kishte dëshirë të mbështetej te një “drejtor sportiv tradicional”.
    Që prej atij momenti nisi një proces i vërtetë përzgjedhjeje, me emra si Paratici, Tare, Sartori, D’Amico, Manna dhe së fundi Congerton, që u ngjitën dhe ranë në listën e preferencave të Milanit, si titujt në bursë.
    I vetmi emër që nuk është zhdukur kurrë nga lista është ai i Igli Tares. Ish-drejtori i Lazios është një kandidat shumë serioz për të marrë postin e drejtorit sportiv kuqezi. Nuk ishte rastësi që shqiptari u pa në “Olimpico” gjatë finales së Kupës së Italisë, të humbur nga Milani ndaj Bologna. Në orët e fundit ka pasur kontakte telefonike mes palëve, teksa është rënë dakord të rifillohen bisedimet së shpejti.
    Që në fund të prillit ka pasur dy takime mes Tares dhe administratorit të deleguar të Milanit, Giorgio Furlani, ku është diskutuar për projektin kuqezi të së ardhmes. Pastaj një heshtje e gjatë, pjesërisht për shkak të reflektimit dhe diskutimeve të brendshme në klub rreth një vendimi që konsiderohet jetik për të ardhmen, pjesërisht për të mos shpërqendruar skuadrën nga finalja e Kupës së Italisë.
    Tani që sezoni ka përfunduar “de facto”, ka ardhur momenti i vendimeve. Nuk janë planifikuar ende takime të reja për të formalizuar marrëveshjen, por pas kontakteve telefonike, ka një klimë optimizmi që marrëveshja do të mbyllet me sukses.
    Vetë Tare nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për Milanin. Shqiptari është jashtë skenës prej pak vitesh, në pritje të një thirrjeje nga një klub i madh, si Milani. “Milani është një objektiv për këdo. Të punoja për një klub historik dhe me lavdi si ky do të ishte nder”, – ka deklaruar ai për gazetën “La Stampa”.
    Tani, qëllimi është shumë pranë. Milani kërkon ta mbyllë sa më shpejt çështjen e drejtorit sportiv, për të caktuar më pas trajnerin e ri, që do ta udhëheqë skuadrën. Sepse koha po shtrëngon. Për të reaguar pas një sezoni zhgënjyes, është e nevojshme të niset sa më shpejt me programimin e asaj që vjen.
    Tare drejt postit të lartë te Milani, ja “top formacioni” i tij me goditjet në merkato

  • Interi rrit ofertën për Luis Henrique, marrëveshja vetëm 2 milionë euro larg

    Interi rrit ofertën për Luis Henrique, marrëveshja vetëm 2 milionë euro larg

    Luis Henrique është gjithnjë e më pranë veshjes së fanellës zikaltër. Interi duket se ka bërë një hap vendimtar në negociatat me Olympique Marseille për sulmuesin brazilian, duke rritur ofertën deri në 22 milionë euro, plus bonuse. Diferenca mes palëve, tani e reduktuar në rreth 2 milionë euro, iu jep arsye për optimizëm tifozëve interistë, sipas asaj që raporton redaksia e “Sky Sport”.
    Megjithatë, pavarësisht entuziazmit që po rritet, marrëveshja përfundimtare ende nuk është arritur. Pikërisht për këtë arsye, mbetet e hapur mundësia që të ndërhyjnë klube të tjera të interesuara për lojtarin, të gatshme të përfitojnë nga kjo fazë e pritjes për të tentuar parakalimin e Interit. Presidenti i Marseille, Pablo Longoria, ka deklaruar gjatë orëve të fundit synimin për ta shitur brazilianin para datës 30 qershor.
    Drejtuesit e Interit, të vetëdijshëm për këtë rrezik, kanë përshpejtuar ritmin dhe synojnë të finalizojnë detajet e fundit kontraktuale sa më shpejt. Objektivi i shpallur është mbyllja e marrëveshjes në kohë, në mënyrë që Luis Henrique të jetë pjesë e skuadrës që do marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, turne prestigjioz që Interi dëshiron ta përballojë me një grup të kompletuar dhe konkurrues.
    Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse talenti brazilian do të zbarkojë në Milano për të nisur aventurën e tij të re me fanellën zikaltër.

  • Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

    Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

    Më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, Shqipëria do të përballet me Serbinë, në ndeshjen e tretë të grupit K kualifikues për Botërorin e vitit 2026, që luhet në SHBA dhe Meksikë.
    Pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores me Andorrën, djemtë kuqezinj do të luajnë për fitore përballë Serbisë, një sfidë tepër e ngarkuar emocionalisht për shkak të historisë dhe asaj ndeshje dramatike në Beograd, e vlefshme për Euro 2016.
    Kur na ndajnë edhe 18 ditë nga kjo përballe, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviç ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion.

    Ajo çka bie në sy është se Stojkoviç ka grumbulluar 29 lojtarë, por mungojnë në këtë listë dy emra të njohur, portieri i Torinos, Vanja Milinković-Saviç dhe vëllai i tij, mesfushori i Al Hilal, Sergej Milinković-Saviç.
    LISTA:
    Portierë: Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç.
    Mbrojtja: Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa Terzić, Kosta Nedeljkoviç.
    Mesfusha: Sasha Lukiç, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Ivan Iliç, Lazar Samarxhiç, Aleksandar Katai, Uroš Raçiç, Stefan Mitroviç, Mirko Topiç, Andrija Maksimoviç, Petar Staniç, Milutin Vidosavljeviç.
    Sulmi: Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikolla Shtuliç.

  • Milan mbyll një draft-marrëveshje për rinovimin deri në vitin 2030 të kontratës së mesfushorit

    Milan mbyll një draft-marrëveshje për rinovimin deri në vitin 2030 të kontratës së mesfushorit

    20 Maj 2025

    12:18

    Telesport

    Në një sezon zhgënjyes, ku Milan nuk fitoi asgjë dhe humbi të drejtën të luajë në Europë vitin tjetër, ka ardhur koha për të nisur nga puna për të ardhmen. Klubi, pasi rinovoi me Tijani Reijnders (deri në vitin 2030), po punon për një tjetër rinovim të rëndësishëm.
    Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan Christian Pulisic, i cili nëse luan të shtunën do të arrijë në 100 paraqitje për kuqezinjtë. Ai ishte një nga elementët më pozitivë të këtij sezoni, ndërkohë që bisedimet mes palëve për rinovimin janë ende në zhvillim e sipër.
    Kontaktet me menaxherët e amerikanit janë të shpeshta, madje muajt e fundit është përgatitur një draft marrëveshje për zgjatjen deri në vitin 2029 (kontrata aktuale skadon në vitin 2027), me opsion në favor të klubit edhe për një vit tjetër (2030).
    Gjithsesi, ende nuk është arritur marrëveshja, pavarësisht propozimit për rritjen e pagës nga 4 në 5 milionë euro neto në vit. Te Milan nuk ka dyshime për përfundimin pozitiv të historisë, pasi ish-lojtari i Chelsea po bën mrekulli në Milano dhe drejtuesit e respektojnë atë për sjelljen e tij brenda dhe jashtë fushës.

  • Te Red Bull optimistë dhe paralajmërojnë McLaren: Jemi rikthyer protagonistë, do të fitojmë sërish

    Te Red Bull optimistë dhe paralajmërojnë McLaren: Jemi rikthyer protagonistë, do të fitojmë sërish

    20 Maj 2025

    12:37

    Telesport

    Suksesi në Imola fundjavën e kaluar të Formula 1 ka një shije të ndryshme nga ai i arritur në Japoni për skuadrën Red Bull. Sipas drejtorit sportiv Christian Horner, paketa e përditësimeve që nisi në Miami dhe u kompletua në Imola dha rezultate të mira, me fitoren e Max Verstappen.
    “Përditësimet funksionuan. Për sa i përket degradimit të gomave ne mbajtëm ritmin me McLaren, madje ishim pak më mirë. Kur Safety Car doli, ne ishim pak nervozë, sepse një avantazh prej 18 sekondash u anulua, por Max u shkëput sërish. Edhe Tsunoda pati një garë të shkëlqyer”, tha Horner.
    “Në thelb, kjo ishte hera e parë që makina kthehej në krye duke dominuar. E gjithë skuadra, përfshi edhe Max, e shohin se të gjithë po punojnë shumë dhe po shkojnë në të njëjtin drejtim. Për këtë arsye unë jam optimist për të ardhmen. Unë mendoj se Red Bull është rikthyer protagonist”, shtoi Horner.

  • Liverpool gati të investojë për Wirtz, por kërkon garanci dhe i vendos një kusht lojtarit

    Liverpool gati të investojë për Wirtz, por kërkon garanci dhe i vendos një kusht lojtarit

    20 Maj 2025

    12:57

    Telesport

    Liverpool është i interesuar për nënshkrimin e Florian Wirtz, por ata fillimisht duan të marrin garanci nga vetë lojtari. Skuadra e “Reds” është e gatshme të bëjë një ofertë vetëm nëse ai dëshiron të largohet nga Gjermania.
    Pritshmëria, për momentin, është që lojtari të qëndrojë te Bayer Leverkusen, ku ka një kontakt deri në vitin 2027. Në garë është edhe skuadra e Bayern Munich, që i ofron mundësinë të qëndrojë dhe të luajë në Gjermani.
    Leverkusen e vlerëson Wirtz 150 milionë euro. Kështu që, një transferim i tillë do t’i kushtonte Liverpool dukshëm më shumë se sa rekordi i klubit: 70 milionë euro që paguan te Southampton për Virgil van Dijk, në vitin 2017.
    Edhe pse duket më e mundshme që Wirtz të qëndrojë në Gjermani, klubi i Liverpool nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me 22-vjeçarin këtë verë. Garancia e vetme që kampionët e Anglisë kërkojnë është dëshira e lojtarit para se të investojnë.

  • “Mbappé më kufizonte sistemin e lojës te PSG, tani çdo detaj është në dorën time”

    “Mbappé më kufizonte sistemin e lojës te PSG, tani çdo detaj është në dorën time”

    20 Maj 2025

    13:04

    Alfred Lleshi

    Në dokumentarin e “Movistar Plus+” për Luis Enrique, me titull “nuk e keni as idenë më të vogël”, trajneri i PSG-së flet për mënyrën se si ishte i kufizuar nga prania e Kylian Mbappé në skuadrën e tij dhe parashikon se pa sulmuesin francez “ai do të kontrollojë të gjitha aspektet e lojës”.
    Në pamjet e transmetuara nga “Movistar Plus+”, Luis Enrique rikujtoi në vitin 2024 çfarë do të thoshte të luaje me një futbollist të nivelit të Mbappé dhe si kjo e ndikonte punën e tij: “A besoj se do t’i përmirësoj rezultatet sezonin e ardhshëm krahasuar me 2023-2024?
    Pa asnjë dyshim. Fakti që kishim një lojtar (Mbappé), i cili lëvizte ku të donte ai, nënkupton se kishte situata loje që unë nuk i kontrolloja. Sezonin tjetër do t’i kontrolloj të gjitha. Të gjitha”.
    Skuadra e Luis Enrique këtë sezon, tashmë pa Mbappé, ka fituar titullin e Ligue 1 dhe është në garë për të siguruar dy trofe të tjerë. Më 24 maj do të luajë finalen e Kupës së Francës ndaj Reims, ndërsa më 31 maj do të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.

  • Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!

    Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!

    “Në qershor do luani kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!” Kështu është shprehur Aleksandar Vuçiç kur kanë mbetur më pak se tre javë nga përballja sportive Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në Tiranë.
    Vetëm pak orë pas vizitës në Tiranë për Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Europian, presidenti serb ndezi sfidën.
    Siç raportojnë mediat gjatë mitingut të partisë së tij në Nish, ai i dha një mesazh të qartë trajnerit të përfaqësueses, Dragan Stojkoviç, i cili shfaqet hapur si mbështetës politik i Vuçiç.
    “E pashë pak më parë dhe e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç. Një legjendë e Nishit, ‘Piksi’ nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, tha Vuçiç.
    Shqipëria dhe Serbia do të luajnë më 7 qershor në Arenën Kombëtare, prej orës 20:45. Ndeshja e tretë e Grupit K kualifikues të Botërorit 2026 do të zhvillohet pa praninë e mbështetësve serbë në Tiranë.
     

  • FSHF hap thirrjen për “Emrin tregtar” dhe “Sponsor Gjeneral të Kategorisë së Parë” për periudhën 2025–2028

    FSHF hap thirrjen për “Emrin tregtar” dhe “Sponsor Gjeneral të Kategorisë së Parë” për periudhën 2025–2028

    Federata Shqiptare e Futbollit shpall të hapur thirrjen për bashkëpunim me kompani të interesuara për të marrë rolin e “Emrit tregtar” dhe “Sponsor Gjeneral të Kategorisë së Parë” për periudhën 2025–2028.
    Ky është një hap strategjik drejt rritjes së mëtejshme të vlerës së markës së kampionatit dhe krijimit të partneriteteve afatgjata me aktorë të rëndësishëm të tregut. FSHF ofron mundësinë për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të futbollit shqiptar, në një ndër platformat më të ndjekura dhe më të ekspozuara në vend.
    Pozicionet e hapura për sponsorizim përfshijnë:
    Emri tregtar i kampionatit kombëtar (Name Rights Sponsor)
    Sponsor Gjeneral i Kategorisë së Parë
    Çfarë përfiton kompania partnere:
    Emërtimi ekskluziv i kampionatit
    Prani e garantuar në fanella, pankina, topa zyrtarë dhe materiale vizuale të FSHF
    Dukshmëri e lartë në televizion dhe në media ndërkombëtare
    Aktivizime dhe ndërveprim me audiencën më të madhe sportive në Shqipëri
    Kjo është një mundësi unike për të ndërtuar një aleancë të fuqishme me një nga organizatat më të besueshme dhe me ndikim në sportin shqiptar.
    ? Afati për shprehjen e interesit: deri më 27 maj 2025
    ? Për më shumë informacion dhe për të marrë paketën e sponsorizimit, ju lutemi kontaktoni: ukoci@fshf.al

  • Interi, edhe shifrat i ka kundër. Në 20 vitet e fundit, askush s’ka fituar titull me këtë statistikë

    Interi, edhe shifrat i ka kundër. Në 20 vitet e fundit, askush s’ka fituar titull me këtë statistikë

    Barazimi në “San Siro” ndaj Lazios e ka reduktuar në minimum shpresën e Interit për të fituar titullin e 21-të kampion. Jo vetëm sepse Napoli pret në “Maradona” një Cagliari që është i shpëtuar dhe pa presion, por edhe statistikat e së shkuarës e bëjnë misionin e skuadrës së Inzaghit praktikisht të pamundur.
    Që nga sezoni 2004-2005, i pari në epokën me 20 skuadra dhe sistemin me 3 pikë për fitore, asnjë skuadër nuk e ka fituar kampionatin me më pak se 82 pikë. Interi, në rast fitoreje ndaj Comos në javën e fundit, mund të arrijë maksimumi 81 pikë. Përjashtim mbetet sezoni i “Calciopolit” (2005-2006), kur titulli iu dha Interit me 76 pikë, ndonëse në fushë ishte Juventusi që e mbylli i pari me 91 pikë, para se të penalizohej dhe zbriste në Serie B.
    Që nga ajo kohë, për t’u shpallur kampion nevojiten të paktën 82 pikë, kuotë që Napoli do ta arrinte pikërisht nëse mund Cagliarin. Për të gjetur një kampionat të fituar me kaq pak pikë, duhet të kthehemi pas në vitin 2011, kur Milani i Allegrit mposhti rivalët e qytetit me 82 pikë ndaj 76 të Interit.
    E njëjta kuotë me të cilën Interi fitoi më 2010, në sezonin historik të tripletës. Atëherë skuadra e Mourinhos e mposhti Romën e Ranierit në javën e fundit (82 ndaj 80 pikëve). Në sezonin 2019-2020, ai i pandemisë, Juventusi i Sarrit u shpall kampion me vetëm një pikë më shumë se Interi i Contes (83 kundër 82).
    Me fjalë të tjera, Napoli dhe Interi këtë vit më shumë kanë bërë një garë “breshkash” sesa “kuajsh gare”, sidomos po të kujtojmë se në 10 sezonet e fundit, katër herë me 82 pikë nuk janë renditur as të dytët.
    Sido që të mbyllet kjo garë për titull, skuadra që do të dalë pa trofe do të ketë shumë pengje, sepse në javët e fundit, për arsye të ndryshme, si Napoli, ashtu edhe Interi, kanë lëshuar pikë vendimtare në momentet kyçe.

  • Një skuadër e tërë me valixhet në dorë, te Juventus përgatiten për një revolucion në merkato, ja emrat

    Një skuadër e tërë me valixhet në dorë, te Juventus përgatiten për një revolucion në merkato, ja emrat

    Te Juventus mund të ketë një revolucion të madh këtë verë, me plot 11 lojtarë që janë me valixhen gati. Pra, një skuadër e tërë. Qendërsulmuesi serb Dusan Vlahovic është kryesuesi i largimeve nga bardhezinjtë por sigurisht jo i vetmi.
    Ai ka ende edhe një vit kontratë, me një pagë neto prej 12 milionë eurosh. Negociatat për rinovim nuk kanë nisur kurrë, ndaj ai është efektivisht në shitje. Edhe Kolo Muani ka pasur ulje-ngritjet e tij në repartin e avancuar.
    Fillimisht Juventus mendonte ta mbante francezin e huazuar, por duket se ka ndërruar mendje. Nga ana tjetër, Arkadiusz Milik ka qenë gjithmonë jashtë fushës këtë sezon. Ai rinovoi kontratën duke shpërndarë rrogën në një periudhë afatgjatë.
    Në dilemë janë edhe Veiga dhe Conceiçao. Juventus nuk dëshiron t’i heqë qafe, por ata duan të rriten diku tjetër për një sezon, të luajnë më shumë. Edhe klubi ka qëllim që t’i ripërtërijë dhe të lulëzojnë në vitin 2026.
    Kundër Udinese, Conceiçao, i cili ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë euro në kontratën e tij me Porton, u rikthye të shkëlqejë. Në vjeshtë, një investim tek portugezi dukej logjik, por me kalimin e muajve ai buxhet mund të devijohet në objektivat të tjerë.
    Douglas Luiz mund të rikthehet në Premier League, gjë që e ka konfirmuar vetë, ndërsa portieri Mattia Perin mund të tërhiqet nga një mundësia për të qenë titullar diku tjetër.
    Ndërsa Nicolò Savona, Samuel Mbangula dhe Jonas Rouhi, po luhaten midis një huazimi dhe një transferimi të mundshëm në rast të një oferte të mirë. Me pak fjalë, gjysma e dhomës së zhveshjes mund të largohet në merkaton e verës.

  • Arteta takim me klubin për merkaton: Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim

    Arteta takim me klubin për merkaton: Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim

    20 Maj 2025

    11:50

    Telesport

    Pasi siguroi matematikisht një vend në Champions League skuadra er Arsenal ka nisur nga puna për të përforcuar grupin me element cilësorë. Presidenti Josh Kroenke, drejtori sportive Andrea Berta dhe trajneri Mikel Arteta janë takuar dhe kanë biseduar për merkaton e verës.
    “Ne planifikojmë të investojmë për të fituar dhe për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm. Jemi të kënaqur që kemi drejtorin tonë sportiv i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë. Ai është pjesë e një skuadre të unifikuar dhe të forte, i qartë në atë që duhet të bëjë për ekipin”, tha Mikel Arteta.
    “Ne të gjithë duam të njëjtën gjë. Ne jemi po aq të uritur për sukses sa të tjerët dhe kjo vlen për të gjithë ata që punojnë për klubin. Kjo nuk është diçka e re. Pronarët gjithmonë mbështesin ekipin, klubin, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe nuk do të jetë ndryshe në verë”, shtoi trajneri i Arsenal.
    Më tej, trajneri spanjoll tha: “Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim. Natyrisht ne kemi nevojë për lojtarë, sepse skuadra është shumë e shkurtër dhe po humbasim katër ose pesë lojtarë që i mbarojnë kontratat apo huazimet e tyre. Ndaj duhet të punojmë me kujdes”.

  • Beckham: Klubi ta mbështesë Amorimin, duhen lojtarët e duhur për filozofinë e tij

    Beckham: Klubi ta mbështesë Amorimin, duhen lojtarët e duhur për filozofinë e tij

    Manchester United do të përpiqet ta shpëtojë sezonin të mërkurën, kur do të luajë finalen e “Europa League” kundër Tottenham Hotspur në Bilbao. Kjo do të jetë mundësia e vetme për të fituar një titull dhe, më së shumti, për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, pas një sezoni katastrofik në Premier League.
    “Nuk ka qenë një sezon i madh, mendoj se është një akt mirësie ta them këtë. Kur nuk ka stabilitet në klub, kjo duket lehtë, – tha David Beckham për “The Athletic”. – Amorim është një trajner i ri, që ka arritur suksese me Sporting. Ka eksperiencë të gjerë për moshën e tij, ndaj mendoj se do të bëjë ndryshimet e nevojshme.
    Mendoj se duhet ta mbështesim dhe të blejmë lojtarët që ai dëshiron, por nuk jam i sigurt sa e realizueshme është kjo. Nuk flas shumë me Jim Ratcliffe, vetëm rastësisht. Ruben ka nevojë për mbështetje, t’i sillen lojtarët e duhur për filozofinë e tij. Ai po përpiqet tashmë, por sapo të ketë lojtarët që dëshiron, mendoj se do të shohim diçka ndryshe”.
    Beckham, i cili mbushi 50 vjeç pak ditë më parë, u shpreh edhe kundër shitjes së kapitenit të skuadrës, Bruno Fernandes: “Do të doja të mendoja se kapiteni ynë nuk është në shitje. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm.
    Ndonjëherë kemi qenë shumë kritikë ndaj disa lojtarëve të Manchester United, por kur kemi pasur nevojë që ata të dalin në pah, e kanë bërë. Gjithashtu nuk më pëlqen ideja e shitjes së lojtarëve të rinj, që janë rritur te Manchester United. Nuk duhet t’i shesim vetëm për arsye ekonomike”.

  • Lautaro Martinez: Pasioni është fjala që ia rrënjosim çdo lojtari që firmos me Interin

    Lautaro Martinez: Pasioni është fjala që ia rrënjosim çdo lojtari që firmos me Interin

    Lautaro Martinez, kapiteni i Interit, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka folur mbi Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në SHBA kësaj vere.
    Për pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve: “Jam vërtet i emocionuar nga pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve. Personalisht më kujton shumë Kupën e Botës. Mendoj se do të jetë një përvojë fantastike. Do të jetë diçka e jashtëzakonshme, sepse është hera e parë që kjo lloj gare zhvillohet me këtë format, ndaj jam shumë kurioz dhe i emocionuar për të parë si do të shkojë”.
    Për sfidën ndaj Monterrey në “Rose Bowl”, Los Angeles: “Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Do të ketë atmosferë të jashtëzakonshme dhe padyshim të zjarrtë, sepse është një stadium i madh. Do të ketë shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Meksika nuk është larg nga Los Angeles, kështu që pres shumë tifozë të Monterrey. Më pëlqen t’i luaj ndeshje të tilla. Sa më shumë tifozë dhe sa më e zjarrtë atmosfera, aq më shumë të shtyjnë të japësh maksimumin. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Shpresoj të jetë një ndeshje pozitive për ne, por siç them gjithmonë, më e rëndësishmja është që të argëtohemi dhe të japim gjithçka për Interin”.
    Mbi mundësinë për t’u përballur me River Plate: “Jam përballur me këtë kundërshtar edhe kur luaja në Argjentinë, është skuadër gjigante në vendin tim. Po ashtu, River Plate është o njohur në mbarë botën. Të gjithë e dinë kush janë dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë. Duhet të përgatitemi mirë, e dimë që ata do ta marrin këtë ndeshje shumë seriozisht, njësoj si ne. Do ta trajtojmë si një finale kupe, ashtu siç bëjmë me çdo ndeshje. Do të jetë argëtuese të luaj kundër tyre, sepse njoh shumë nga lojtarët e River Plate. Disa janë edhe shokë të mi te kombëtarja, ndaj do të jetë kënaqësi”.
    Për objektivat e Interit në këtë turne: “E kam thënë dhe e përsëris: për mua, duke parë historinë dhe madhësinë e klubit, Interi gjithmonë duhet të synojë të fitojë trofe. Sigurisht, ndonjëherë ka pengesa dhe kundërshtarë të fortë, kështu që është normale të ketë ndalesa përgjatë rrugës, por gjëja më e rëndësishme është të japësh gjithmonë maksimumin për klubin dhe të bësh çmos për të fituar çdo garë ku marrim pjesë”.
    Çfarë e bën Interin kaq të veçantë: “Interi është sinonim i pasionit. Për mua, kjo është fjala kyçe që më vjen në mend kur mendoj për Interin sot. Është fjala që ia përcjellim çdo lojtari që firmos për ne. E gjitha sillet rreth pasionit për fanellën, klubin dhe stemën. Tifozët e tregojnë këtë pasion çdo javë, jam i sigurt që do të na mbështesin 100% edhe në SHBA. Ata do të jenë me ne në çdo hap. Kemi fituar shumë trofe këto vite. Titulli i fundit, që ishte vërtet i veçantë për ne, na solli yllin e dytë në fanellë, pasi mundëm rivalët tanë më të mëdhenj, Milanin. Ia dolëm me ndihmën e Zotit, e kemi shkruar emrin në historinë e klubit. Fitimi i trofeve e bën Interin një klub të madh në Itali dhe në futbollin botëror, shpresoj që të vazhdojmë kështu”.
    Për stilin e tij si kapiten: “Nuk e di saktësisht. Flisja shpesh me babain tim dhe i thoja se, sipas meje, liderët nuk krijohen, ata lindin të tillë. Gjithmonë them se të gjithë të punojnë në të njëjtën drejtim, sepse grupi është më i rëndësishëm se individët. Për të arritur diçka të madhe, siç është Botërori i Klubeve, kemi nevojë që të gjithë të jenë në të njëjtën gjatësi vale dhe të japin maksimumin. Sigurisht që një lider është ai që udhëheq, shembulli për të tjerët, por në fund të fundit, grupi është mbi gjithçka. Prandaj është thelbësore që lideri të jetë gjithmonë pozitiv dhe shembull për të tjerët, por njëkohësisht të ketë përfshirjen e të gjithë shokëve të skuadrës”.

  • Triologjia me Usyk apo “derbi” me Joshua, menaxheri i Tyson Fury sqaron rikthimin e boksierit britanik

    Triologjia me Usyk apo “derbi” me Joshua, menaxheri i Tyson Fury sqaron rikthimin e boksierit britanik

    Tyson Fury mund të rikthehet në ring pas deklaratës për të mos dueluar më, i joshur nga ideja e “hakmarrjes” ndaj Oleksandr Usyk dhe zhvillimit të një triologjie mes tyre. Por, nga ana tjetër, edhe zhvillimi i një dueli me Anthony Joshua do të ishte një përballje e madhe, madje shumë fitimprurëse.
    Fury humbi dy duelet e fundit në ring, të dyja ndaj Usyk, duke humbur edhe titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë. Ai njoftoi se do të tërhiqej në janar, por së fundmi ka publikuar rregullisht pamjet e tij duke u stërvitur, duke nxitur spekulimet se një rikthim është i afërt.
    Menaxheri i tij Frank Warren tha për “Sky News”: “Për britanikët, përballja mes Tyson dhe Joshua është lufta që nuk ka ndodhur ended he që duan ta shohin. Ndoshta do të ndodhë, kush e di? Pra, kjo është një sfidë që tërheq shumë. Megjithatë, sfida e një përballjeje të tretë me Usyk mund të frymëzojë Fury”.
    “Tyson kërkon edhe të marrë duelin e tretë me Usyk, për të marrë hak për atë që ndjen Brenda vetes. Ai e ndjen se të paktën sfidën e parë e kishte të fituar, por edhe të dytën. Edhe kjo triologji do të ishte një sfidë e madhe për fansat e boksit“, tha Frank Warren.

  • Inter është gati të heqë dorë nga mesfushori, e kërkojnë në Itali, Spanjë dhe Premier

    Inter është gati të heqë dorë nga mesfushori, e kërkojnë në Itali, Spanjë dhe Premier

    20 Maj 2025

    10:42

    Telesport

    Davide Frattesi mund të largohet nga Inter këtë verë. Mesfushori i kombëtares italiane kërkon më shumë hapësira, gjë që tek Inter nuk ia garantojnë.
    Që në janar u përfol për një largim të mundshëm të tij, por 25-vjeçari vendosi të qëndrojë. Gjithsesi, tema e lamtumirës do të rishfaqet këtë verë.
    Sipas mediave italiane, disa klube janë në gjurmët e Frattesi, që ka një kontratë deri në vitin 2028 me Inter. Ndërkohë që, mes palëve nuk ka asnjë bisedim për shtyrjen e saj.
    Skuadra që po përpiqet më me këmbëngulje për mesfushorin është Napoli, por për momentin nuk ka ende negociata konkrete me Inter. Por edhe jashtë vendit po vëzhgojnë me kujdes situatën e mesfushorit.
    Atletico Madrid dhe Manchester United kanë kërkuar informacion për Fratesi. Pa harruar Romën, një ekip që prej disa kohësh ka në krye të objektivave lojtarin.
    Pra, duket se Frattesi është larg Milanos sezonin tjetër dhe nëse vjen një ofertë që klubi e gjykon të përshtatshme dhe lojtari është i kënaqur, një lamtumirë është mëse e mundshme.