Category: Sport

  • Mitaj, në formacionin më të mirë të kualifikueseve

    Mitaj, në formacionin më të mirë të kualifikueseve

    Mario Mitaj është konfirmuar si një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares shqiptare gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit.
    Performancat e tij në krahun e majtë të mbrojtjes kanë qenë të qëndrueshme dhe të vlerësuara gjerësisht, duke e pozicionuar atë mes futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi në këtë cikël eliminator.
    Kontributi i tij në ndeshjet e zhvilluara ka qenë i dukshëm, si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në mbështetjen e aksioneve sulmuese të ekipit.
    Vlerësimi më i rëndësishëm ka ardhur nga platforma ndërkombëtare e statistikave “SofaScore”, e cila e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të Europës për kualifikueset e Botërorit. Ai është renditur si mbrojtësi i majtë më i mirë i këtij cikli, me një notë mesatare 7.62.

    Përzgjedhja e tij e vendos në një 11-she ku bëjnë pjesë emra të rëndësishëm të futbollit europian, nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia, duke e theksuar nivelin e lartë të paraqitjeve të tij.
    Mitaj ka luajtur në 6 nga 8 ndeshjet e Shqipërisë gjatë eliminatoreve. Ai mungoi në të dyja sfidat ndaj Anglisë, fillimisht për shkak dëmtimi dhe më pas për shkak të vendimit teknik të trajnerit Silvinjo, i cili e la në tribunë për arsye kartonësh.

  • Nesër/ Shorti, ja çfarë duhet të dini për fazën “play off”

    Nesër/ Shorti, ja çfarë duhet të dini për fazën “play off”

    Nesër në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales si edhe rivalin e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.
    Shqipëria në shortin e play-off-it do të jetë e pozicionuar në vazon 3, së bashku me Irlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.
    Struktura e shortitNë total janë 16 skuadra që marrin pjesë në fazën play-off dhe ato ndahen në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.
    Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.
    Vazot e shortitVazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, UkrainaVazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, SllovakiaVazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, KosovaVazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut
    Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.
    Sistemi i ndeshjeve
    Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre, çka do të thotë se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë.
    Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e play-off-it përkatës. Për çdo finale play-off, shorti përcakton paraprakisht se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi.

  • Shqipëria humbet pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova vijon ngjitjen

    Shqipëria humbet pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova vijon ngjitjen

    Këtë të mërkurë u përditësua edhe renditja e re e FIFA-s, pas sfidave të muajit nëntor.
    Pas fitores minimale 0-1 ndaj Andorrës dhe pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, Shqipëria ka humbur dy pozicione. Nga vendi i 61-të, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 63-të.
    Ekipi i Sylvinhos siguroi kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa këtë të enjte do mësojë rivalin që do ketë në gjysmëfinale.

    Pasi fitoi 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazoi 1-1 ndaj Zvicrës, Kosova është përmirësuar me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
    Dardanët, të cilët janë kualifikuar për në Play Off të Botërorit, tashmë janë në vendin e 80-të.

  • Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    19 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, për një klauzolë lirimi 65 milionë euro. Kohët e fundit është përfolur shumë për interesim të madh të Barcelonës për sulmuesin anglez. Klubi katalanas e sheh Kane si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t dhe është gati të paguajë shifrën 65 milionë euro.
    Në anën tjetër, Bayern Munich ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Harry Kane, gjithmonë nëse anglezi do të largohet. Mediet gjermane raportojnë se klubi bavarez është vënë në ndjekje të Dusan Vlahovic.
    Nuk është hera e parë që klubi gjerman interesohet për sulmuesin serb, por duke qenë se tani do të ketë mundësinë ideale për ta transferuar falas, interesimi është shumë herë më i madh dhe serioz.

  • Ruben Amorim e do me patjetër, ylli i Milanit drejt Man. United që në merkaton e janarit

    Ruben Amorim e do me patjetër, ylli i Milanit drejt Man. United që në merkaton e janarit

    19 Nëntor 2025

    19:56

    Telesport

    Manchester United po punon për të bërë një goditje të madhe gjatë merkatos së janarit. Objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është Christian Pulisic, amerikani po bën një sezon fantastik me Milanin.
    27-vjeçari amerikan është në bsiedime për të rinovuar kontratën me kuqezinjtë, por deri tani nuk ka asgjë të re. Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2027. Ruben Amorim e sheh Pulisic si përforcimi ideal për sulmin e United dhe një element i rëndësishëm që mund të ndihmojë shumë në gjysmën e dytë të sezonit për arritjen e objektivave.
    Pulisic ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste për Milanin këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm. Mediet italiane raportojnë se Pulisic vlerësohet nga kuqezinjtë 65 milionë euro, shifër që Man. United është i gatshëm ta paguajë.

  • Betejë mes Bayern dhe Barcelonën për yllin e “Aspirinave”, kushton 30 mln euro

    Betejë mes Bayern dhe Barcelonën për yllin e “Aspirinave”, kushton 30 mln euro

    19 Nëntor 2025

    19:59

    Telesport

    Alejandro Grimaldo do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayer Leverkusen. Sipas asaj që raporton “Marca”, e ardhmja e anësorit të majtë do të jetë te Bayern ose Barcelona.
    Kompany e vlerëson shumë anësorin spanjoll dhe do ta mirëpriste krahëhapur atë. Klubi bavarez është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të tij që është 30 milionë euro.
    Në anën tjetër është Barcelona, Grimaldo pëlqehet shumë nga Hansi Flick. 30-vjeçari ka qenë dikur pjesë e Barcelonës B dhe duket e vështirë ta refuzojë mundësinë për t’u bërë sërish katalanas.
    “Marca” bën të ditur se Barcelona është më e favorizuar sesa Bayern për transferimin e Grimaldo, pasi Leverkusen nuk do të nxirrte asnjë problem për lëvizjen e tij drejt Spanjës, ndryshe nga lëvizja drej rivalëve.

  • Rikthehet interesimi për Granit Xhakën

    Rikthehet interesimi për Granit Xhakën

    Luçiano Spaleti po punon për të krijuar një Juventus të fortë dhe të organizuar me një qasje taktike të detajuar dhe të kujdesshme. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka përqendruar stërvitjet tek lojëra të vogla për të përmirësuar kontrollin e topit dhe qarkullimin e shpejtë të lojës.
    SPALETI PROVON MBROJTJEN ME KATËR – Një pjesë e stërvitjeve fokusohet në përmirësimin e mbrojtjes me katër mbrojtës dhe eksperimentimin e formacioneve që mund të rrisin stabilitetin e ekipit. Spaleti ka kërkuar një ekuilibër të fortë mes mesfushës dhe mbrojtjes, duke rritur intensitetin dhe presionin ndaj kundërshtarëve në të gjithë fushën. Ai inkurajon lojtarët të jenë kreativë në sulm, por gjithmonë duke respektuar detyrat taktike. Me këtë strategji, Juventus synon të dominojë posedimin e topit dhe të jetë konkurrues në të gjitha frontet këtë sezon.
    RIKTHEHET INTERESIMI PËR GRANIT XHAKËN – Në të njëjtën kohë, Juventus është duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit të mesfushorit Granit Xhaka gjatë merkatos së janarit. Drejtuesi sportiv, Komoli, është i gatshëm të veprojë për të siguruar shërbimet e zviceranit, duke e parë atë si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën e ekipit. Xhaka është një mesfushor i fortë në kontrollin e lojës, me aftësi të shkëlqyera në pasimet e shkurtra dhe të gjata, si dhe në mbulimin e hapësirave në fazën mbrojtëse, arsye pse e kërkonte edhe Milani në verë.
    Juventus e sheh atë si një lojtar që mund të shtojë stabilitetin dhe cilësinë në qendër të fushës, veçanërisht në situata ku ekipi ka nevojë për të diktuar ritmin e lojës. Për Komolin, operacioni i mundshëm është ende në fazë vlerësimi, por ai është duke analizuar mundësitë e kontratës dhe marrëveshjeve për të siguruar që ky transferim të përfundojë pa ndikuar negativisht në bilancin financiar të klubit. Me një strategji të kujdesshme dhe një plan të detajuar, Spaleti dhe Juventus synojnë të forcojnë çdo repart dhe të arrijnë rezultate pozitive në kampionat.
    Xhaka mund të jetë një element kyç në përpjekjen për të mbajtur ekipin konkurrues dhe për të siguruar objektivat e sezonit. Mediat italiane madje mësojnë se futbollisti i përfaqësueses zvicerane është një nga kërkesat e posaçme të teknikut Spaleti drejtuar drejtuesve të klubit. Xhaka po luan një sezon fantastik tek Sanderland, ndaj Spaleti e sheh si përforcimin e duhur për repartin e mesfushës, aq më tepër, kur këtë sezon dyshja Turam-Lokateli nuk po funksionin ashtu siç duhet.

  • Rotacioni si taktikë, si Gvozdenoviç ndërtoi një Elbasan të pathyeshëm

    Rotacioni si taktikë, si Gvozdenoviç ndërtoi një Elbasan të pathyeshëm

    Kryesimi i Elbasanit pas javëve të para të kampionatit nuk është rastësi dhe as produkt i një formacioni të pandryshueshëm. Përkundrazi, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka zgjedhur rrugën e vështirë, por të qëndrueshme aktivizimin e gjithë organikës.
    Deri tani, tekniku serb ka hedhur në fushë plot 22 futbollistë, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të kontribuojnë, secili sipas hapësirës dhe rolit të vet. Qasja e tij ka krijuar një ekip me më shumë energji, konkurrencë të brendshme dhe fleksibilitet taktik. Në një kampionat të gjatë dhe të ngjeshur, fakti që të gjithë lojtarët ndihen pjesë e planit teknik ka rezultuar i vlefshëm, si në aspektin e stabilitetit të lojës, ashtu edhe në atë psikologjik.

    JANAÇEK – Në një skuadër që vlerëson grupin, ka sërish liderë që bien në sy, dhe i pari mes tyre është portieri çek Martin Janaçek. Ai është lojtari i vetëm që ka luajtur çdo sekondë të sezonit: 11 ndeshje të plota, 990 minuta. Kjo vazhdimësi nuk është thjesht statistikë; është një tregues i qartë i stabilitetit që ai sjell në prapavijë dhe besimit që trajneri ka tek ai. Aftësia e Janaçekut për të lexuar lojën, daljet e sakta dhe vendosja në portë kanë sjellë qetësi për mbrojtjen, e cila shpesh ka përfituar nga ndërhyrjet e tij vendimtare. Shënimi më i fortë në dosjen e tij është fakti se në 6 ndeshje ai ka mbajtur portën të paprekur, duke mbyllur gjysmën e takimeve pa pësuar gol. Kjo e bën Elbasanin një nga skuadrat më solide në kampionat dhe tregon se zgjedhja e portierit çek ishte një goditje e qëlluar nga klubi – të paktën deri tani. Rëndësia e Janaçekut shkon përtej pritjeve: ai është njeriu që rikthen ritmin e lojës, që udhëzon mbrojtjen dhe që ruan qetësinë në momentet më të vështira. Dhe për një skuadër që synon objektiva afatgjatë, një portier i tillë është luks i domosdoshëm.

    TË TJERËT – Duke u larguar nga zona e portës, Elbasani ka edhe tre lojtarë të tjerë që janë aktivizuar në të 11 ndeshjet, duke u bërë të pazëvendësueshëm në repartet e tyre. Ata nuk kanë minutazh të plotë, por prania e vazhdueshme në formacion tregon rolin e tyre kyç. Me 921 minuta në fushë, Emiljano Musta është mbrojtësi më i përdorur nga Gvozdenoviç. Përvoja e tij, mënyra se si mbulon hapësirat dhe aftësia për të dalë përpara e bëjnë një lojtar të rëndësishëm në dy faza të lojës. Për Elbasanin, ai është pikë e sigurt: i rregullt, i qëndrueshëm dhe i aftë të mbajë ritme të larta për 90 minuta. Në shumë ndeshje, Musta ka qenë stabilizuesi i krahut, duke e lehtësuar punën e mesfushorëve dhe duke u dhënë siguri qendërmbrojtësve.
    Kristi Qose ka luajtur 732 minuta, por rëndësia e tij është shumë më e madhe sesa shifra. Ai është lojtari që Gvozdenoviç e përdor për të mbajtur ekuilibrat e mesfushës, për të fituar duele dhe për të kontrolluar ritmin e lojës. Me agresivitet të matur dhe vendosje të mirë, Qose është elementi që lidh prapavijën me fazën e ndërtimit të aksioneve.
    Në vijën e avancuar, Blaise Tsague ka luajtur 761 minuta, duke qenë i vetmi sulmues i skuadrës që nuk ka humbur asnjë takim. Ai shpesh luan në zona të vështira, mban presion mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës. Pavarësisht minutave të shumta, ai është një lojtar që nuk kursen veten në presing dhe duele fizike, elemente që shpesh nuk shfaqen në statisika, por që janë të dukshme në lojën e Elbasanit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Muriqi i bindur: Nuk ndalemi këtu, mezi presim Play Off-in në mars

    Muriqi i bindur: Nuk ndalemi këtu, mezi presim Play Off-in në mars

    Kosova shkruajti historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit. Sulmuesi i dardanëve, Vedat Muriqi foli për mediat, pas barazimit ndaj Zvicrës.
    “Shpresoj të mos ndalemi këtu. Urojmë të mos kemi lëndime në katër muajt e ardhshëm. Mezi e presim marsin dhe shpresojmë të shkruajmë tutje histori. Jam shumë i lumtur për Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin.

    Unë u dëshiroj shumë suksese. Po e përsëris, ata dy do të bëjnë që të harrohet emri im, me paraqitje, me gola”, u shpreh Muriqi.

  • Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën

    Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën

    Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të botërorit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit.
    Ky sukses nuk ishte aspak i rastësishëm, pasi lojtarë të caktuar të kombëtares kanë bërë diferencën në momente të ndryshme.

    Një nga më të mirët në kualifikuese ka qenë padyshim portieri Thomas Strakosha. Në 5 ndeshje, Strakosha nuk ka pësuar gol, duke ruajtur kështu portën kuqezi të paprekur.
    Më mirë se “gardiani” i Shqipërisë ka bërë vetëm portieri i Spanjës, Unai Simon (6 ndeshje pa pësuar gol) dhe Jordan Pickford i Anglisë, me 7 ndeshje pa pësuar gol.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb