Category: Sport

  • Dinamo-Elbasani, barazimi kënaq…Vllazninë

    Dinamo-Elbasani, barazimi kënaq…Vllazninë

    Mbyllet pa fitues takimi kryesor i ditës së sotme në Air Albania” mes Dinamos dhe Elbasanit. takimi i ikuadruar për raundin e 12-të u çel me golin e Tsague në të 34 pas asistimit të Loukili ndërsa në fundin e pjesës së parë Dinamo barazoi me një penallti të shndërruar në gol nga Dejvi Bregu.

    Nga një pikë për secilën skuadër. Elbasanasit marrin kreun me 1 pikë më shumë se Vllaznia e cila luan nesër në orën 16:30 ndaj Partizanit në Arena e Demave” ndërsa blutë e dajës mbetën në vendin e 4-ët me 19 pikë.

    Vazhdo leximin

  • Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

    Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

    Kjo e shtunë padiskutim ka qenë një ditë mjaftë e mirë për legjionarët shqiptarë. Pas Arbër Hoxhës i cili ka shënuar dy gola ditën e sotme, Anis Mehmetaj me 3 asisit, ka shënuar edhe Mirlind Daku, i cili ëhstë rikthyer te goli.
    Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Rubinit përballë Akhmatit.
    Daku ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të. Ky ëhstë goli i tij i nëntë këtë sezon në Rusi. Sulmuesi kuqezi riktheht aps gati 2 muajsh mungese te goli.

  • Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar

    Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar

    22 Nëntor 2025

    19:32

    Telesport

    “Football Insider” raporton se drejtuesit e Interit po monitorojnë nga afër situatën e Emiliano Martinez dhe do të provojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
    Trajneri i Interit, Cristian Chivu, thuhet se nuk është plotësisht i kënaqur me Yann Sommer, dhe ndaj ka kërkuar ndërhyrje në portë. Kontrata e portierit zviceran skadon në fund të këtij sezoni, ai pritet të largohet si lojtar i lirë në qershor.
    Në anën tjetër, Aston Villa është e gatshme ta shesë Martinez këtë dimër, megjithëse tarifa e transferimit mbetet e pazbuluar. Martinez është nën kontratë me Aston Villa deri në vitin 2029, por 33-vjeçari ashtu si edhe në merkaton e verës është në kërkim të një ekipi dhe destinacioni të ri.

  • Elbasani shënon me një aksion model, Dinamo barazon nga pika e bardhë e penalltisë (video)

    Elbasani shënon me një aksion model, Dinamo barazon nga pika e bardhë e penalltisë (video)

    22 Nëntor 2025

    19:54

    Telesport

    Dinamo-Elbasani është padyshim kryesfida e javës së 12-të në Abissnet Superiore. Në ndeshjen që po luhet në “Air Albania”, pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
    Dinamo rrezikoi e para me Qefaliajn në minutën e 12-të, por goditja e mesfushorit përfundon mbi traversë. Në minutën e 20-të, ishte sërish Klevi Qefalija që pë provon të gjejë golin nga goditja e dënimit, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 31-të, Dejvi Bregu provon të befasojë nga distanca, por goditja e tij ndalet pa problem nga Janacek.
    Në minutën e 33-të, pas një aksioni të bukur të verdhebluve, Loukili futet bukur në zonë dhe asiston për Blaise Tsague, sulmuesi kamerunas dërgon topin në rrjetë.
    Barazimi i Dinamos do të vinte në minutën e 43-të, ku Dejvi Bregu u tregua i saktë nga penalltia, e fituar pas një faulli të portierit Janacek ndaj Florenc Farruku, i futur në vend të Bernard Berishës, i dëmtuar. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

  • 2 supergola për 1 pikë. Juventus ngec në Firence, Zhegrova sheh nga stoli (video)

    2 supergola për 1 pikë. Juventus ngec në Firence, Zhegrova sheh nga stoli (video)

    Juventus nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”. Në minutën e 14-të arbitri kryesor i takimit jep 11-metërsh për bardhezinjtë, pas një kontakti në zonë mes Dusan Vlahovic dhe Pablo Mari. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet dhë ndërron mendje: Nuk ka penallti për Juventusin. SHIKOVIDEON
    Në minutën e 25-të, Moise Kean godet traversën. Në minutën e 35-të, Vlahovic humb një mundësi të mirë për të gjetur rrjetën, por nuk ia del. Goditja e sulmuesit serb shkon pak jashtë shtyllës së majtë.
    Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juventus gjen avantazhin me Filip Kostic, i cili shënon një gol tjetet të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin.
    Pjesa e dytë nis në mënyrë fantastike për vendasit, ku Rolando Mandragora barazon shifrat 1-1 me një supergol nga distanca. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët si Paolo Vanoli për Fiorentinën ashtu edhe nga Luciano Spalletti për Juventusin, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Sfida mbyllet 1-1. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën.
    Pas këtij barazimi, Juventusi mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • VIDEO/ Arbër Hoxha tregon klasin në Kroaci, dy gola me Dinamon e Zagrebit

    VIDEO/ Arbër Hoxha tregon klasin në Kroaci, dy gola me Dinamon e Zagrebit

    Arbër Hoxha ka realizuar dopietë në Kroaci, me fanellën e Dinamo Zagreb. Sulmuesi kuqezi ndëshkoi Varazdin, në ndeshjen e cila shkon në llogari për kampionatin.
    27-vjeçari shkon në kuotën e 5 golave në 12 ndeshje të luajtura në këtë edicion. Ai, gjithashtu, numëron edhe dy asiste.

    Lojtari, gjithashtu, mori çmmimin lojtari i muajit tetor, pak para fillimit të ndeshjes.
    Arbër Hoxha luajti minutat e plota në ndeshjet kualifikuese të botërorit me Shqipërinë, ato ndaj Andorrës dhe Anglisë.
     

     

  • VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën – Balkanweb.com – News24

    VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën – Balkanweb.com – News24

    Këtë të shtunë u luajtën disa nga ndeshjet e para të javës së 3-të të Superiores. Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa mundi me rezultatin e thellë 5-1 Bylisin. Tek kampionët bie në sy Bakajoko me dopietën personale, ndaj një kundërshtari që luajti pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak.
    Në sfidën tjetër, në Niko Dovana, Teuta kaloi pengesën e Vorës, duke triumfuar 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Kotobellit në pjesën e dytë. Takimit ishin të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar.

     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • VIDEO/ Bayern argëtohet ndaj Freiburgut, gola dhe përmbysje

    VIDEO/ Bayern argëtohet ndaj Freiburgut, gola dhe përmbysje

    Bayern nuk fal dhe merr 3 pikë në shtëpi ndaj Freiburg. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 6-2, në një ndeshje plot spektakël.
    Mysafirët shënuan dy herë me Suzuki dhe Manzambi, ndërsa të besuarit e Kompany barazuan që në pjesën e parë me Karl dhe Olise.

    Bayern shtoi ritmin në pjesën e dytë dhe ktheu gjithçka në favorin e vet me golat e Upamecano, Kane dhe Jackson. Olise kompletoi dopietën në të 84-tën.
    Bayern kryeson tabelën me 31 pikë, 8 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Barazim 3-3 i Dortmund ndaj Stuttgart.

  • VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën

    VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën

    Këtë të shtunë u luajtën disa nga ndeshjet e para të javës së 3-të të Superiores. Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa mundi me rezultatin e thellë 5-1 Bylisin. Tek kampionët bie në sy Bakajoko me dopietën personale, ndaj një kundërshtari që luajti pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak.
    Në sfidën tjetër, në Niko Dovana, Teuta kaloi pengesën e Vorës, duke triumfuar 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Kotobellit në pjesën e dytë. Takimit ishin të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar.

     

  • Rikthim me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, Barcelona dhuron spektakël ndaj Athletic (video)

    Rikthim me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, Barcelona dhuron spektakël ndaj Athletic (video)

    22 Nëntor 2025

    18:19

    Telesport

    Barcelona është rikthyer me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, duke mundur 3-0 Athletic Bilbao-n, për javën e 13-të në La Liga. Katalanasit kanë zhbllokuar shifrat që në minutën e 4-të me Robert Lewandowski-n, sulmuesi polak shënon me një goditje të bukur me të majtën. Pavarësisht zërave për një largim në fund të sezonit, sulmuesi polak po tregon që është ende i aftë të udhëheqë më së miri sulmin e Barcelonës.
    Në fund të pjesës së parë, Barcelona dyfishon shifrat me Ferran Torres, pas një asisti magjik të Lamine Yamal. Katalanasit e nisin “zjarr” edhe pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 57-të me Fermin Lopez, pas një topi të humbur nga baskët në zonën e tyre.
    Në minutën e 54-të, Athletic Bilbao mbetet me 10 lojtarë, pasi Oihan Sancet ndëshkohet direkt me karton të kuq për ndërhyrje brutale ndaj Fermin Lopez.
    Në minutat e fundit, ishte Ferran Torres që shënoi golin e dytë personal, sërish me asistin e Lamine Yamal dhe vulosi fitoren 4-0 të Barcelonës. Katalanasit kryesojnë me 31 pikë, aq sa Real Madrid, vetëm se këta të fundit luajnë nesër ndaj Elche.
    SHIKOGOLAT