Me largimin e Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite (e pret Simone Inzaghi tek Al Hilal), Milanit kampion i epokës së Stefano Piolit i vjen pothuajse fundi. Sidomos nëse hedhim sytë te formacioni titullar i atij sezoni. I vetmi, ende vërtet pjesë e projektit kuqezi, është Rafael Leao.
Pikërisht portugezi që, bashkë me Theon, formonte një dyshe shkatërruese në krahun e majtë. Në të vërtetë, edhe Maignan dhe Tomori ishin dhe janë ende aty, por për sa kohë? Të dy mund të largohen nga “Milanello” në javët e ardhshme.
Nëse e zgjerojmë analizën dhe marrim parasysh të gjithë skuadrën, në sezonin 2021-2022, fanellën e Milanit e vishte edhe Matteo Gabbia (për vetëm 8 paraqitje në atë edicion), si dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili sot ndodhet pas një tavoline në zyrat e “Via Aldo Rossi”.
Ndërkohë, disa nga protagonistët e asaj gare kokë më kokë me Interin do të rikthehen te Milani këtë verë. Mes tyre janë Bennacer, Pobega dhe Saelemaekers. Ky i fundit duket i destinuar të gjejë hapësirë edhe nën menaxhimin e ri të Allegrit, falë aftësisë së tij për t’u përshtatur në role të ndryshme.
Ishte vetëm tri vite më parë, por duket si një epokë tjetër. Milani e ka ndryshuar totalisht fytyrën. Në fushë, siç është theksuar gjerësisht, por edhe në drejtim. Drejtuesit kanë ndryshuar, ndoshta edhe ndjeshmëria ndaj kauzës kuqezi nga disa protagonistë.
E pamundur të mos përmendet Maldini dhe Tonali, faktorë kyç në fitimin e titullit, por më pas të sakrifikuar. Njëri për të financuar merkaton, tjetri për zgjedhje të pronësisë. Dy vendime që e kanë kthyer Milanin pas në kohë.
Category: Sport
-

Me Theo Hernandez mbyllet epoka e Milanit kampion të Piolit. Reziston Leao, të tjerët drejt largimit
-

Distria Krasniqi e para në klasifikimin botëror të Xhudos
Sportistja e shquar kosovare, Distria Krasniqi, është renditur në krye të klasifikimit botëror të xhudos për kategorinë deri në 52 kilogramë, duke shënuar një tjetër moment historik për sportin kosovar. Ajo kryeson jo vetëm listën e kategorisë së saj, por edhe renditjen e përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), për të gjitha peshat – një tregues i nivelit të jashtëzakonshëm të saj në prag të Lojërave Olimpike të Parisit.Ky pozicionim i ri vjen pas suksesit të saj të fundit në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest, ku Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë. Me këtë rezultat, ajo grumbulloi 1400 pikë të reja në renditjen olimpike, duke çuar totalin në 7055 pikë. Kjo e pozicionon atë para xhudistëve elitë si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895 pikë), të cilët deri më tani dominonin garën për vendet e para.Në kategorinë deri në 52 kg, Krasniqi rrëzoi nga kreu francezen Amandine Buchard, e cila më parë udhëhiqte me 5700 pikë. Epërsia e Krasniqit tashmë është e konsiderueshme, duke e siguruar një avantazh strategjik në fazën përgatitore për Olimpiadën.Renditja botërore ka një rol vendimtar në përcaktimin e normave olimpike dhe statusit të sportistëve në garat ndërkombëtare. Kjo arritje jo vetëm që e konfirmon Distria Krasniqin si një prej pretendenteve kryesore për medalje në Paris 2024, por gjithashtu përforcon pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit.Klasifikimi i përgjithshëm për kategorinë deri në 52 kilogramëKlasifikimi për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femraMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Sportistja e shquar kosovare, Distria Krasniqi, është renditur në krye të klasifikimit botëror të xhudos për kategorinë deri në 52 kilogramë, duke shënuar një tjetër moment historik për sportin kosovar. Ajo kryeson jo vetëm listën e kategorisë së saj, por edhe renditjen e përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), për të gjitha peshat – një tregues i nivelit të jashtëzakonshëm të saj në prag të Lojërave Olimpike të Parisit.Ky pozicionim i ri vjen pas suksesit të saj të fundit në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest, ku Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë. Me këtë rezultat, ajo grumbulloi 1400 pikë të reja në renditjen olimpike, duke çuar totalin në 7055 pikë. Kjo e pozicionon atë para xhudistëve elitë si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895 pikë), të cilët deri më tani dominonin garën për vendet e para.Në kategorinë deri në 52 kg, Krasniqi rrëzoi nga kreu francezen Amandine Buchard, e cila më parë udhëhiqte me 5700 pikë. Epërsia e Krasniqit tashmë është e konsiderueshme, duke e siguruar një avantazh strategjik në fazën përgatitore për Olimpiadën.Renditja botërore ka një rol vendimtar në përcaktimin e normave olimpike dhe statusit të sportistëve në garat ndërkombëtare. Kjo arritje jo vetëm që e konfirmon Distria Krasniqin si një prej pretendenteve kryesore për medalje në Paris 2024, por gjithashtu përforcon pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit.Klasifikimi i përgjithshëm për kategorinë deri në 52 kilogramëKlasifikimi për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra
-

Suarez me gol dhe asist, Messi feston përgjysmë. Palmeiras rrëmben kreun me përmbysje (video)
38-vjetori i Lionel Messit kishte një shije të ëmbël dhe të hidhur. Inter Miami kaloi në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube, por e bëri si e dyta e Grupit A, pasi u përmbys në fund nga Palmeiras. Verdhëjeshilët, që arritën nga disavantazhi 0-2 në barazimin 2-2 për vetëm 7 minuta, kryesojnë grupin dhe sigurojnë, të paktën në letër, derbin brazilian kundër Botafogos. Leo Messi & CO, ndërkohë, do të përballen me ish-skuadrën e “Pleshtit”, PSG-në.
Ndeshja rezultoi e këndshme dhe emocionuese, me të besuarit e Mascheranos që e zhbllokuan rezultatin e bardhë duke u mbështetur te cilësitë individuale. Redondo pason për Luis Suarez, i cili me një spondë me gjoks aktivizon depërtimin e Allendes, i cili përballë Weverton, në minutën e 16-të, nuk gaboi.
Palmeiras përpiqet të reagojë me Estevao dhe Torres, por në pjesën e parë nuk gjen mënyrën për t’i thyer amerikanët, të cilët në mesin e pjesës së dytë dyfishojnë epërsinë. Protagonist ishte sërish “El Pistolero”, që driblon si birila dy kundërshtarë dhe godet portën braziliane me një të majtë të fuqishme brenda zonës.
Ndeshja dhe vendi i parë në xhep? As për ëndërr, sepse Abel Ferreira nxori nga stoli tre “asa”. Në minutën e 80-të, Allan dhuron asistin për Paulinhon për 2-1, ndërsa Mauricio në 87’ tronditi Ustari dhe i dha Palmeirasit kreun e grupit. Porto dhe Al Ahly jashtë, përpara shkojnë Inter Miami dhe verdhëjeshilët. Për Messin, 38-vjetori festohet përgjysmë.
NOTAT E INTER MIAMI – Klasi i Suarez (7.5) është gjithmonë i qartë. Për uruguajanin, një asist dhe një gol. Messi ndizet me shkëndija (6), paraqitje e vakët. Allende dhe Redondo (7 dhe 6.5) vlerësohen për golin, shpejtësinë dhe organizimin e lojës. Ustari i shpëtoi të tijtë në minutën e 94-t dhe meriton vlerësimin 6.5. Në formë të dobët u paraqit Busquets (5.5). -

Jildiz, talenti turk që po shkëlqen me Juventusin, merr elozhe të mëdha
Adriatik BALLA
Kenan Jidiz la gjurmë me golin e parë të fazës së ligës në Champions. Deri në atë moment golashënuesi më i ri i Juventusit në Ligën e Kampionëve ishte pikërisht Del Piero. Por me golin ndaj PSV-së, vitin e kaluar, superylli i ri turk shkroi histori. “Jam i lumtur që ishte ti që vendose rekordin e ri. Për më tepër e bëre këtë duke mbajtur fanellën me numrin e njëjtë, numrin 10”, i tha Jildizit ikona italiane, Del Piero.
Turku 20-vjeçar mezi mbante lotët. Të dielën në Kupën e Botës për Klube në SHBA, Jildiz e bëri të qartë se jo vetëm që po vazhdonte trashëgimin e Del Pieros, porse tashmë po krijon një të veten. Goli në ndeshjen ndaj Vydadit e demonstroi këtë në mënyrë të përkryer. Jildiz ka aftësi të shumta dhe ato i tregoi në fitoren 4:1 të Juventusit. Ishte një paraqitje që ra në sy të botës së futbollit.
Në minutën e gjashtë një devijim nga Abdelmunaim Butuil bëri që Jildiz të mos merrte meritën për golin e parë të Juves. I dyti ishte plotësisht i tij. I zgjedhur lojtar i ndeshjes, Jildiz i përpoq të shmangte vëmendjen me të njëjtën lehtësi që përdor për të kaluar mbrojtësit. “Jam krenar për ekipin”, tha Yildiz, duke minimizuar paraqitjen e tij. Pasi shënoi një nga golat më të bukur të turneut në pjesën e parë, ai vazhdoi me punë të madhe edhe pas pushimit. Shënoi tjetër gol pas asistimit të Randal Kolo Muanit. Ishte tjetër moment që dëshmoi klasën e sulmuesit. Por trajneri i Juves, Igor Tudor, çmoi diçka tjetër tek Jildizi.
“Mendërisht është shumë i fortë dhe bën vrapime si një mesfushor”, ka thënë Tudor. Jildiz është produkt i punës së tij të palodhur. Ai qëndron me këmbë në tokë, është konsistent dhe i gatshëm të marrë përgjegjësinë që vjen me fanellën numrin 10 të një prej klubeve më ikonike të futbollit. Në 50 paraqitjet e këtij edicioni ai ka 11 gola e shtatë asistime. Në ndeshjen e fundit në grup ndaj Mançester Sitit, Jildiz do të tentojë të lërë sërish shenjën e tij. Skuadra nga Torino ka realizuar nëntë gola në dy ndeshjet e para në Kupën e Botës për Klube.
Me Jildizin që bashkon forcat në sulm me Kolo Muanin dhe Francisko Conceicaon, Juventusi po shndërrohet në njërin prej ekipeve më të rrezikshme sulmuese në Botëror. Për nga efikasiteti deri më tani e rivalizojnë vetëm Bajerni e Benfika. “Ai është lojtar i jashtëzakonshëm edhe në moshë kaq të re. Ai tregon pjekuri të madhe dhe është vërtet i talentuar. Në çdo ndeshje ne si ekip përpiqemi ta shtyjmë përpara dhe ta lëmë të bëjë atë që bën më mirë”, tha Thuram. -

Lëvizje befasuese, Klodian Duro emërohet trajner i Lirisë së Prizrenit
Adriatik BALLA
Ish-futbollisti i njohur i përfaqësueses tonë, Klodian Duro, nisi dje punë si trajner në Ligën e Parë të Kosovës. Duro të hënën mori drejtimin e Lirisë së Prizreni. Në njoftimin zyrtar, Liria ka shkruar se Duro vjen me synim për ta kthyer klubin me nam prizrenas në Superligën e Kosovës. 47-vjeçari ka luajtur si mesfushor ofensiv në Turqi, Gjermani, Qipro, Austri e Shqipëri.
Për kuqezinjtë i ka luajtur plot 77 ndeshje, ndërsa i realizoi gjashtë gola. Dukshëm më pak suksese ka pasur në karrierën e deritashme si trajner. Ka drejtuar Kukësin, Kamzën, Luftëtarin dhe Lushnjën në Shqipëri, ndërsa në Kosovë drejtoi Feronikelin dhe Gjilanin. Mbetet të shihet se a do të jetë Duro ai që do ta rikthejë Lirinë përsëri në Superligë. Liria, ishte në garë për t’u rikthyer në Superligë por që u eliminua në gjysmëfinalen e barazhit nga Vushtrria.
Zeka kalon në kampionatin turmun
Ndërkohë që Klodian Duro e bëri zgjedhjen e tij, një lojtar kosovar u largua nga liga vendore dhe kaloi në Rumani. Kështu, Mevlan Zeka ka kohë që është prej futbollistëve më të mirë në Kosovë. Në edicionin e fundit ishte golashënuesi më i mirë, ndonëse skuadra e tij, Suhareka, nuk ia doli të siguronte ekzistencën. Por, në Superligë nuk do të jetë as 31-vjeçari nga Gjakova. Ai të dielën e kompletoi transferimin në Rumani.
Zeka ka firmosur me skuadrën tradicionale UTA Arad. Firmosi për dy vjet. Zeka e zgjodhi UTA Aradin në mesin e shumë ofertave që i kishte. “Kam pasur ofertë në Kazakistan dhe përveç Dritës, nga 90 për qind e ligës në Kosovë kam pasur oferta. Po ashtu në Shqipëri. Por, gjatë rrugës ka ardhur edhe oferta nga UTA Aradi. Pastaj, kur i kam analizuar gjitha gjërat, vendosa ta lija Kosovën dhe ta sfidoja veten në kampionatin rumun. Ka qenë një arsye më tepër sepse bashkëlojtarët dhe me ata që kam luajtur në Kosovë, Korenica, Rrahmani, Krasniqi, Hazrollaj, Emërllahu, kanë bërë bujë dhe janë përshtatur shumë mirë me kampionatin rumun.
Besoj se edhe unë rrugën e tyre do ta ndjek. Ta shohim si do të shkojë”, ka thënë Zeka. Ai ka luajtur në Kosovë për Vëllaznimin, Feronikelin, Lirinë, Ballkanin, Gjilanin dhe Suharekën. Ka arritur shumë suksese si me skuadra ashtu edhe në aspektin individual. Dhe tani do të testohet jashtë kufijve të Kosovës. Ka zgjedhur Rumaninë. “E kam përcjellë ligën vazhdimisht. Kam biseduar edhe me Korenicën, Rrahmanin e Krasniqin. Më kanë thënë se nuk e ke problem të luash, sepse kemi qenë bashkëlojtarë dhe e dinë potencialin”, thotë sulmuesi. Ai është bashkuar me skuadrën e re në Slloveni në përgatitje.
Do të qëndrojë dhjetë ditë në Slloveni e më pas do të vendoset në Rumani. Kampionati rumun fillon më 12 korrik. I duhet edhe rregullimi i dokumentacionit, që mund të marrë kohë, por Zeka shpreson që të jetë gati për xhiron e parë. “Sot ishte dita ime e parë me ekipin. Kam qenë në pushim, tri javë ditë nuk kam stërvitur fare, pasi kam zhvilluar 35 lojë në Kosovë, 90 minuta, pa ndërprerë. Kam pushuar dhe u bëra realist. I tregova edhe trajnerit që në ditët e para më duhet kohë derisa ta kap ritmin. Ta shohim. Ndoshta do të bëhem gati edhe për ndeshjet miqësore”, ka thënë Zeka. -

Daku merr ofertën e papërballueshme nga Rubin Kazan, flitet për pagë 2.2 mln euro në vit
Adriatik BALLA
Lojtarët e Kombëtares kuqezi po shqyrtojnë në këtë moment ofertat e ardhura në adresë të tyre dhe dëshirojnë të bëjnë përzgjedhjen para se të nisë sezoni i ri, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten me skuadrat që pëlqehen. Natyrisht, jo të gjithë do të mund të gjejnë superskuadra për sezonin e ri, por për disa lojtarë ofertat e mbërritura deri tani tregojnë se kanë një potencial në rritje dhe mund të luajnë në nivele të larta e me klube të njohura në top-ligat europiane.
Një nga futbollistët që po përpiqet të gjejë veten në këtë periudhë është Armando Broja, por me valixhe në duar është dhe mesfushori Kristjan Asllani. Ndërkohë, për kapitenin Berat Gjimshiti kanë mbërritura oferta joshëse nga sheikët arabë në kampionatin saudit, e madje dhe ligat e Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Por dje vëmendjen e mori një tjetër lojtar kuqezi, sulmuesi Mirlind Daku, për të cilin solli befasi qëndrimi i klubit të tij, Rubin Kazan.
Daku drejt rinovimit me Rubin Kazan
Mirlind Daku po shijon në këto ditë pushime të tij të verës në Shqipëri. Por paralelisht, përfaqësues të tij po diskutojnë për të ardhmen e lojtarit, që do i garantojë fitime marramendëse, cilado qoftë zgjedhja e tij. Pak ditë më parë, Daku ishte në bisedime me Zenit Shën Petersburg, por marrëveshja dështoi. Tani, mediat ruse bëjnë të ditur se Dinamo e Moskës është gati të hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar, duke i ofruar shifra të rëndësishme lojtarit i cili është nën kontratë me Rubin Kazan edhe për një tjetër vit. Referuar mediave sportive në Kosovë, të cilat citojnë mediat sportive ruse, lojtari është në bisedime intensive me drejtuesit e klubit të tij për një zgjatje të kontratës që përfshin kushte financiare të përmirësuara.
Oferta e re
Por ofertën më të mirë ai e ka marrë pikërisht nga Rubin Kazan për momentin, me disa shifra që nuk janë dëgjuar ndonjëherë më parë për një futbollist të Kombëtares shqiptare. Mediat ruse bëjnë të ditur se Rubin Kazan i ka propozuar Dakut rinovimin në vitin 2029 me një pagë shumë më të lartë se sa e ka aktualisht. “Sport Baza” shpjegon se atij i është propozuar një rrogë vjetore prej 200 milionë rublash (rreth 2,2 milionë euro), me një bonus besnikërie prej 150 milionë rublash (1,6 milionë euro) në çdo vit që vazhdon bashkëpunimin me klubin. Me pak fjalë, më shumë se 3,8 milionë euro në vit për futbollistin shqiptar nëse i shkon deri në fund kontratës që i propozohet. Përfaqësuesit e futbollistit kanë marrë këtë propozim nga Rubin Kazan dhe po e shqyrtojnë me lojtarin paralelisht me ato që i ofrohen nga klube të tjera pasi është përfolur se për të ka interes edhe nga Turqia e Itali.
Kombëtarja
Daku mbetet një zgjedhje e vazhdueshme e Silvinjos në grumbullimet e përfaqësueses, por në ndeshjet e fundit nuk është preferuar shumë minuta në fushë, në të dy ndeshjet, si me Serbinë dhe me Letoninë, që u luajtën në qershor në kuadër të eliminatoreve të Botërorit, grupi K, ai luajti pak minuta në fund të secilit takim. -

“Morëm të njëjtat pikë sa fituesi i Champions-it dhe ai i Kupës Libertadores”, akuza e Simeones: Në disa episode nuk na favorizuan
Atletiko e Madridit është eleminuar nga Botërori i Klubeve 2025. Pavarësisht se e përfundoi grupin me pikë të barabarta me PSG-në dhe Botafogon, golat e shënuar dhe ata të pësuar bënë që madrilenët të përfundonin këtu rrugëtimin në SHBA. Trajneri Simeone ka theksuar faktin se Atletikoja grumbulloi po aq pikë sa fituesi i Ligës së Kampionëve dhe i Kupës Libertadores, por sërish nuk mjaftuan për t’u kualifikuar më tej.
“E dinim që do të ishte një turne shumë i bukur, shumë entuziasmues, por që ne europianët do të na gjente në fund të sezonit. Ky është një realitet dhe ekipet amerikano-jugore do t’i gjente në mes të sezonit. Ndeshja e parë nuk më pëlqeu. Në ndeshjen e dytë treguam një fytyrë tjetër gjatë pjesës së parë, me një kompaktësi ofensive dhe difensive.
Sot luajtëm një ndeshje ashtu siç ne dimë të luajmë, me tension, me raste për gol, me episode që nuk na favorizuan. Sa i përket pyetjes se përse nuk jemi në të zonën e PSG-së dhe Botafogos, kemi grumbulluar të njëjtin numër pikësh sa kampioni i Europës dhe kampioni i Kupës Libertadores dhe mbetëm jashtë”, ka deklaruar Diego Simeone./Sport Ekspres/
-

Botërori i Klubeve, Enrique: Optimist për kualifikimin, do shikoni një version më të mirë të ekipit
Pavarësisht humbjes kundër Botafogos, Luis Enrique duket optimist, në prag të ndeshjes vendimtare kundër Seattle Sounders, teksa përsëriti në konferencë për shtyp dëshirën e tij për të vazhduar udhëtimin në Kupën e Botës për Klube.
“Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se ku ndodhemi në këtë moment. Duhet të jemi të përqendruar që nga fillimi, sepse nëse nuk fitojmë, jemi jashtë.Por duam të ecim përpara në këtë garë dhe, nëse ia dalim, do të shihni një version edhe më të mirë të ekipit” – tha ai.
-

Teuta pa “busull”, por e shoqërojnë edhe 3 klube
Veç Tiranës dhe Flamurtarit, dy skuadra të tjera nuk e kanë emëruar ende trajnerin. Bëhet fjalë për Teutën dhe Bylisin. Nëse te këta të fundit, grupi i lojtarëve ekziston, në Durrës situata është pak më ndryshe. Ende nuk dihet se cilët janë drejtuesit e skuadrës, trajneri dhe lojtarët.
Një enigmë e madhe që po mbulon durrsakët. Thënë shkurt, në këtë moment që flasim janë katër skuadra, të cilat nuk kanë emër për stolin, Teuta, Tirana, Bylisi dhe Flamurtari ose 40% e gjithë Superiores është në ajër.ÇYRBJA – Pas përfundimit të sezonit, Teuta arriti objektivin për të qëndruar në Superiore edhe për një sezon. Në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, i cili ka analizuar këtë sezon të ekipit blu. Çyrbja shprehet se, pavarësisht arritjes së objektivave, në fund Teuta ka treguar që është ringritur gjithmonë.
“Në përgjithësi do thosha një sezon deri diku i mirë, duke marrë parasysh situatën ku ishim. Jam i lumtur që arritëm të marrim maksimumin në përballjet direkte dhe në fund ishim të qetë, pasi siguruam gjithçka me ‘këmbët tona’. Grupi aktual duhet të ruhet dhe me disa përforcime cilësore në të tria repartet mendoj se Teuta sezonin e ri do të jetë pretendente për lart. Kam besim te stafi drejtues, sepse e kanë kapacitetin dhe eksperiencën të ndërtojnë një ekip fitues.
Momentet jo të këtij sezoni nuk janë vetëm përgjegjësi e repartit të mbrojtjes, por e gjithë skuadrës. Sigurisht që në shumë ndeshje jemi ndëshkuar për gabime teknike të lojtarëve, por përgjegjës për dështimin është i gjithë ekipit. Besoj shumë në aftësitë e stafit për të ndërtuar një skuadër fituese në sezonin e ri. Teuta dhe herë të tjera ka qenë në këto pozita, por është kthyer më e fortë”, mbylli lojtari i Teutës, Arbër Çyrbja.