FSHF mirëpret raundet e para të kualifikueseve të Euro U-17 & U-19 për vajza
Federata e Futbollit do të mirëpresë në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor dy raundet e para kualifikuese të Kampionateve Europiane për vajzat U-17 dhe U-19. FSHF është zgjedhur me konsensus nga UEFA dhe federatat pjesëmarrëse si vendi organizator dhe mikpritës i këtyre ndeshjeve të rëndësishme, që shënojnë nisjen e rrugëtimit drejt kualifikimit në Europianet përkatëse. […]
Thuram ndiqet nga dy gjigantë të Premier League. Në rast largimi, Interi ka piketuar zëvendësuesin… italian
Diçka është krisur. Buzëqeshjet vezulluese të Marcus Thuram, një prej protagonistëve të titullit kampion të fituar nga Interi pak më shumë se një vit më parë, duken se janë zbehur. Dëmtimet muskulare dhe forma në rënie në pjesën e dytë të sezonit kanë bërë që reflektorët të largohen nga sulmuesi francez. Në ndeshjen e fundit […]
Ja dy alternativat e Barçës për të zëvendësuar goditjen e madhe nga “jo” e Nico Williams
Një bombë e vërtetë dhe ndryshim i plotë planesh te Barça. Klubi blaugrana duhet të rishikojë strategjinë e merkatos pas refuzimit të papritur të Nico Williams, një goditje që nuk pritej dhe ra si kovë me ujë të ftohtë. Te Barça kishin besim se javën tjetër do të mbyllej marrëveshja për transferimin e tij, ndaj […]
Mashtrimi i dytë, që rëndon si poshtërim. Zemërim i madh te Barça ndaj Nico Williams
Te Barça mbetën të shokuar nga njoftimi i rinovimit të Nico Williams me Athletic, një goditje që nuk e prisnin, pasi ishin të bindur se javën e ardhshme do të mund të mbyllnin marrëveshjen, nëse lojtari pranonte pagesën e klauzolës së lirimit. Gjithçka ishte gati, por klubi katalanas e mori vesh vendimin e sotëm të […]
ZYRTARE | Dështon transferimi te Barcelona, Williams rinovon 10 vite te Athletic dhe ndryshohen detajet e kushtet. Deklaratat e tij
4 Korrik 2025 11:50 Telesport Telenovela mbaron. Athletic Bilbao ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin anësor, Nico Williams, deri në vitin 2035, duke siguruar një nga talentet e tyre më premtuese për një kohë të gjatë dhe duke konfirmuar dështimin e transferimit te Barcelona, e cila e kërkonte me ngulm. 22-vjeçari, i cili […]
U dashuruan që në bankat e shkollës…. Historia prekëse e dashurisë së Jota dhe Rute Cardoso, që u ndërpre tragjikisht
Vetëm 12 ditë më parë, Diogo Jota dhe Rute Cardoso përjetuan atë që e quanin “ëndrra e bërë realitet”. Pas më shumë se një dekade dashuri, ata thanë “po” në qytetin e tyre të lindjes, Porto, duke kurorëzuar një histori që kishte nisur që në bankat e shkollës së mesme. Ishte një ditë e paharrueshme, […]
Borussia Dortmund konfirmon transferimin e talentit 20-vjeçar anglez te Chelsea
4 Korrik 2025 10:36 Telesport Borussia Dortmund ka konfirmuar se anësori anglez Jamie Gittens do të transferohet te Chelsea. Klubi gjerman thotë se të gjitha palët ranë dakord për këtë marrëveshje orët e fundit, pas një takimi të kryer në Florida. Detajet kontraktuale ende nuk janë finalizuar. “Bisedimet me Chelsean ishin sfiduese, por në fund […]
Guardiola vlerëson talentin 19-vjeçar argjentinas: Lojtar i pabesueshëm, realizoi një gol fantastik në debutim
4 Korrik 2025 10:44 Telesport Adoleshenti argjentinas i Manchester City, Claudio Echeverri, bëri debutimin e tij me “citizens” në Kupën e Botës për klube, duke shënuar në ndeshjen e tij të parë si titullar me këtë fanellë. Ai realizoi me një goditje dënimi në fitoren 6-0 që anglezët arritën ndaj Al Ain, ndërkohë që disa […]
Lakers realizojnë goditjen surprizë në merkato, vjen shtatlarti i shumëpritur për të synuar titullin
4 Korrik 2025 10:57 Telesport Skuadra e Lakers ka gjetur lojtarin qendër që mezi e prisnin. Ekipi kalifornian ka fituar garën për Deandre Ayton, i cili disi çuditërisht u bë agjent i lirë të dielën në mbrëmje. Basketbollisti do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare prej 16.6 milionë dollarësh me ekipin e LeBron, i cili ka […]
Sergio Conceiçao drejt Amerikës Latine, portugezi gati të marrë detyrën e trajnerit të klubit të njohur brazilian
4 Korrik 2025 9:19 Telesport Pasi u eliminua në raundin e 16-të të Kupës së Botës për klube, skuadra e Botafogo ka prishur marrëdhënien me trajnerin Renato Paiva. Klubi brazilian është në kërkim të një zëvendësuesi dhe ka disa profile evropiane në garë për këtë detyrë. Favoriti dhe aktualisht kandidati i fortë për stolin e […]