Manchester United nis negociatat për 60 milionëshin e Serie A
Manchester United ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Ederson dhe Atalanta-n, ndërsa synojnë të nënshkruajnë brazilianin këtë verë, sipas GOAL. Mesfushori është gjithashtu në radarin e Juventus-it dhe Inter-it në këtë merkato të verës. Raporti i lartpërmendur pohon gjithashtu se United e konsideroi një transferim për Ederson verën e kaluar, por ata ngurruan të negocionin. […]
Botërori i Klubeve/ Fluminense- Çelsi, sot mësohet finalistja e parë
Gjysmëfinalja e parë Fluminense- Çelsi e FIFA, Botërori i Klubeve 2025 do të zhvillohet këtë mbrëmje në orën 21:00 (ora e Shqipërisë). Ky takim deçiziv për dy klubet i cili konvertohet me biletën e parë të finales së këtij edicioni të ri me 32 skuadra është planifikuar të zhvillohet në MetLife Stadium (East Rutherford, Nju […]
Jo vetëm Vlahovic, Milan-i do edhe dy lojtarë të tjerë të Juventus-it
“Është një djalë i jashtëzakonshëm, e njoh mirë”. Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të ri të Milan-it, Massimiliano Allegri, për Dusan Vlahovic, i cili duket se është në shënjestër të kuqezinjve për sulmin. Megjithatë, siç bën të ditur calciomercato.it, Djalli duket se interesohet edhe për dy lojtarë të tjerë të Juventus-it, Andrea Cambiaso dhe […]
Inter gjen zëvendësuesin e Calhanoglu, ka një klauzolë 150 milionë euro
Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Inter-i në këtë merkato. Zikaltrit janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe duket se e kanë gjetur te Benfica. Bëhet fjalë për Orkun Kokcu, mesfushor cilësor dhe shok skuadre pikërisht i Calhanoglu te Turqia. Një lojtar me përvojë të gjatë në futbollin europian, ai e ka treguar veten veçanërisht […]
“Lëre Nasseri-n të qetë ose…”, Mbappe tërheq padinë PSG-së pas kërcënimit
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, ka tërhequr padinë e tij për ngacmim moral kundër Paris Saint-Germain. Këtë e ka zbuluar ‘L’Equipe’, duke shtuar se padia ligjore e ngritur në gjykatën e punës është ende në pritje. Avokatët e sulmuesit francez tërhoqën padinë të ngritur më 16 maj, e cila kishte çuar në hapjen e […]
Maresca i jep një fanellë si titullar blerjes së re dhe synon finalen e Botërorit për klube
Enzo Maresca ka konfirmuar se Joao Pedro, i blerë vetëm një javë më parë nga Chelsea, është gati të luajë si titullar londinezët në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër Fluminense, sot në mbrëmje. Në fakt, 23-vjeçari debutoi me “Blues” në çerekfinale, duke luajtur 36 minuta në fitoren 2-1 të Chelsea ndaj Palmeiras […]
Egnatia nis aventurën në Champions, edhe Drita e Shkëndija në fushë
Do të startojë sot kompeticioni madhor i UEFA Champions League me turin e parë kualifikues. Egnatia, kampionia e Shqipërisë përballet në këtë duel të vajtjes me islandezët e Breidablik në ‘Arena Egnatia’ me objektivin madhor për të marrë rezultat pozitiv. Ndeshja luhet në orën 21:00 aty ku pritet dyndje tifozësh jo vetëm nga qyteti i […]