Starmer mbështet sulmin e SHBA-së ndaj Iranit, thirrje Teheranit të kthehet në negociata
Keir Starmer ka mbështetur sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe i ka bërë thirrje Iranit të kthehet në negociata, duke thënë se programi bërthamor i vendit ishte një “kërcënim i rëndë për sigurinë ndërkombëtare”. Donald Trump njoftoi gjatë natës se SHBA-të kishin bombarduar tre centrale bërthamore në Iran, duke iu bashkuar sulmit […]
B-2 nga Guam, 12 superbomba “shkatërruese bunkerash” dhe seritë e raketave cruise mbi Isfahan! Si i goditën SHBA-të centralet bërthamore iraniane
Gjithçka nisi me ngritjen në fluturim, 37 orë më parë, të një formacioni B-2 nga baza Witheman në Missouri, drejt bazës së Guam-it në Paqësor. Një transferim, saktësuan burimet e New York Times, për arsye mbrojtëse. Por ishte vetëm një shpërqendrim i vogël sepse shumë dyshuan se destinacioni përfundimtar ishte Irani, dhe ashtu ishte. B-2 […]
Sulmet e SHBA-së në Iran/ Presidenti i Këshilli të BE-së: Palët të përmbahen, civilët, viktima të një përshkallëzimi…
Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, u ka bërë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar pas sulmeve të fundit ajrore të SHBA-së në lokacionet bërthamore iraniane, transmeton Anadolu. “U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore”, shkroi Costo në platformën sociale […]
Ministri i jashtëm iranian: SHBA-të vendosën të “hedhin në erë” diplomacinë
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara kishin vendosur të “hedhin në erë” diplomacinë, pas sulmeve të tyre ndaj objekteve bërthamore iraniane këtë mëngjes. “Javën e kaluar, ne ishim në negociata me SHBA-në kur Izraeli vendosi ta hidhte në erë atë diplomaci. Këtë javë, […]
Zhurmë shurdhuese, flakë që ngrihen deri në qiell dhe…/ Dalin pamjet nga sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane (VIDEO)
Dalin pamjet nga sulmu i Shteteve të Bashkuara mbi centralet bërthamore në Iran. Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Trump njoftoi për “sukses spektakolar […]
Sekretari i përgjithshëm i OKB: SHBA kanë ndërmarrë një përshkallëzim të rrezikshëm
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit. Guterres është shprehur i alarmuar siç ka thënë ai nga përdorimi i forcës nga SHBA-të, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në një rajon tashmë të brishtë. “Ky është […]
16 të plagosur në Tel Aviv nga sulmi iranian, banorët: Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë, më pas…
16 persona u lënduan nga sulmet iraniane që u raportuan këtë mëngjes në Tel Aviv, sipas autoriteteve izraelite. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, ndodhet në lagjen Ramat Aviv në kryeqytetin izraelit, ku një raketë iraniane goditi një bllok banimi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Banorët e lagjes po evakuohen, po dërgohen në qendrat e […]
Situata në Lindjen e Mesme, presidenti izraelit: Ditët në vijim mund të jenë delikate dhe sfiduese
«Fushata nuk ka përfunduar: ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme, të ndërlikuara dhe sfiduese». Kështu u shpreh presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, duke e cilësuar “historik” sulmin e Donald Trump ndaj Iranit, sipas asaj që raporton BBC. Herzog shtoi se deklaratat e presidentit amerikan tregojnë aleancën e thellë dhe të guximshme mes Shteteve […]
Analiza e BBC-së: Tre opsionet e Iranit pas bombardimeve të SHBA-së – Si do të përgjigjet Teherani
Pas sulmeve ajrore të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara në tre objekte bërthamore në Iran, Teherani po përballet me një vendim kritik strategjik. Siç analizon BBC, udhëheqja iraniane mund të zgjedhë midis tre skenarëve kryesorë, secili prej të cilëve mbart rreziqe dhe pasoja të ndryshme politike. 1. Të mos reagojëOpsioni i parë është përmbajtja e plotë. Irani […]