Trump: E shpëtova Khamenein nga një vdekje e turpshme, e dija se ku fshihej
Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cilësoi të turpshme dhe gënjeshtër deklarata e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili tha se e fituan luftën. Në një postim në Truth Social, Trump shkruan se ai e shpëtoi Khamenein nga një vdekje e turpshme. Sipas Trump, ai e dinte ekzaktësisht se ku fshihej Khamenei, por […]
Përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Kosovë, analisti: Takimi i Kurtit me krerët e partive politike, shans për kompromis
Pas ultimatumit të Gjykatës Kushtetuese që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të bëhet brenda 30 ditëve, deputetët janë mbledhur sërish këtë të premte në përpjekjen e tyre të 38-të. Kryeministri Albin Kurti, nga ana tjetër, i ka ftuar liderët politikë për një takim të përbashkët, në përpjekjen e radhës për të arritur konsensusin mbi konstituimin. […]
Djali i Princeshës së Norvegjisë nën akuzë për përdhunim dhe dhunë fizike, hetimi përfshin mbi 10 viktima
Policia e Oslos ka ngritur zyrtarisht akuza të rënda ndaj Marius Borg Høiby, djalit të madh të Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit. Høiby, 28 vjeç, akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe dëmtime trupore, pas një hetimi disa mujor që ka përfshirë një numër “dyshifror” viktimash të dyshuara. Sipas prokurorit të policisë, Andreas Kruszewski, akuzat […]
Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël
Një fluturim privat përfundoi në tragjedi të premten pasdite (27.6.2025), pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në qytetin francez Sanfol, pranë Chartres, në Francën perëndimore, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Parisit. Sipas autoriteteve lokale, të tre personat në bordin e avionit u vranë. Prefektura njoftoi se aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, […]
62 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, përfshirë civilë që prisnin ndihmat humanitare
Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot vdekjen e 62 personave si pasojë e sulmeve dhe zjarrit të ushtrisë izraelite në këtë enklavë të vogël palestineze. Në total, “62 palestinezë janë vrarë deri më tani për shkak të vazhdimit të sulmeve (izraelite) në Rripin e Gazës sot (e premte), përfshirë 10 persona që po […]
‘Sulm i hapur ndaj vendit tonë’, Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja
Presidenti Donald Trump ndërpret bisedimet tregtare me Kanadanë dhe së shpejti do të njoftojë një normë të re tarifore që vendi do të duhet të paguajë, tha ai në një postim në Truth Social të premten. Vendimi për t’i dhënë fund negociatave, të cilat kanë vazhduar prej disa muajsh, erdhi pasi Kanadaja njoftoi një taksë […]
‘Gjaku i fëmijëve tanë dhe barqet e tyre të uritura s’do të harrojnë/ Në epokë bollëku dhe armëpushimesh, Gaza vuan nga uria dhe lufta s’do të ndalet
Izraeli dhe Irani luftuan për 12 ditë, duke qëlluar me bomba, dronë dhe raketa kundër njëri-tjetrit, madje edhe Shtetet e Bashkuara iu bashkuan bombardimeve. Pastaj, në fillim të kësaj jave, lufta u ndal. Muajin e kaluar, India dhe Pakistani sulmuan njëra-tjetrën dhe bota kishte frikë nga shpërthimi i një lufte të përgjithshme midis dy fuqive bërthamore. Por më […]
Kushti-Trump rrëfen si e shmangu luftën mes Serbisë dhe Kosovës
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump në një konference për shtyp, ka treguar se ka ndërhyrë personalisht për të shmangur një konflikt të mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës gjatë mandatit të tij të mëparshëm. Ai tha se i kishte bërë presion Beogradit, duke i paralajmëruar se nëse sulmonin Kosovën, atëherë do të ndalonte çdo […]
Stërvitjet ushtarake që u mbajtën afër Bujanocit “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA-Serbi”
Stërvitjet ndërkombëtare ushtarake “Ujku Platin 25”, që u mbajtën në jug të Serbisë “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, tha më 27 qershor Ambasada amerikane në Beograd. “Këto ushtrime janë gurthemel i bashkëpunimit tonë dypalësh dhe prioritet i rëndësishëm për ushtrinë serbe, ashtu edhe për atë amerikane”, tha Paul Jukiq, ushtrues detyre […]
Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?
Gruaja më e rrezikshme në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Snachez është sigurisht Wendy Deng, ish-partnerja 56-vjeçare e Rupert Murdoch. Mbi këtë grua është ngritur miti se asgjë nuk mund ta ndalojë, pasi nëse ka diçka në mendje, ajo e realizon. “Si ka guximin Lauren ta ftojë në dasmë”, pyesin shumë në mediat sociale […]