Sot tentativa e 47-të për Kuvendin e Kosovës, ligjet në “sirtar” prej muajsh
Mbi 35 projektligje që duhej të miratoheshin nga qeveria dhe të procedoheshin për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës përpara datës 30 qershor kanë mbetur pezull, për shkak të situatës së pazgjidhur institucionale që po zvarritet që prej fillimit të vitit 2025. Sipas Programit të Projektligjeve 2025–2027, disa prej drafteve më të rëndësishme që priteshin të […]
Ndalohen lypësit, ecja me bikini dhe alkooli! Qyteti turistik vendos ligjin dragonian
Në bashkinë më të pasur të Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga e gjithë bota, lypja do të ndalohet me ligj. Bashkia e Portofinos ka ndaluar edhe lypjen e lehtë në qendër të qytetit, në parkingjet publike, pranë kishave dhe në skelën Umberto […]
Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano s’mban dot lotët: Më vodhën jetën
Emocione të forta në sallën e Gjykatës së Apelit në Romë, e cila konfirmoi dënimin për bosin e mafias napoletane, Francesco Bidognetti, i njohur ndryshe edhe si “Cicciotto ‘e mezzanotte”, sepse në vitet 1980 sipas dissave ai ishte i aftë të sillte errësirë edhe në mes të ditës. Ai që shpërtheu në lot ishte shkrimtari […]
“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit
Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7 tetori 2023, por që rrallëherë ishte zbatuar ndaj banorëve përveç peshkatarëve. Ky kufizim, vjen në një kohë kur banorët e Gazës po përballen me mungesë ekstreme uji, temperatura përvëluese dhe kushte […]
VIDEO/ Përmbytet metroja në New York, “paralizohet” qyteti
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme në sistemin e metrosë së New York-ut. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për rrezik përmbytjeje në të gjithë zonën metropolitane të qytetit. Në pamjet e bëra publike shihet vërshimi i shpejtë i ujit në panelet dhe tunelet e metrosë, ku uji ka depërtuar edhe në hapësirat ku […]
500 dronë brenda një nate, analiza: Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
Kievi dhe Odesa janë nën sulmet më masive ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Moska po sulmon me qindra dronë dhe raketa. Po pse tani? Rusia kreu prapë një sulm tjetër me dronë në Odessa. Sipas mediave lokale, u goditën ndërtesa e qendrës së rekrutimit të ushtrisë ukrainase dhe ndërtesa banimi. Një ditë […]
Gjykata në SHBA ndalon përkohësisht përpjekjet për t’iu hequr mbrojtjen afganëve
Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ndaloi përkohësisht vendimin e Qeverisë amerikane për t’iu hequr statusin e mbrojtjes së përkohshme afganëve që gjenden në SHBA. Kjo u jep së paku edhe një javë kohë mijëra afganëve që rrezikojnë të dëbohen dhe të kthehen në Afganistan – vendin që kontrollohet nga talibanët. Gjykata e Apelit për […]
Trump paralajmëron Rusinë: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam mbaruar me Putinin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga Vladimir Putini, por ende ‘nuk e ka përfunduar marrëdhënien me të’. Në një intervistë ekskluzive telefonike për BBC, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi: “Nuk kam besim pothuajse te askush”, kur u pyet nëse i beson liderit rus. Deklaratat vijnë disa orë pasi […]
‘Më kanë shkatërruar jetën’, Saviano shpërthen në lot pas dënimit të bos-it të Camorrës që e kërcënoi me vdekje
Ishte një nga momentet më emocionalë të jetës së tij. Roberto Saviano, shkrimtari i njohur italian dhe autori i romanit “Gomorra”, nuk mbajti dot lotët në sallën e Gjykatës së Apelit në Romë, ku u konfirmua dënimi ndaj Francesco Bidognetti, bos i klanit të Casalesit, i njohur me nofkën “Cicciotto ’e Mezzanotte”. Saviano shpërtheu në […]
Kosovë, Gjykata dënon me burg ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të tjerë për rastin “Veteranët”
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”, ndërsa i ka liruar plotësisht nga akuzat dy të tjerë. Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik […]