Category: Bota

  • Kallas: S’është rruga e duhur të ushtrohet presion ndaj ‘viktimës’! Rusia është agresori

    Kallas: S’është rruga e duhur të ushtrohet presion ndaj ‘viktimës’! Rusia është agresori

    Ukrana ishte në fokusin e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Nga qarqet qeveritare në Berlin mësohet, se motoja gjermane është: “nuk e lemë Ukrainën në baltë”.

    E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet Ukrainës shkëputja e territoreve në favor të Rusisë. “Ne nuk duhet të harrojmë, që Rusia është agresori dhe Ukraina viktima”, tha Kallas pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. “Nuk është rruga e duhur, të ushtrohet presion ndaj viktimës, Ukrainës”, shtoi ajo. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten (17.10. 2025) priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.Sipas njoftimeve në media Trump i ka kërkuar Zelenskyjt, që t’i japë fund luftimeve dhe të pranojë pushtimin rus të një pjese të Ukrainës.

    Berlini pret nga samiti i BE-së një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën.

    Në sfondin e takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest, qeveria e Gjermanisë pret nga samiti i BE-së këtë javë një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën. Veçanërisht në sfondin e një takimi të ,mundshëm Trump-Putin në Budapest vlen motoja “ne nuk e lemë Ukrainën në baltë”, thuhet në qarqet qeveritare në Berlin. Në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të enjten dhe të premten (23.10. – 24.10. 2025) në Bruksel fokusi do të jetë konkretisht një “financim afatgjatë i Ukrainës”, mësohet më tej. Qeveria gjermane pret, që në samit të ketë një “vendim politik” lidhur me pasuritë ruse të ngrira në Europë. Pavarësisht “një sërë” çështjesh të hapura teknike, po konturohet një “konsensus i gjerë” për përdorimin e pasurive të ngrira ruse për një të ashtuquajtur kredi reparacioni për Ukrainën./DW

  • Varësi totale nga Rusia, Bosnja dhe Hercegovina kërcënohet me kolaps energjetik

    Varësi totale nga Rusia, Bosnja dhe Hercegovina kërcënohet me kolaps energjetik

    Bosnja dhe Hercegovina mbeten tërësisht të varura nga gazi natyror rus dhe nuk do të jetë në gjendje të ndjekë planet e Bashkimit Evropian për të ndaluar plotësisht importimin e gazit rus deri në fund të vitit 2027, për shkak të mungesës së përparimeve në projektin e lidhjes jugore të gazit me rrjetin e gazit në Kroaci. Ky projekt është vendimtar për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me gaz dhe për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit rusë, por deri tani nuk ka pasur asnjë hap konkret për realizimin e tij. Ligji për Gazsjellësin Jugor të Ndërlidhjes, i cili do të lidhë rrjetin e gazit të Bosnjës dhe Hercegovinës me atë në Kroaci nga Bosnja qendrore përmes Hercegovinës dhe deri në qendrën në Zagvozd, u miratua nga parlamenti i Federatës së BiH në janar të këtij viti, por asnjë hap për zbatimin e tij nuk është ndërmarrë.
    Ky projekt u miratua gjithashtu në prani të ambasadorit të atëhershëm të SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy, pasi për SHBA-në është një projekt me rëndësi strategjike në kuadër të përpjekjeve për të zvogëluar varësinë e Evropës nga burimet ruse të energjisë, përkatësisht gazi dhe nafta. Sidoqoftë, disa pjesë të ligjit u kundërshtuan fuqishëm nga HDZ BiH. Miratimi i ligjit që do të mundësonte pavarësinë energjetike të Bosnjës dhe Hercegovinës është lënë në hije nga polemikat politike, dhe kjo ka bërë që deri më sot të mos ketë asnjë tregues të vërtetë për fillimin e ndërtimit të tubacionit të gazit të ri. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi mundësia e ndërprerjes së furnizimeve me gaz nga Rusia është gjithnjë e më e mundshme, sidomos nëse Rusia vendos të marrë masa të ngjashme për Serbinë, duke e shtrirë këtë ndalim në vitin 2024.
     

  • Trump shpërthen ndaj ambasadorit australian: Nuk më pëlqen dhe s’do të më pëlqesh kurrë!

    Trump shpërthen ndaj ambasadorit australian: Nuk më pëlqen dhe s’do të më pëlqesh kurrë!

    Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington.

    Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër.
    Trump u përgjigj se “nuk di asgjë për të”, ndoshta pa e kuptuar se Rudd ndodhej në të njëjtën dhomë. Më pas ai pyeti nëse Rudd punonte ende për qeverinë australiane. Ambasadori iu përgjigj me qetësi: “Këto komente janë bërë përpara se unë të merrja detyrën time.” (Rudd u emërua ambasador në mars të vitit 2023).

    🤪 Trump to Australia’s ambassador: “I don’t like you either.”
    An awkward exchange took place between the U.S. president and the Australian ambassador🇦🇺
    After signing an agreement on rare earth minerals, a journalist reminded Trump that Ambassador Kevin Rudd had once called him… pic.twitter.com/UEooOxvqYs
    — NEXTA (@nexta_tv) October 20, 2025
    Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.”
    Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.
    Përplasja mes të dyve nuk ishte e para. Vitin e kaluar, Trump e kishte përshkruar Rudd si “njeri me humor të keq” dhe “jo mendjen më të ndritur në dhomë”. Ai madje shtoi me ironi se “nëse të gjitha këto janë të vërteta, ai nuk do të jetë në këtë pozicion për shumë kohë”.

    Top Channel

  • Izraeli merr një tjetër trup pengjesh nga Hamasi përmes Kryqit të Kuq

    Izraeli merr një tjetër trup pengjesh nga Hamasi përmes Kryqit të Kuq

    Izraeli njoftoi sot se ka marrë një tjetër trup të mbajtur në Rripin e Gazës nëpërmjet Kryqit të Kuq, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

    Izraeli “mori, nëpërmjet Kryqit të Kuq, arkivolin e një pengu të zhdukur që iu dorëzua ushtrisë dhe Shin Bet (shërbimit të sigurisë izraelite) në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se trupi pritet të transferohet në Izrael.

    🚨 BREAKING: Hamas releases coffin of dead hostage to Red Cross after saying the body was recovered Sunday pic.twitter.com/O7KLkpTEAo
    — Fox News (@FoxNews) October 20, 2025

    Përpara dorëzimit të këtij trupi, Hamasi i kishte kthyer Izraelit mbetjet e 12 nga 28 pengjet që ishte zotuar t’ia dorëzonte Izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

    Top Channel

  • Netanyahu: Izraeli hodhi 153 ton bomba në Rripin e Gazës të dielën

    Netanyahu: Izraeli hodhi 153 ton bomba në Rripin e Gazës të dielën

    Izraeli hodhi 153 ton bomba në Rripin e Gazës të dielën, konfirmoi kryeministri Benjamin Netanyahu në Knesset.

    Bombat u hodhën gjatë sulmeve vdekjeprurëse, ndërsa IDF akuzoi Hamasin për sulme dhe shkelje të armëpushimit.
    “Ne hodhëm 153 ton bomba dje në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës pasi dy nga ushtarët tanë u vranë nga Hamasi”, tha Netanyahu në fillim të sesionit parlamentar dimëror.
    Ushtria izraelite, e cila njoftoi vdekjen e dy ushtarëve në luftime në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, bombardoi zonat përgjatë enklavës palestineze të dielën përpara se të njoftonte se po rivendoste një armëpushim. Hamasi mohoi çdo përfshirje dhe riafirmoi “angazhimin e tij të plotë” ndaj marrëveshjes së armëpushimit, e cila hyri në fuqi më 10 tetor.
    “U prita me tallje” kur fola për kërcënimin iranian
    Debati po zhvillohet me tone të larta. Lideri i opozitës, Yair Lapid, akuzoi Netanyahun se lejoi që kërcënimet nga Hamasi dhe Irani të përshkallëzoheshin.
    Raporti i tij e shtyu Netanyahun të rikthehej në skenën e Knessetit, duke deklaruar se Lapid kishte bërë thirrje që Izraeli të tërhiqej nga Gaza deri në nëntor 2024.
    “A guxoni të flisni për kërcënimin iranian?” vazhdon ai. “Për 40 vjet, dhe kur isha në qeveri dhe kryeministër, paralajmërova dhe luftova kundër këtij kërcënimi. Dhe u përpoqa t’i përfshija të gjithë, qeverinë dhe opozitën. Dhe u prita me tallje”, tha Netanyahu.
    Kryeministri izraelit paralajmëroi se kërcënimet nuk kishin mbaruar dhe bëri thirrje për një reduktim të mosmarrëveshjeve të brendshme.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë hekurudhor/ Treni përplas tre të rinj, një i vdekur dy të plagosur

    Aksident i rëndë hekurudhor/ Treni përplas tre të rinj, një i vdekur dy të plagosur

    Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Trecate (Novara), ku tre të rinj me origjinë pakistaneze, të moshës midis 20 dhe 22 vjeç, u goditën nga një tren. 
    Njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa dy të tjerët u plagosën — njëri në gjendje kritike, i dërguar me urgjencë në Spitalin “Maggiore” në Novara. I treti ka pësuar lëndime më të lehta. 
    Sipas hetimeve paraprake, dy prej të rinjve po përpiqeshin të kalonin shinat për të kapur trenin drejt Pioltellos, kur u përplasën. I treti, që ndodhej në platformë duke pritur një tren tjetër, u përpoq t’i ndihmonte dhe u godit nga një copë hekuri që u shkëput gjatë aksidentit. 
    Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 të mbrëmjes së 20 tetorit. Treni, që udhëtonte nga Torino drejt Milanos, u detyrua të ndalonte në linjë për t’i dhënë mundësi ekipeve të emergjencës dhe autoriteteve të zhvillonin hetimet. Trafiku hekurudhor në zonë u ndërpre përkohësisht. 
    Në faqen zyrtare të Trenitalia-s thuhet se trenat rajonalë dhe ndërqytetas mund të kenë vonesa, kufizime apo edhe anulime të itinerarit. Treni i përfshirë në aksident, IC 797 Torino Porta Nuova–Salerno, nuk do të ndalet në stacionet Torino Porta Susa, Vercelli, Novara dhe Milano. 
    Policia po punon për identifikimin e plotë të viktimës dhe të dy të plagosurve, pasi dokumentet e tyre mungojnë, ndoshta të humbura gjatë përplasjes. Nuk ka dëshmitarë të drejtpërdrejtë, pasi pasagjerët e tjerë ishin tashmë në nënkalim në momentin e aksidentit. 
    Stacioni i Trecate-s, që ka vetëm dy platforma dhe një nënkalim, ndodhet në një qytet me mbi 20 mijë banorë — i dyti më i madh në provincën e Novarës pas vetë qytetit. 
    Sipas hipotezave fillestare të hetuesve dhe karabinierëve në vendngjarje, viktima është goditur drejtpërdrejt nga treni, ndërsa i plagosuri rëndë është prekur vetëm pjesërisht. I treti, që u afrua për t’i ndihmuar, mendohet të jetë goditur nga një fragment metali i hedhur nga shinat pas përplasjes. 
    Ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini, shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë dhe kërkoi një raport të detajuar mbi ngjarjen. 

  • (VIDEOT)Rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa, tornado e fuqishme në Paris/ Një i vdekur dhe disa të plagosur

    (VIDEOT)Rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa, tornado e fuqishme në Paris/ Një i vdekur dhe disa të plagosur

    Në rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, një tornado e rrallë, por e fuqishme goditi zonën pasditen e sotme, duke lënë pas një person të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur rëndë. 
    Sipas të dhënave nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tornadoja shkatërruese goditi zonën duke vënë autoritetet në alarm për shkallën e dëmeve të shkaktuara. 
    Një viktimë është konfirmuar, ndërsa të paktën katër persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur tre vinça ndërtimi janë rrëzuar nga forca e erës, ndërsa çati, dritare dhe objekte të tjera janë shkatërruar në komunat Ermont, Eaubonne dhe Franconville. 
    Sipas raportimeve meteorologjike, fenomeni u shfaq në orët e mbrëmjes dhe u karakterizua nga përmbytje të shpejta dhe erëra jashtëzakonisht të forta. Ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar i shkallës së tornadës, por dëmet janë përshkruar si të mëdha dhe të përhapura. 
    Njësitë e zjarrfikësve, policisë dhe shërbimeve të emergjencës kanë ngritur një qendër krize për të menaxhuar pasojat dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në terren. Ministri Nunez ka bërë apel për kujdes, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe duke ndjekur nga afër situatën. Banorët në zonat e prekura janë këshilluar të shmangin zonat e dëmtuara derisa të përfundojnë inspektimet dhe të sigurohen rrugët e aksesit. 
    Përveç humbjes së jetës, dëmet materiale janë të konsiderueshme: vinça të rrëzuar, çati të shkatërruara, dritare të thyera dhe pemë të rrëzuara, që të gjitha dëshmi të intensitetit të jashtëzakonshëm të kësaj ngjarjeve. Rrjetet elektrike dhe infrastruktura publike janë prekur gjithashtu, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve në disa zona, ndërsa autoritetet po punojnë për të rivendosur normalitetin sa më shpejt të jetë e mundur. 
    Ngjarje të tilla theksojnë rritjen e riskut të fenomeneve klimatike ekstreme në Evropë, edhe në zona ku tornadot janë relativisht të rralla. Në vijim të ditës pritet të publikohen raportet zyrtare për numrin e saktë të të plagosurve, shkallën e tornadës sipas klasifikimit meteorologjik francez dhe vlerësimi i plotë i dëmeve materiale. 

    ️ Images impressionnantes de la tornade qui a frappé Ermont dans le Val-d’Oise ce lundi vers 17h45. Trois grues sont tombées ! (© hakim.9212) pic.twitter.com/7rpZuOpzSv
    — Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025
     

    ️ La tornade qui a touché Ermont dans le Val-d’Oise a fait tomber trois grues qui ont causé de gros dégâts en s’abattant sur des bâtiments. (© Ahmed Saidane) pic.twitter.com/IlolrxeECQ
    — Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025

  • Vrasja e shoferit me gurë në Itali, arrestohen 3 persona të lidhur me ekstremin e djathtë

    Vrasja e shoferit me gurë në Itali, arrestohen 3 persona të lidhur me ekstremin e djathtë

    Tre persona janë arrestuar për sulmin ndaj një autobusi tifozësh të Pistoia Basket mbrëmë në Rieti, që rezultoi në vdekjen e njërit prej dy shoferëve, Raffaele Marianella. 
    Sipas mediave italiane, individët janë të lidhur me lëvizje të ekstremit të djathtë. Tre të arrestuarit janë ultras që besohet se i përkasin grupit të tifozëve ‘Curva Terminillo’ (Terminillo). 
    Hetimet vazhduan gjatë gjithë natës dhe deri sot, duke zbuluar se disa persona ishin të përfshirë në sulmin ndaj autobusit të Pistoia Basket 2000, por hetuesit i kanë përqendruar dyshimet e tyre te tre individë. 
    Më pas dolën prova serioze për fajësinë e tyre në vrasjen e shoferit, duke çuar në arrestime. Tre ultrasit e arrestuar u dërguan në burg. 
    Mediat italiane raportojnë se pas ndeshjes, autobusi që transportonte tifozë toskanë u sulmua me gurë duke shkaktuar vdekjen e shoferit të dytë, i cili ndodhej në anën e pasagjerëve. 
    Pas ndeshjes, autobusi u largua nga arena dhe papritmas disa tifozë të ekipit Sebastiani Basket nga Rieti hodhën gurë, gurë dhe sende të tjera drejt autobusit ndërsa ai po largohej nga qyteti pas ndeshjes së luajtur në PalaSojourner. Autobusi u godit nga gurë të hedhur në pjesën e përparme, dhe xhami i përparmë u thye nga një gur, pikërisht në lartësinë e sediljes ku shoferi me shumë gjasa ishte ulur pranë shoferit. Xhami i përparmë është gjithashtu i çarë, por jo i thyer në anën e shoferit. 
    Në PalaSojourner në Rieti, gjatë ndeshjes së ligës A2 midis Pistoias dhe Sebastiani Basket Rieti, pati momente tensioni që u shuan më vonë nga ndërhyrja e sigurisë dhe forcave të rendit. 

  • Tornado në Paris, raportohet për një viktimë

    Tornado në Paris, raportohet për një viktimë

    Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një tornadoje të fuqishme që goditi rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit.
    Lajmin e konfirmoi Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili tha se autoritetet janë duke ndjekur nga afër situatën në terren.
    “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet e emergjencës dhe po monitorojmë me shqetësim zhvillimet,” deklaroi ministri.

    Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

  • Tornado e fuqishme në veri të Parisit/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa

    Tornado e fuqishme në veri të Parisit/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa

    Në rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, një tornado e rrallë, por e fuqishme goditi zonën pasditen e sotme, duke lënë pas një person të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur rëndë.

    Sipas të dhënave nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tornadoja shkatërruese goditi zonën duke vënë autoritetet në alarm për shkallën e dëmeve të shkaktuara.
    Një viktimë është konfirmuar, ndërsa të paktën katër persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur tre vinça ndërtimi janë rrëzuar nga forca e erës, ndërsa çati, dritare dhe objekte të tjera janë shkatërruar në komunat Ermont, Eaubonne dhe Franconville.
    Sipas raportimeve meteorologjike, fenomeni u shfaq në orët e mbrëmjes dhe u karakterizua nga përmbytje të shpejta dhe erëra jashtëzakonisht të forta. Ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar i shkallës së tornadës, por dëmet janë përshkruar si të mëdha dhe të përhapura.

    🌪️ Images impressionnantes de la tornade qui a frappé Ermont dans le Val-d’Oise ce lundi vers 17h45. Trois grues sont tombées ! (© hakim.9212) pic.twitter.com/7rpZuOpzSv
    — Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025

    Tornado hits Ermont & Eaubonne, Val-d’Oise, France. 1 dead, multiple injured.
    Heavy damage, 3 cranes down, many roofs blown off, trees uprooted.
    Serious destruction in these municipalities. #tornade pic.twitter.com/8nRLUNBQDz
    — GeoTechWar (@geotechwar) October 20, 2025

    🌪️ Une tornade a été signalée à Ermont dans le Val-d’Oise ce lundi vers 17h45. Elle a fait des dégâts notables, arrachant plusieurs toitures. (© Florence Krupski) pic.twitter.com/zgw0pfpF8a
    — Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025

    NOW: Footage shows damaged vehicles on a roadway in Ermont, France after getting struck by tornado debris. #Ermont #ValdOisepic.twitter.com/3QxF1UN7sb
    — Noteworthy News (@newsnoteworthy) October 20, 2025

    Njësitë e zjarrfikësve, policisë dhe shërbimeve të emergjencës kanë ngritur një qendër krize për të menaxhuar pasojat dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në terren. Ministri Nunez ka bërë apel për kujdes, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe duke ndjekur nga afër situatën. Banorët në zonat e prekura janë këshilluar të shmangin zonat e dëmtuara derisa të përfundojnë inspektimet dhe të sigurohen rrugët e aksesit.
    Përveç humbjes së jetës, dëmet materiale janë të konsiderueshme: vinça të rrëzuar, çati të shkatërruara, dritare të thyera dhe pemë të rrëzuara, që të gjitha dëshmi të intensitetit të jashtëzakonshëm të kësaj ngjarjeve. Rrjetet elektrike dhe infrastruktura publike janë prekur gjithashtu, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve në disa zona, ndërsa autoritetet po punojnë për të rivendosur normalitetin sa më shpejt të jetë e mundur.
    Ngjarje të tilla theksojnë rritjen e riskut të fenomeneve klimatike ekstreme në Evropë, edhe në zona ku tornadot janë relativisht të rralla. Në vijim të ditës pritet të publikohen raportet zyrtare për numrin e saktë të të plagosurve, shkallën e tornadës sipas klasifikimit meteorologjik francez dhe vlerësimi i plotë i dëmeve materiale.

    Top Channel