Category: Bota

  • Konferenca e Brazilit: Ndryshimi i klimës ka të bëjë me të ardhmen e njerëzimit

    Konferenca e Brazilit: Ndryshimi i klimës ka të bëjë me të ardhmen e njerëzimit

    Konferenca e 30-të e Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) po mbahet në Belem të Brazilit nga 10 deri më 21 nëntor dhe është konferenca e parë shumëpalëshe mbi qeverisjen e klimës dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit.
    Konferenca u propozua nga qeveria braziliane më 26 maj 2023 dhe u miratua nga Kombet e Bashkuara. Gjatë konferencës, Brazili e zhvendosi përkohësisht kryeqytetin e tij në Belem si një gjest angazhimi. Deri në tetor të këtij viti, 125 vende kishin paraqitur ose përditësuar Kontributet e tyre të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare, duke mbuluar gati 80 % të vëllimit të lëshimit global të gazrave serrë. Vendi organizator, Brazili, njoftoi më 13 tetor angazhimin për të arritur një shpyllëzim të paligjshëm zero deri në vitin 2030 dhe një ulje të lëshimit neto të gazrave serrë nga 59 % në 67 % në vitin 2035, në krahasim me nivelin e vitit 2005. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje vendeve të shtojnë 1 122 gigavatë kapacitet të energjisë së përtëritshme çdo vit duke filluar që nga sivjet
    Presidenti i konferencës, André Corrêa do Lago, theksoi se vendet e Veriut Global kanë humbur entuziazmin e duhur për përballimin e krizës klimatike, ndërsa vendet e Jugut Global po bëjnë përparim të vazhdueshëm dhe Kina po ofron zgjidhje që u sjellin dobi të gjitha vendeve. Sipas disa komenteve mediatike, Kina tashmë i ka përmbushur ose është gati t’i tejkalojë shumicën e angazhimeve të bëra dhjetë vjet më parë dhe po e shpëton Marrëveshjen e Parisit, teksa vendet në zhvillim tani i kanë zëvendësuar ato të zhvilluara si forca kryesore në çështjen e përballimit të ndryshimeve klimatike.
    Lidhur me këtë, zëdhënësi i MPJK -së Guo Jiakun-i vuri në dukje që ky vit shënon 10-vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Parisit dhe qeverisja globale e klimës ka hyrë në një fazë kritike. Kina merr pjesë aktive dhe udhëheq qeverisjen globale të klimës, duke mbështetur fuqimisht Brazilin si vend organizator i COP30. Ding Xuexiang, i dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping dhe zv.kryeministër i Kinës, mori pjesë në Samitin e Klimës në Belem dhe mbajti një fjalim, duke dërguar një sinjal të fortë për ndjekjen e drejtimit të duhur, zbatimin e veprimeve konkrete dhe thellimin e bashkëpunimit të hapur, për arritjen e suksesit të kësaj konference.
    Zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi që ndryshimi i klimës ka të bëjë me të ardhmen e përbashkët të njerëzimit. “Si Jugu, ashtu edhe Veriu Global, si vendet në zhvillim, ashtu edhe vendet e zhvilluara, ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë, dhe bashkëpunimi e veprimet e përbashkëta janë e vetmja rruqëdalje. Kina është një ‘vepruese’ në përballimin e ndryshimeve klimatike.

  • Europol arreston mercenarët e paguar për rrëmbimin e një kryetrafikanti shqiptar

    Europol arreston mercenarët e paguar për rrëmbimin e një kryetrafikanti shqiptar

    Agjencia Evropiane e Policisë [EUROPOL] ka bërë të ditur se më 12 nëntor ka ofruar ndihmë në një hetim të kryer nga gjermanët, lidhur me një grup mercenarësh, të angazhuar nga një rrjet kriminal, me qëllim rrëmbimin  e kreut të një bande rivale shqiptare për trafikim droge.
    Kreu i kësaj bande shqiptare – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – dyshohet se e ka orkestruar vjedhjen e disa tonëve të kanabisit, në vlerë të miliona eurove, shkruan REL.
    Aksioni i koordinuar është fokusuar në shtetas të Letonisë, disa prej të cilëve ishin me prapavijë në Legjionin e Huaj Francez.
    EUROPOL-i ka thënë se në operacion janë përfshirë autoritetet për zbatim të ligjit prej Danimarkës, Francës, Letonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
    “Këta individë shumë të trajnuar kanë qenë të pajisur me pajisje profesionale dhe kanë qenë aktivë në emër të grupit të krimit të organizuar”.
    Në ditën e operacionit policor janë arrestuar katër individë në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretëri të Bashkuar, ndërsa dy të tjerë, që janë arrestuar në tetor të vitit 2014 në Gjermani, tashmë janë dënuar nga gjykatat.

  • Mbledhja e ministrave të Jashtëm të G7-ës, Rubio: Po na mbarojnë opsionet për sanksione ndaj Rusisë

    Mbledhja e ministrave të Jashtëm të G7-ës, Rubio: Po na mbarojnë opsionet për sanksione ndaj Rusisë

    Shtetet e Bashkuara po i mbarojnë opsionet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas sulmit të Kremlinit ndaj gjigantëve të mëdhenj të naftës, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

    “Nuk ka mbetur shumë për ne për të vendosur sa i përket sanksioneve nga ana jonë”, tha Rubio dje përpara një takimi të ministrave të jashtëm të G7.
    SHBA-të vendosën sanksione ndaj Rosneft dhe Lukoil dhe degëve të tyre në tetor në një përpjekje për të ulur të ardhurat e Rusisë nga nafta, të cilat janë burimi kryesor i financimit për luftën në Ukrainë. Qëllimi ishte të shtyhej Moska në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës.
    Sanksionet do të hyjnë në fuqi të plotë më 21 nëntor, por disa vende tashmë po shqyrtojnë kërkesën për përjashtime. Hungaria tashmë ka marrë një zgjatje njëvjeçare nga SHBA-ja, kujton Politico.
    Lidhur me flotën ruse në hije, cisternat që transportojnë ilegalisht naftën ruse, Rubio tha se “ka gjëra që evropianët mund të bëjnë në lidhje me flotën në hije, pasi shumë nga këto po ndodhin në zona shumë më afër tyre”.
    BE-ja ka vendosur 19 paketa sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar gazin natyror të lëngshëm të Rusisë, bankat, tregtimin e kriptomonedhave dhe flotën në hije.
     
     

    Top Channel

  • Analiza e REL: Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

    Analiza e REL: Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

    Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një Qeveri të re.
    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.
    Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër – kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të.
    Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së, pas kreut të partisë, Albin Kurti, që do të provojë të formojë Qeverinë e re.
    Kjo parti, ndonëse ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fillimvitit, nuk ka siguruar mjaftueshëm vende në Kuvend për ta zgjedhur e vetme Qeverinë.
    “Kurti 2.5”, “Konjufca 1” apo tjetër?
    Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që kabineti që do ta paraqesë Konjufca do të jetë i njëjtë me kabinetin e propozuar nga Kurti, dhe nëse përbërja dhe përkrahja politike nuk kanë ndryshuar, nuk pritet rezultat i ri në votim.
    “Në këto rrethana, konsiderojmë që e vetmja mundësi reale për një qeveri të re do të ishte një marrëveshje politike për ta prodhuar një qeveri teknike, me mandat të kufizuar, dhe me disa objektiva të qarta, të cilat tashmë janë problematike”, shprehet Jakaj, duke përmendur si më kritike: miratimin e buxhetit të shtetit dhe të disa komunave për vitin e ardhshëm, ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe miratimin e buxhetit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
    Për dallim prej Konjufcës, që nuk është deklaruar në publik rreth formimit të Qeverisë, Kurti tha ditë më parë se këtë javë mund të ketë më shumë hollësi rreth procesit.
    Ai përsëriti qëndrimin e tij se nuk është mirë për Kosovën të ketë zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.
    “Deputetët e Republikës janë para përzgjedhjes: ose ‘Kurti 2.5’ deri në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ deri në prill. Por, pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur”.
    Pse nuk po thirret seanca?
    Rëndom në Kosovë, seancat për formim të Qeverisë janë mbajtur shpejt pasi është mandatuar një figurë për kryeministër.
    Për Jakajn, situata e tanishme është e pazakontë, dhe ai është i befasuar me Konjufcën.
    “Kam pasur pritje të tjera nga zoti Konjufca, që ai të jetë më i shpejtë dhe më dialogues me partitë tjera, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”.
    Përveç mungesës së votave, në Kosovë flitet gjerësisht se një tjetër arsye për zvarritje të procesit është që koha e zgjedhjeve eventuale të përshtatet me pushimet e diasporës në Kosovë, diku rreth 28 dhjetorit.
    Jakaj shpreson që presidentja do ta evitojë këtë datë, meqë është periudhë feste në pjesën më të madhe të botës.
    “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin pas datës 24 dhjetor, do të përbënin problem, në kuptimin që të mos ketë prani ndërkombëtare për t’i monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme”.
    Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse Qeverinë nuk arrin ta bëjë as mandatari i dytë, atëherë presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.
    Vetë Osmani tha ditë më parë se u ka treguar krerëve të partive ish-opozitare që nëse nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e Qeverisë në detyrë për miratimin e ligjeve – sikurse ai për buxhetin ose Planin e Rritjes së BE-së – atëherë një kërkesë formale mund ta bëjë ajo në emrin e tyre, mirëpo fillimisht partitë duhet të kenë gatishmëri që ato ligje t’i votojnë në Kuvend.
    “Ka mundësi të zgjidhet kjo çështje, mirëpo deri më tani nuk kam përgjigje”, u shpreh ajo.
    Sipas presidentes, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë gati 1 miliard euro, buxheti i shtetit dhe çështje tjera do të duhej të votoheshin “nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por akoma s’kanë vendosur asgjë”.
    Çfarë nëse vendi shkon në zgjedhje?
    Ekspertët parashikojnë që do të gjendet një mënyrë që Kosova të ketë buxhet deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, ndërsa fondet e huaja rrezikojnë të humbin.
    Nëse pas 31 marsit s’ka institucione funksionale, atëherë vendi do të përballet me situatë të paparashikueshme, meqë nuk do të ketë paga për punëtorët e sektorit publik dhe as operatorët e sektorit privat nuk do të mund t’i kryejnë punët e tyre, në mungesë të kryerjes së obligimeve nga ana e shtetit.
    Megjithatë, partitë vazhdojnë të mos gjejnë mes, dhe besojnë se zgjedhjet e parakohshme janë opsioni i vetëm real.
    Njohësit e çështjeve politike, në anën tjetër, nuk presin ndryshime të mëdha në rezultate, dhe përsërisin që vetëm kompromisi e nxjerr vendin nga kriza. Mbetet të shihet kush do ta bëjë kthesën e madhe…

  • Qeveria e re? Ja çfarë e pret Kosovën në ditët në vijim

    Qeveria e re? Ja çfarë e pret Kosovën në ditët në vijim

    Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një qeveri të re. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri. Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër  kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të. Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së, pas kreut të partisë, Albin Kurti, që do të provojë të formojë Qeverinë e re. Kjo parti, ndonëse ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fillimvitit, nuk ka siguruar mjaftueshëm vende në Kuvend për ta zgjedhur e vetme Qeverinë.
    “Kurti 2.5”, “Konjufca 1” apo tjetër?

    Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që kabineti që do ta paraqesë Konjufca do të jetë i njëjtë me kabinetin e propozuar nga Kurti, dhe nëse përbërja dhe përkrahja politike nuk kanë ndryshuar, nuk pritet rezultat i ri në votim.

    “Në këto rrethana, konsiderojmë që e vetmja mundësi reale për një qeveri të re do të ishte një marrëveshje politike për ta prodhuar një qeveri teknike, me mandat të kufizuar, dhe me disa objektiva të qarta, të cilat tashmë janë problematike”, shprehet Jakaj, duke përmendur si më kritike: miratimin e buxhetit të shtetit dhe të disa komunave për vitin e ardhshëm, ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe miratimin e buxhetit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

    Për dallim prej Konjufcës, që nuk është deklaruar në publik rreth formimit të Qeverisë, Kurti tha ditë më parë se këtë javë mund të ketë më shumë hollësi rreth procesit. Ai përsëriti qëndrimin e tij se nuk është mirë për Kosovën të ketë zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill. “Deputetët e Republikës janë para përzgjedhjes: ose ‘Kurti 2.5’ deri në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ deri në prill. Por, pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur”.
    Pse nuk po thirret seanca?
    Rëndom në Kosovë, seancat për formim të Qeverisë janë mbajtur shpejt pasi është mandatuar një figurë për kryeministër. Për Jakajn, situata e tanishme është e pazakontë, dhe ai është i befasuar me Konjufcën. “Kam pasur pritje të tjera nga zoti Konjufca, që ai të jetë më i shpejtë dhe më dialogues me partitë tjera, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”. Përveç mungesës së votave, në Kosovë flitet gjerësisht se një tjetër arsye për zvarritje të procesit është që koha e zgjedhjeve eventuale të përshtatet me pushimet e diasporës në Kosovë, diku rreth 28 dhjetorit. Jakaj shpreson që presidentja do ta evitojë këtë datë, meqë është periudhë feste në pjesën më të madhe të botës.
    “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin pas datës 24 dhjetor, do të përbënin problem, në kuptimin që të mos ketë prani ndërkombëtare për t’i monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme”. Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse Qeverinë nuk arrin ta bëjë as mandatari i dytë, atëherë presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.
    Vetë Osmani tha ditë më parë se u ka treguar krerëve të partive ish-opozitare që nëse nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e Qeverisë në detyrë për miratimin e ligjeve sikurse ai për buxhetin ose Planin e Rritjes së BE-së – atëherë një kërkesë formale mund ta bëjë ajo në emrin e tyre, mirëpo fillimisht partitë duhet të kenë gatishmëri që ato ligje t’i votojnë në Kuvend.
    “Ka mundësi të zgjidhet kjo çështje, mirëpo deri më tani nuk kam përgjigje”, u shpreh ajo. Sipas presidentes, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë gati 1 miliard euro, buxheti i shtetit dhe çështje tjera do të duhej të votoheshin “nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por akoma s’kanë vendosur asgjë”.
    Çfarë nëse vendi shkon në zgjedhje?
    Ekspertët parashikojnë që do të gjendet një mënyrë që Kosova të ketë buxhet deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, ndërsa fondet e huaja rrezikojnë të humbin. Nëse pas 31 marsit s’ka institucione funksionale, atëherë vendi do të përballet me situatë të paparashikueshme, meqë nuk do të ketë paga për punëtorët e sektorit publik dhe as operatorët e sektorit privat nuk do të mund t’i kryejnë punët e tyre, në mungesë të kryerjes së obligimeve nga ana e shtetit. Megjithatë, partitë vazhdojnë të mos gjejnë mes, dhe besojnë se zgjedhjet e parakohshme janë opsioni i vetëm real. Njohësit e çështjeve politike, në anën tjetër, nuk presin ndryshime të mëdha në rezultate, dhe përsërisin që vetëm kompromisi e nxjerr vendin nga kriza. Mbetet të shihet kush do ta bëjë kthesën e madhe./REL/

  • Rubio: Po bëhet “progres i mirë” në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza

    Rubio: Po bëhet “progres i mirë” në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se po bëhet “progres i mirë” në hartimin e një rezolute të OKB-së për një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza, duke theksuar se kjo forcë nuk do të jetë njësi luftarake, por do të jetë jetike për sigurimin e zonave ndërsa ndihma humanitare dhe përpjekjet për rindërtim zgjerohen.
    Duke folur për gazetarët të mërkurën pas një takimi të ministrave të Jashtëm të G7-ës në Kanada, Rubio tha se një draft i përditësuar i rezolutës ende po rafinohet me kontributin e disa vendeve dhe se Washingtoni shpreson të shohë veprim “shumë shpejt”.
    “Duhet të bëhet në mënyrën e duhur”, tha ai duke shtuar se SHBA-ja po punon për të balancuar interesat e vendeve të përfshira. “Nuk duam të humbasim vrullin për këtë”, shtoi ai.

    Ndërsa forca e stabilizimit nuk ka për qëllim të kryejë sulme ose të angazhohet në luftime, Rubio tha se do të jetë e nevojshme për të garantuar siguri bazike në zonat që nuk janë nën kontrollin izraelit ndërsa Hamasi duhet të çarmatoset sipas marrëveshjes që të gjitha palët e kanë miratuar.
    “Nëse doni të shihni një rritje të madhe jo vetëm të ndihmës humanitare, por edhe të rindërtimit, do t’ju duhet të keni siguri dhe kjo nuk mund të jetë Hamasi”, tha ai.
    “Pra, do të duhet një forcë që ofron vetëm siguri të përditshme bazike. Ky është roli kryesor i forcës së stabilizimit, të stabilizojë”, deklaroi kryediplomati amerikan.
    Rubio theksoi se qëllimi afatgjatë është një Gaza e qeverisur nga një organ civil palestinez i besueshëm dhe jo nga Hamasi apo ndonjë fuqi e huaj.
    “Me kalimin e kohës nuk do të ketë më vijë të verdhë”, tha ai duke iu referuar ndarjes midis zonave të kontrolluara nga Hamasi dhe atyre jo nga Hamasi.
    “Duhet të ketë një organizatë civile palestineze që qeveris Gazën dhe ky është qëllimi, ta ngrisim këtë organizatë, t’i japim kapacitet, të lejojmë të rritet si në aftësi, ashtu edhe në besueshmëri dhe në fund ajo do të qeverisë Gazën”, tha ai.
     

  • Shefi i OKB-së shpreh ‘shqetësim të thellë’ për raportet e mizorive masive në El-Fasher

    Shefi i OKB-së shpreh ‘shqetësim të thellë’ për raportet e mizorive masive në El-Fasher

    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së shprehu të enjten “shqetësim të thellë”, lidhur me raportet për mizori masive dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në El-Fasher të Sudanit, duke shtuar se dhuna po përkeqësohet edhe në rajonin e Kordofanit.

    Në një postim në kompaninë amerikane të mediave sociale X, Antonio Guterres bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, ndërsa luftimet intensifikohen midis Forcave të Armatosura Sudaneze dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

    “Rrjedha e armëve dhe luftëtarëve nga palët e jashtme duhet të ndërpritet”, tha ai, duke theksuar se ndihma humanitare duhet të lejohet “të arrijë shpejt tek civilët në nevojë”.

    Shefi i OKB-së u bëri thirrje të dyja palëve të ndërmarrin “hapa të shpejtë dhe të prekshëm” drejt një zgjidhjeje të negociuar për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.  

    Përshkallëzimi i konfliktit në Sudan

    Më 26 tetor, RSF-ja mori kontrollin e El-Fasher, kryeqytetit të Shtetit të Darfurit të Veriut, dhe kreu masakra, sipas organizatave lokale dhe ndërkombëtare, mes paralajmërimeve se sulmi mund të thellonte ndarjen gjeografike të vendit.

    Pas pushtimit të El-Fasher nga RSF-ja, përleshjet midis grupit rebel dhe ushtrisë sudaneze u përhapën në fronte të reja, veçanërisht në shtetet qendrore dhe jugore të Kordofanit.

    Nga 18 shtetet e Sudanit, RSF tani i mban të pesë në rajonin e Darfurit, përveç disa zonave veriore të Darfurit të Veriut që janë ende nën kontrollin e ushtrisë. Ushtria sudaneze vazhdon të dominojë shumicën e 13 shteteve të mbetura në rajonet jugore, veriore, lindore dhe qendrore, përfshirë kryeqytetin, Khartum.

    Konflikti i përgjakshëm midis ushtrisë dhe RSF-së, i cili filloi në prill të vitit 2023, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë./ AA.

  • E rëndë në Itali, nëna vret fëmijën e saj 9-vjeçar. Gjykata ia besoi babait pas divorcit, gruaja kundërshtoi vendimin

    E rëndë në Itali, nëna vret fëmijën e saj 9-vjeçar. Gjykata ia besoi babait pas divorcit, gruaja kundërshtoi vendimin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave vendase, një grua vrau  djalin e saj 9-vjeçar duke i prerë fytin.
    Fëmija i ishte besuar babait të tij pasi çifti ishte divorcuar, por gruaja, e cila po trajtohet në një qendër të shëndetit mendor, e kundërshtoi vendimin.
    Ansa raporton se gruaja dyshohet se përdori një thikë kuzhine për të vrarë djalin e mitur dhe më pas u përpoq të lëndonte veten.

    Sipas raportimeve, kur zjarrfikësit dhe forcat e rendit mbërritën në shtëpi, fëmija kishte qenë i vdekur prej orësh dhe trupi i tij ishte në banjo.
    Gruaja pasi mori ndihmë mjekësore, u arrestua./vizionplus.tv

  • Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit

    Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit

    Mbi gjysmë milioni kandidatë morën pjesë sot në provimet e rënda për pranimin në universitetet e Koresë së Jugut, ndërsa policia u mobilizua për të siguruar mbërritjen në kohë të tyre në qendrat e provimit dhe autoritetet pezulluan për gjysmë ore të gjitha fluturimet.

    Numri i kandidatëve që u paraqitën në këto provime, të domosdoshme për të siguruar një vend në universitetet më të mira të vendit, ishte më i larti në shtatë vitet e fundit.
    Shumica lindën në vitin 2007, kur pati një rritje të lindjeve, pasi ajo vit konsiderohej fatlum për të pasur fëmijë.

    Autoritetet ndaluan uljet dhe ngritjet në të gjitha aeroportet, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Incheonit, nga ora 13:05 deri në 13:40 (me orën lokale) për të shmangur çdo zhurmë gjatë provimit të dëgjimit në gjuhën angleze.

    Kjo masë preku 140 fluturime, mes tyre 65 ndërkombëtare. Faqet e ndjekjes së fluturimeve treguan avionë që bënin rrethe rreth aeroporteve.

  • VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro digjen plotësisht

    VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro digjen plotësisht

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit Marinën Zea në Greqi, duke shkatërruar plotësisht katër varka turistike.

    Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se ka nisur nga një varkë druri me vela, e cila përdorej për itinerare turistike drejt ishujve Aegina dhe Moni. Flakët shpërthyen rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në tre anije të tjera që ndodheshin pranë.

    Fillimisht, varka prej druri dhe dy të tjera u fundosën, ndërsa anija e katërt u zhyt pjesërisht nën sipërfaqen e ujit pak para orës 09:00.

    Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 20 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe anije të shërbimit zjarrfikës dhe autoriteteve portuale, të cilat hodhën ujë nga deti për të izoluar flakët.

    Autoriteti portual ka vendosur barriera mbrojtëse në zonë për të parandaluar ndotjen e ujit nga karburantet dhe mbetjet e djegura.

    Hetimet për shkaqet e zjarrit po kryhen nga ekipi hetimor i zjarrfikësve dhe autoriteti portual. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    FOTO GALERI: