Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime
Dronët e inteligjencës ushtarake ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë dy anije të forcave ruse, që gjithashtu u goditën edhe me raketat kundër aeroplanëve TOR-M2. Anijet ruse gjendeshin në ujë në Krimenë e pushtuar, kur u “vizituan” befasisht nga dronët dhe raketat ukrainase. Inteligjenca ukrainase shpërndau edhe pamjet në rrjetet sociale të këtij sulmi që me […]
Greqia përfshihet nga reshje të dendura shiu, ishujt Paros dhe Mykono më të prekurit
Greqia po përballet me një mot të keq me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona dhe ishuj. Kreu i komunitetit shqiptar në ishullin Mitilini, Elban Dervishbehaj, përshkroi situatën si kritike në disa pjesë të vendit, ku shkollat dhe institucionet janë detyruar të mbyllen. Sipas tij, zonat më të prekura […]
Shpërthen vullkani në Islandë, autoritetet kishin evakuuar paraprakisht zonën
Një shpërthim vullkanik ndodhi në gadishullin Reykjavík në Islandën jugperëndimore, disa orë pas evakuimit të qytetit të Grindavík ku ndodhet destinacioni i famshëm turistik Blue Laguna. Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze, shpërthimi filloi në orën 09:45 me orën lokale, në veri të Grindavik. Në më pak se një orë, çarja në tokë arriti një gjatësi prej […]
Forbes publikon listën e miliarderëve të botës për vitin 2025, ja kush kryeson
Lista e re e njerëzve më të pasur nga Forbes për vitin 2025 regjistron 3,028 miliarderë, numri më i madh në 39 vitet e publikimit të renditjes dhe një vlerë totale neto që arrin në 16.1 trilion dollarë. Lista e re, e miliarderëve të botës e publikuar nga Forbes shënon një rritje të shpejtë të […]
Vrau CEO-n e kompanisë së shëndetit, prokurorët amerikanë kërkojnë dënim me vdekje për Luigi Mangione
Prokurorët amerikanë do të kërkojnë dënimin me vdekje për Luigi Mangione, i riu i akuzuar për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare Brian Thompson në dhjetor. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha në një deklaratë të martën se ajo kishte urdhëruar prokurorët federalë të kërkonin dënimin për “vrasjen e paramenduar, gjakftohtë”. Thompson u qëllua për vdekje […]
Pas problemeve që pati me trajtimin ndaj kancerit, Mbreti Charles i kthehet detyrave zyrtare
Mbreti Charles është rikthyer sot në detyrat e tij zyrtare pas një pauze disa ditore për t’u rikuperuar nga efektet anësore të trajtimit që po merr për kancerin. Charles u shfaq duke buzëqeshur gjatë një ceremonie nderi në Kështjellën Windsor, në Londër. Monarku 76-vjeçar, i cili po trajtohet për më shumë se një vit për […]
Trump edhe në një mandat të tretë? Çfarë thonë ligjet në SHBA
Donald Trump thotë se nuk po bën shaka rreth kërkesës së tij për të shërbyer një mandat të tretë si President i SHBA-së. Kushtetuta amerikane thotë se “asnjë person… nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë”, por disa prej mbështetësve të Trump kanë hedhur idenë se ka disa mënyra për ta realizuar këtë. […]
NATO përforcon praninë në Kosovë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës nga rezervat operacionale të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë. KFOR-i tha se personeli i dislokuar do të operojë në bazë të përkohshme, së bashku me 200 forca rezervë që veçse janë dislokuar në Kosovë nga brigada italiane […]
E djathta ekstreme gati për protesta pas vendimit për Le Pen
Udhëheqësi francez i ekstremit të djathtë, Jordan Bardella, u ka bërë thirrje njerëzve të mblidhen në qendër të Parisit të dielën në shenjë proteste ndaj një vendimi që e ka ndaluar Marine Le Pen të kandidojë për poste publike për pesë vjet. Përpjekja e Le Pen për t’u bërë presidentja e ardhshme e Francës në […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbledh Parlamentin e ri më 15 prill
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025, ka njoftuar Zyra e […]