Kim Jong Un prezanton dronët e rinj ushtarakë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka prezantuar një seri dronësh të rinj ushtarakë, mes spekulimeve se ai ka dërguar edhe 3.000 trupa shtesë për të mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Më 27 mars, agjencia shtetërore koreano-veriore publikoi imazhe të Kim Jong Un duke inspektuar testimet e dronëve vëzhgues dhe […]
Meloni kundër dërgimit të trupave ushtarakë në Ukrainë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka dalë kundër Britanisë dhe Francës, teksa deklaroi se Italia nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë edhe në rast se arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë. Në fillim të marsit, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se kombet e tyre ishin gati të drejtonin një […]
Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në një komunikatë të lëshuar […]
Trump: SHBA duhet ta marrë Groenlandën
Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve sot në Shtëpinë e Bardhë se SHBA “duhet të ketë Grenlandën” për sigurinë globale. “Ne kemi nevojë për Grenlandën”, tha presidenti, shkruan CNN. “Gjë që është shumë e rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare, ne duhet të kemi Grenlandën. Nuk është çështja nëse mund të bëjmë pa të. Ne nuk […]
Më shumë se 1,000 viktima nga tërmeti shkatërrues në Mianmar, qindra të zhdukur në Tajlandë
Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që goditi Mianmarin është rritur ndjeshëm, duke arritur në 1,002 të vdekur dhe 2,376 të plagosur, sipas njoftimit më të fundit të qeverisë së juntës ushtarake. Shumica e viktimave ndodhen në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit dhe më afër epiqendrës së tërmetit. […]
Mijëra viktima dhe të zhdukur, kryetar i juntës ushtarake në Mianmar thirrje të jashtëzakonshme për ndihmë ndërkombëtare
Numri i të vdekurve në Mianmar ka arritur në më shumë se 1,000 , ndërsa ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura në një kërkim të dëshpëruar për të mbijetuar. Junta qeverisëse tha në një deklaratë të shtunën se 1,002 njerëz ishin konfirmuar të vdekur dhe 2,376 të plagosur, me shumicën e […]
Sulm rus në Ukrainë, 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Një sulm rus me dronë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër njerëz dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe dëmtoi shtëpi banimi, tha guvernatori rajonal. “Sipas informacioneve që kemi për momentin, katër njerëz u vranë në Dnipro”, tha në Telegram Serhiy Lysak, […]
Qindra mijëra njerëz protestojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut
Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan. Demonstruesit i vazhduan protestat të shtunën, të cilat janë shndërruar në demonstratat më të mëdha në Turqi pas më shumë se një dekade. Në protestë u lexua […]
Danimarka i përgjigjet kritikave amerikane për Groenlandën
Ministri i Jashtëm i Danimarkës i është përgjigjur kritikave të udhëheqjes amerikane për menaxhimin e Grenlandës, duke thënë se nuk flasin kështu “aleatët e ngushtë” dhe se SHBA mund të forcojë sigurinë e saj pa marrë nën kontroll territorin. “Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë […]
Rusia nuk ndalet, vijon bombardimet në Ukrainë, 4 të vdekur dhe 19 të plagosur në Dnipro
Një sulm masiv me dron rus vrau 4 persona dhe plagosi 19 të tjerë në Dnipro të Ukrainës. Një bllok apartamentesh dhe rreth 10 banesa u përfshinë nga flakët, sipas guvernatorit të rajonit, Serhiy Lysak në një postim në Telegram. Numri i viktimave ka të ngjarë të rritet, me tre nga të plagosurit në gjendje […]