Category: Kosova

  • Çarje në LDK, Abdixhiku përballë kërkesave për largim

    Çarje në LDK, Abdixhiku përballë kërkesave për largim

    Kosova E Premte, 21 Mars 2025 20:54
    Ish-kryeministri i fundit nga radhët e LDK-së, Avdulla Hoti dhe ish-ministri Agim Veliu janë dy figurat që kanë kërkuar hapur ndryshime në udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pakënaqësi në lidhje me numërimin e votave brenda partisë dhe favorizim të disa figurave të reja kanë shprehur edhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selamanaj, ish-shefi i grupit parlamentar Arben Gashi dhe deputetja Rrezarta Krasniqi.
    Në mbrojtje të Abdixhikut janë radhitur nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Doarsa Kica Xhelili duke i quajtur kërkesat për ndryshime si qesharake. Analistët politikë kanë argumentet e tyre nëse thirrja për ndryshime në udhëheqjen e LDK-së është legjitime duke qenë se edhe pse doli e treta, kjo parti pati rritje nga zgjedhjet e kaluara por edhe se mund të dëmtojë LDK-në në negociatatpër një koalicion të mundshëm qeveritar. “Në situatën ku ndodhet LDK me një rritje prej 70 mijë votave nga 2021 mendoj që nuk është e drejtë të kërkohet ndryshimi i lidershipit, mund të kërkohet një analizë e gjendjes zgjedhore ku ka gabuar LDK dhe ku duhet të përmirësohet tutje”, thotë Arbnor Sadiku, analist politik.

    “Ndoshta kjo temë është dashur të pritet dhe të diskutohet pas përfundimit të këtyre procedurave të formimit të Qeverisë sepse një kërkesë e tillë e dobëson lidershipin në këtë rast, pozicionin e Lumir Abdixhikut, tani në pjesën e negociatave”, shprehet Magbule Shkodra, analiste. Lidhjes Demokratike i kërkohet që para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vjeshtë të mbledhë strukturat e partisë dhe t’i jepet një votëbesim kryetarit aktual në mënyrë që të mos dëmtohet në procesin lokal zgjedhor.
    “Para zgjedhjeve lokale të thirret këshilli drejtues dhe të rikonfirmohet pozita e Abdixhikut apo të ketë propozime të reja, kjo do të ishte gjëja më e mirë për LDK, sepse edhe kështu si udhëheqës i partisë kur ke kundërshtime për brenda shtëpisë tënde ti nuk je shumë i fortë për të shkuar në tubime në fushatë lokale”, thekson Shkodra. Analistët shprehën se Abdixhiku duhet të jetë i hapur ndaj kërkesave nga ky grup i të pakënaqurve në partinë e tij të cilët kanë rezerva për orientimin e partisë apo mënyrën e të bërit opozitë gjatë këtyre viteve.
    “LDK dhe z. Abidxhiku ato kërkesa dhe ankesa duhet të marr parasysh dhe të tentojë të unifikojë LDK para zgjedhjeve lokale edhe me ata zëra që janë kritikë sepse kur të jesh në opozitë edhe vetëm të mendojë dikush keq mund të të dëmtojë e lëre më të punojë kundër teje”, thekson Arbnor Sadiku. Në zgjedhjet e 9shkurtit, LDK mori mbi 171 mijë vota apo 18.3% që përkthyer në mandate i bie 20të tilla.

  • Hashim Thaçi takon familjarët në Prishtinë para se të niset për në Hagë

    Hashim Thaçi takon familjarët në Prishtinë para se të niset për në Hagë

    Kosova E Shtunë, 22 Mars 2025 11:55
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë natës në selinë e Eulex-it në Prishtinë dhe ka pasur mundësi të takojë disa prej familjarëve të tij.
    Mediat e Kosovës raportojnë se dy nga vëllezërit e Thaçit dhe një tjetër familjar kanë qenë të parët që e vizituan gjatë ditës. Po ashtu, ai pritet të takojë edhe djalin e tij, Endritin, gjatë ditës së sotme.

    Thaçi erdhi dje në Kosovë, fillimisht për të nderuar kujtimin e babait të tij tek varri i tij dhe më pas vizitoi shtëpinë e tij në Burojë, ku takoi nënën, motrën dhe gruan. Pas takimeve të sotme me familjen, ai pritet të qëndrojë deri në pasdite dhe më pas të niset drejt Hagës për të vijuar procesin e tij ligjor.

  • Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës vë duart në kokë

    Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës vë duart në kokë

    Kosova E Hënë, 24 Mars 2025 19:44
    Dy viktima ishte bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i një furre buke ka vrarë punonjësen dhe më pas veten këtë të hënë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për mediat vendase për ngjarjen e rëndë.
    Mes banorëve që u mblodhën për të mësuar për ngjarjen, është edhe bashkëshorti i viktimës, i cili ka vënë duart në kokë kur ka zbuluar se gruaja e tij është vrarë.

    Ky është rasti i dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar.

  • Pse u vra gruaja në Vushtrri? Familjari: Shkak xhelozia nga pronari i furrës

    Pse u vra gruaja në Vushtrri? Familjari: Shkak xhelozia nga pronari i furrës

    Nexhmie Musliu Haradini, 42-vjeç u vra nga ish-pronari i saj, Arsim Morina i cili më pas i dha fund edhe jetës së tij. Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Stanovc në Vushtrri të Kosovës. Sipas familjarëve të gruas së vrarë, vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pse ia ka lënë punën.
    Familjari i gruas së vrarë, Rrahim Ajeti, tha se janë në pritje të raportit të obduksionit, për të vazhduar me procedurat e varrimit. Gjithashtu, ai theksoi se ata nuk kanë pasur probleme më herët. ”Ne si familje jemi duke pritur raportin e obduksionit, dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e varrimit. Nuk janë mirë, por Zoti ka dashtë kështu. Raport punëdhënës-punëmarrës, nuk kanë pasur probleme”, tha familjari i gruas.

    Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahës e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës. “InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook. E ndjera u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës ku kishe punuar më herët.

  • Ky është Naser Gashi, personi që u vra sonte në Prishtinë

    Ky është Naser Gashi, personi që u vra sonte në Prishtinë

    Ky është personi i vrarë, Naser Gashi, i cili ndërroi jetë 15 minuta pasi mbërriti në emergjencë.
    I ndjeri është i moshës 63-64 vjeçare, thanë nga QKUK-ja.
    ”Pas 15 minutave që është pranu në emergjencë, viktima ka ndërruar jetë. Viktima i përket moshës 63-64 vjeçare.
    I plagosuri i parë ka ardh rreth orës 22:35 minuta, që faktikisht ka qenë pothuajse pa shenja jete, I është bërë reanimimi i tij për gjysmë ore dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi mjeku kujdestar, Agron Çitaku.
    Lidhur me rastin policia kanë thënë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

    Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
    Policia e rajonit të Prishtinës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se njëri prej të plagosurve, i cili ishte në gjendje të rëndë, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
    Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
    Njësitet kompetente janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që të ketë më shumë detaje në orët në vijim.
    Aktualisht nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek incidenti tragjik.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Kush është gruaja që u vra në Vushtrri, la pas vetes tre fëmijë

    Kush është gruaja që u vra në Vushtrri, la pas vetes tre fëmijë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
    Dy viktima janë gjetur pa shenja jete. Një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete.
    Autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe.
    Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje. Detaje si ndodhi vrasja dhe vetëvrasja.
    Rreth orës 16:00, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë.Gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.
    Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vret dhe veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët viktima.
    Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.
    Ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djal. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.
    Motivet e krimit.
    Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.
    Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.
    “Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

    Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

    Një operacion policor i koduar “SHTEGU” ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 32 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e një të dyshuari në Pikën Kufitare të Jarinjës.
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Njësinë e Krim-Teknikës, ka ndaluar për kontroll një automjet Mercedes A-Class me targa serbe, pas dyshimeve se transportonte substanca të paligjshme.
    Makina është dërguar për kontroll më të detajuar në Mitrovicën e Jugut, ku është zbuluar një rezervuar i fshehtë metalik, me dimensione 160x97x25 cm. Brenda tij, policia ka gjetur 30 pako me marihuanë, me peshë totale 32.4 kilogramë.
    I dyshuari, N.M. nga Beogradi, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Ndërkohë, automjeti dhe dy telefona celularë janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.
    Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj në luftën kundër trafikut të drogës dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Vrasja e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë, krejt çka dihet deri më tash

    Vrasja e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë, krejt çka dihet deri më tash

    Nexhmije Haradini mbeti e vrarë dje në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.
    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një përgjigje për Periskopin deklaroi se “bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.
    “Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, tha ai.
    “Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, tha zëdhënësi Zahiti.
    Të shtëna me armë në Vushtrri, dyshohet për 2 të vrarë
    ‘Pse ma ke lëshu punën?’ – zbulohen detaje rreth motivit të vrasjes së dyfishtë në Vushtrri
    Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
    “Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Ambasada amerikane: S’ndalet kontrolli pas lëshimit të vizave, atyre që s’i zbatojnë ligjet e rregullat do t’ua revokojmë

    Ambasada amerikane: S’ndalet kontrolli pas lëshimit të vizave, atyre që s’i zbatojnë ligjet e rregullat do t’ua revokojmë

    Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se kontrolli i vizave nuk ndalet pas lëshimit të tyre.
    Ajo tha se SHBA-ja i kontrollon vazhdimisht dhe paralajmëroi për revokim të vizave për ata që s’i zbatojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së.
    “Kontrolli i vizave në SHBA nuk ndalet pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së dhe, ne do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, ka shkruar ambasada.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR