Category: Kosova

  • Albin Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë e Kosovës

    Albin Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë e Kosovës

    Kosova E Mërkurë, 26 Mars 2025 12:18
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet.
    Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit. Ai tha se Qeveria që ai udhëheq ka arritur “rezultate të jashtëzakonshme” gjatë mandatit të plotë kushtetues.

    “Buxheti për ushtrinë është trefishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar, përfshirë këtu dronët Bayraktar luftarakë dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha Kurti.
    “Në mandatin e ri, ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë ‘Made in Kosova’, pra që i prodhojmë vet”, shtoi ai.
    Më 2024, buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes ishte 153 milionë, ndërkaq këtë vit ai është 207.8 milionë.
    Paralajmërimet për rritjen e buxhetit për mbrojtje vijnë në kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon procesin e transformimit në ushtri, dhe në kohën kur shteti po ndërmerr hapa për të forcuar mbrojtjen e saj.
    Nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nisi procesin për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve dhe nënshkroi një marrëveshje për municione me një prodhues në Turqi – shtet nga i cili Kosova ka blerë dronë për ushtrinë. Po ashtu, Qeveria njoftoi se do të ketë edhe një laborator për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.
    Përveç se po mëton të prodhojë armë e municione, Kosova aktualisht edhe është duke blerë armë të ndryshme. Nga Shtetet e Bashkuara, Kosova veçse është në proces të blerjes të mbi 200 sistemeve kundërjarore, Javelin – që pritet t’i kushtojnë shtetit 75 milionë dollarë.
    Kurti tha se Kosova, po ashtu, synon të blejë helikopterë amerikanë, Black Hawk, për FSK-në.
    Ndërkaq, javët e fundit, Kosova ka ndërmarrë hapa të tjerë për avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë. Këtu përfshihet miratimi i një nisme për lidhjen e një marrëveshjeje kronizë për thellim të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe një deklaratë trepalëshe me Shqipërinë dhe Kroacinë për forcimin e mbrojtjes.
    Marrëveshja me SHBA-në, sipas Qeverisë, do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake. Ndërkaq, deklarata për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kroacinë është thënë se do t’i kontribuojë paqes në rajon.
    Lëvizjet e Kosovës drejt forcimit të mbrojtjes dhe industrisë së armatimit janë kritikuar nga Serbia.
    Beogradi e ka cilësuar si “provokim” nismën e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për thellim të bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri, duke argumentuar se “minon stabilitetin e rajonit”.
    Por, anëtarët e kësaj nisme kanë thënë se duan të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
    Premtimi i Kurtit për rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes vjen në kohën kur Kosova po pret që të krijojë institucione të reja, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
    Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet – por, nuk ka fituar mandate të mjaftueshme që ta krijojë vetë Qeverinë.
    Kurti ka thënë se ai dhe LVV-ja do të udhëheqin me ekzekutivin e ri, teksa nga LVV-ja kanë thënë se mëtojnë që ta krijojnë Qeverinë në bashkëpunim me partitë joserbe.
    Partitë kryesore opozitare shqiptare, ndërkaq, janë shprehur kundër një bashkëpunimi me LVV-në./rel

  • Prokurori kërkon 3 vjet burgim për Antonela Berishën

    Prokurori kërkon 3 vjet burgim për Antonela Berishën

    Prokuroria e Tiranës dha këtë të hënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.
    Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar dënim me 3 vjet burgim për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”. Nëse shpallet fajtore, pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të zbresë në 2 vjet burgim.
    Ndërkohë, për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vjet shërbim prove, i cili gjithashtu mund të zbresë në 2 vjet në rast të një gjykimi të shkurtuar.
    Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • 4 vrasje në 3 ditë në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë

    4 vrasje në 3 ditë në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë

    Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
    Policia fillimisht konfirmoi për dy të plagosur, por njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, konfirmoi Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
    A2 CNN mëson se i plagosuri i tjetër që ka tri plagë raportohet jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një te dyshuar për rastin. Kjo është vrasja e katërt në tri ditë në Kosovë.

  • Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoj se do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
    Ky është orari sipas rajoneve:
    Prishtinë
    Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:
    Dalja 10kV Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) nga ora 10:30 deri 15:00
    Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri – vendosja dhe premontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.
    Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J08 Trasing (kodi: 16100010) nga ora 09:00 deri 13:00
    Vendet: Korrotica e Epërme,”Durimi”Haxhi Lladrovci, EU-BETON SH.P.K Përparim Thaqi, YLLI MINERAL SH.P.K ,”Trasing Group”Demir Berisha, Fatmir Zymberi “Scan Color-JYSK” shpk,Koroticë te Kroi I Mbretit,SHPK “Vatani”, “Arbotec”-Halilaq dhe SHPK”Doro-Fix”- Gani Osmanaj, Petrol-Oti Sllovenija-Sankovc, Zenel Kelmendi N.T.P.”LUMI”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
    Arsyeja: Ngritja e shtyllës kyçëse – sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
    Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
    LP 20kV J26 PR7-Dalja nr 4 Pr7 (kodi: 19000075) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 11:45 deri 12:00
    Vendet: Muharrem Fejza, rr.Jakov Xoxa Lirimi H -D/lok-1, rr.Ahmet Gashi obj. a c-BLL-A-VIII-36, rr.Prekazi Cima Ll-F/1Muharrem Fejza IN TIME Obj.III / 1, Lagjja e Spitalit, Kerem Leëton L-A, Muharrem Çami Hyr.I Kati-1/24, Mati i Prekaz, Malush Kosova, Ndue Përlleshi Blini III -1 K-1 L2B dhe Muharrem Fejza 10 K-1-LL-B.
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulimi me ndarësit e tensionit të mesëm.
    Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
    Dalja 20kV J06 dalja nr 4 Pr2 (kodi: 11000075) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 11:45 deri 12:00
    Vendet: rr.Sali Nivica dhe Obj.-II Hyr.I, Lagjja e Spitalit, Ndue Përlleshi Stand.-Ob 4 Hy-5, Bahri Fazliu B-B K / 5 – 24, Ndue Përlleshi DEKKO Kons, Mati I Lenti 1-I/6, Lagjja e Spitalit, Kodra e Diellit II, Theodor Muzaka Hyr.I-Nr.3, rr.Agim Ramadani, rr.Jakov Xoxa Bll-2, Mat-1 Bll.A17 Obj.II Hy 1/9, rr. Agron Rrahmani Royal Plaza-A3, Rrahim Beqiri Lam B/24, rr.Isa Kastrati Ob.-2, 12 J construction Ba-13.
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulimi me ndarësit të tensionit të mesëm.
    Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
    NS 20/0.4kV Burim Bajraktari-IN TIME SH.P.K (kodi: 19000075188) nga ora 10:00 deri 12:00
    Vendet: Muharrem Fejza IN TIME Obj.III / 1.
    Arsyeja: Rritjen e fuqisë së transformatorit 400 kVA në transformator 630 kVA dhe Paneli.
    Pejë
    Nga NS 35/10kV Peja II do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J05 Rugova (kodi: 50051006) ne dy termine nga ora 11:30 deri 13:00 dhe nga ora 13:15 deri 14:30
    Vendet: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotove, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqishtë 1, Drelaj 2 dhe Bregu Kuqishtë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i ndërprerësit.
    Nga NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J08 Gllareva (kodi: 52000009) nga ora 08:30 deri 15:30
    Vendet: Dresniku, Shkolla, Benita Kompani, Gllareva1, Veselajt 2,3,4, Morinët 5, Shkolla, Rixheva1 dhe 2, Stapanica 2, Zabërgja, Qabiqi1,2 dhe 3, Gllarevë Antena e Ipko-s, Depo M. Jaha, Mirusha Transport dhe lagjja Buzhala
    Arsyeja: Projekte investive, vendosja e konzollave dhe izolatorëve në shtyllat nën tenison ekzistues.
    Prizren
    Nga TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:
    LP 10kV J29 Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 10:30 deri 15:00
    Vendet: Lagjet Gurishti, Petrovë dhe Arbana
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri -ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm.
    Ferizaj
    NS 110/35/10kV Ferizaj 1
    Nga Dalja 10 kV Rexhep Bislimi 1 do të ndërprehet:
    NS 10/0.4kV TS Pylltaria me kod: (40000033203 ) nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
    Vendet: rr. Rexhep Bislimi, një pjesë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, riparimi i paneli 0.4kV, TS Pylltaria Ferizaj.
    Mitrovicë
    Nga TS 110/10 kV Mitrovica II do të ndërprehet:
    LP10kV J25 Iber lepenci (kodi: 70000012) nga ora 10:30 deri 12:00
    Vendet: Hakif Bislimi, Kemajl Loshi, Shaip Kalludra, Ali Fejzullahu,Shaban Idrizi, Elmaz Peci, Hoxhë Hasan Tasini, Gani Hajra dhe fshatrat: Zhabar i Ulët dhe i Epërm, Shipol dhe Lushtë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e shtyllës në Shipol kulla shkarkimi i daljes.
    NS 110/10(20) kV Vushtrria 2
    Nga Dalja 10kV Maxhunaj do të ndërprehet në NS 10/0.4kV Stabilimentin shpërndarës Maxhunaj-Drejtimi i Samadrexhës, pa tension mbeten këto nënstacione nga ora 08:00 deri 15:30.
    1.NS 10/0.4kV Maxhunaj ish Mulliri(kodi:73000011017)2.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Sadikaj)
    (kodi:73000011019)3.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Zekollët)(kodi:73000011020)4.NS 10/0.4kV Maxhunaj Mulliri
    (kodi:73000011021)5.NS 10/0.4kV TSK Maxhunaj(kodi:73000011022)6.NS 10/0.4kV Përball KFOR-it(kodi:73000011055)7.
    NS 10/0.4kV Te Xhamia (kodi:73000011056)8.NS 10/0.4kV Tsshb Maxhunaj(kodi:73000011023)9.NS 10/0.4kV
    Dumnicë e Ulët (Zenovit)(kodi:73000011045)10.NS 10/0.4kV TSSH Mekaniku (kodi:73000011050)11.NS 10/0.4kV
    Dumnicë e Ulët-1 (Danovitë)(kodi:73000011041)12.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Bekteshi)
    (kodi:73000011044)13.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Shkolla)(kodi:73000011043)14.NS 10/0.4kV Maxhunaj
    (Kadrija)(kodi:73000011024)15.NS 10/0.4kV Vilancë (kodi:73000011025)16.NS 10/0.4kV Vilancë (kodi:73000011054)17.
    NS 10/0.4kV Bajram Maxhuni (kodi:73000011046)18.NS 10/0.4kV Vilancë-2(kodi:73000011002)19.NS 10/0.4kV
    Ll. Dumnicë-3 (Ahmetaj)(kodi:73000011036)20.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1 (Qokollët)

    (kodi:73000011042)21.
    NS 10/0.4kV Dumnicë (Latifaj)(kodi:73000011051)22.NS 10/0.4kV TSSH Dumnicë L .Abazi(kodi:73000011053)23.
    NS 10/0.4kV Ropicë (kodi:73000011026)24.NS 10/0.4kV Ropicë (Rezhanët)(kodi:73000011034)25.NS 10/0.4kV Ropicë (Malokët)(kodi:73000011052)26.
    NS 10/0.4kV Ropice lagjja Gashi (kodi:73000011057)27.NS 10/0.4kV Bashollët (kodi:73000011027)28.NS 10/0.4kV
    Samadrexhë (kodi:73000011028)29.
    NS 10/0.4kV Sopjanët (kodi:73000011029)30.NS 10/0.4kV TSSH Shalakët (kodi:73000011030)31.
    NS 10/0.4kV Samadrexhë (Shkolla)(kodi:73000011031)32.NS 10/0.4kV Gurthyesi (Ceceli)(kodi:73000011047)33.
    NS 10/0.4kV Samadrexhë (Malokët)(kodi:73000011048)34.
    NS 10/0.4kV Ceceli (kodi:73000011032)35.NS 10/0.4kV Sllakovcë (kodi:73000011033)36.
    NS 10/0.4kV Zagori (kodi:73000011035)37.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-1(Rrustollët)(kodi:73000011037)38.
    NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-2 (Balovit)(kodi:73000011038)39.
    NS 10/0.4kV Dumnicë e Epërme (Shkolla)(kodi:73000011039)40.NS 10/0.4kV
    Dumnicë e Epërme (kodi:73000011040)41.
    NS 10/0.4kV TS Naim Haradinaj (kodi:73000011058)42.
    NS 10/0.4kV TS Faton Syla (kodi:73000011059)
    Vendet: Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Vilancë, Ropicë, Brezhnicë, Samadrexhë, Dumicë e Epërme dhe Ceceli.
    Arsyeja: Projekte investive, montimi i shtyllave te reja si dhe energjizimi i pjesshëm i largpërçuesit të ri për projektin LOT2 Mitrovica-Maxhunaj-22 MV1-02/701.2.
    Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J08 Qytet e Fshatra (kodi: 73000003) nga ora 09:00 deri 15:30
    Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonicë, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i kabllove të reja.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Policia jep detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, ishin dy persona me maska që kryen aktin

    Policia jep detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, ishin dy persona me maska që kryen aktin

    Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
    Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, përreth të 60’ave.
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë.
    Njoftimi i policisë për rastin:
    Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
    Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se viktima erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.
    “Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.
    Mjeku kujdestar në Emergjencë ka bërë të ditur se i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Pse nuk u lejua Thaçi në varrimin e të atit?

    Pse nuk u lejua Thaçi në varrimin e të atit?

    Kosova E Martë, 18 Mars 2025 20:38
    Hashim Thaçi nuk mori pjesë në varrimin e të atit, Haxhiut, të cilit iu dha lamtumira e fundit të martën në Burojë të Skenderajt. Mosprania e ish-presidentit nxiti reagime të forta në Prishtinë duke e cilësuar një turp mos dhënien e lejes nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Fillimisht pati deklarata kontradiktore nëse kishte një kërkesë nga ana e avokatit të Thaçit por që u sqaruan menjëherë.
    “Z. Thaçi ka bërë kërkesë të hënën para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e së martës. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, tha avokati i Thaçit, Luka Misetic. Dhomat e Specializuara, duke mos përmendur ndonjë vendim, thanë se i trajtojnë me prioritet kërkesat e kësaj natyre por ka edhe arsye logjistike që nuk realizohen në kohën e duhur.

    “Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjykatësit, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë ca kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, ishte përgjigja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paralajmëroi se do t’i kërkonte sqarime Dhomave të Specializuara për mungesën e Thaçit në varrim. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës e cilësoi si të papranueshme dhe të padrejtë mungesën e ish-kryeministrit në ceremoninë mortore. “Është një humbje e cila bëhet edhe më rëndë sidomos për shkak të mungesës së presidentit Thaçi që nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Së paku në fund të jetës së bacës Haxhi ai e pati mundësinë ta shoh edhe njëherë por besoj që është krejtësisht e padrejtë dhe e papranueshme, dhe e paarsyeshme, mungesa e presidentit Thaçi sot në varrimin e babait të tij”, tha kryetari i PDK, Memli Krasniqi.

  • Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi

    Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi

    Kosova E Mërkurë, 19 Mars 2025 17:55
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është i vetmi që ka shkuar për të bërë ngushëllime pranë familjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.
    Konjufca u fotografua në Burajë duke lënë edhe një shënim në librin e zisë. Ai u shpreh se Haxhi Thaçi si atdhetar pati ndikim të madh në formimin e jetës dhe karrierës së presidentit Hashim Thaçi, i cili luajti një rol kryesor në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

    “Bacin Haxhi të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh e plak të urtë i cili e ka frymëzuar shumë thellë edhe familjen e vet, edhe farefisin edhe këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin i cili ishte president i Republikës së Kosovës, por edhe njëri prej bartësve shumë të rëndësishëm për të cilat kemi kaluar”, është shprehur Konjufca.
    Konjufca nuk la pa përmendur as rolin e Hashim Thaçit në periudhën e vështirë të vitit 1990, në luftën për liri dhe betejën për drejtësi, që ai dhe 3 ish-komandantët e tjerë të UÇK po zhvillojnë sot në Hagë.

  • Kurti: 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin

    Kurti: 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti informon se janë gjetur dhe identifikuar 11 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ata janë identifikuar pas 26 pranverash në pritje dhe ankth.
    Postimi i plotë

    Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë, i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve.
    Më 2 prill 1999, ata, bashkë me qindra burra dhe djem shqiptarë, u grumbulluan me dhunë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, në një fushë në Kralan, rrethuar me tanke. Aty u mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Më 4 prill, nga ta u ndaluan 86 burra dhe djem, ndër të cilët 11 ishin të mitur.
    Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë. Disa prej tyre ishin gjetur në afërsi të liqenit Peruqac në Bajina Bashta të Serbisë. Pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, Serbia i rrëmbeu kufomat.
    Pas 26 viteve, në varrezën masive në Bishtazhin, janë gjetur dhe identifikuar:
    Adem GashiSahit GashiBekim HasaniSheremet IsmajliMentor MyrtajOsman FejzaShkelzen HajdarajBekim GashiSabedin KryeziuMentor KryeziuVehbi Halilaj
    Plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë e vërteta e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Në këto ditë të rënda nuk është e lehtë të gjenden fjalë ngushëllimi që mund të plotësojnë zbrazëtinë që ka lënë mungesa e tyre. Është e vështirë të gjejmë fjalë mjaftueshëm të fuqishme për të përshkruar forcën dhe durimin e palëkundshëm të familjarëve përgjatë këtyre viteve.
    Në këto ditë, e çdo ditë tjetër, të përbashkët e kemi dhembjen dhe nderimin për martirët e dëshmorët e kombit në Kosovë. Qëndrojmë bashkë për të mos lejuar harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.
    Jemi të përbashkuar në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Jemi pranë familjeve, me gjithë përkrahjen e mundshme, në këtë rrugëtim të vështirë të dhembjes dhe kujtesës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të dashurit tonë që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë.Lavdi!

  • Hashim Thaçi shkon në Kosovë disa ditë pas vdekjes së të atit

    Hashim Thaçi shkon në Kosovë disa ditë pas vdekjes së të atit

    Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë, me leje nga Gjykata e Hagës, disa ditë pas ceremonisë mortore të babait të tij. Thaçi, ka nderuar kujtimin e babait të tij, që u nda nga jeta disa ditë më parë, duke vizituar varrin ku prehet trupi i tij.
    Thaçi nuk u lejua nga Gjykata Speciale e Hagës që të shkonte në Kosovë në ditën e varrimit, ndërsa sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, ish-kreu i PDK ka marrë lejen për të shkuar sot në vendlindje.

  • Thaçi dy ditë në Kosovë, dërgohet në zyrat e EULEX-it

    Thaçi dy ditë në Kosovë, dërgohet në zyrat e EULEX-it

    Kosova E Premte, 21 Mars 2025 18:46
    Pesë ditë pasi babai i tij u nda nga jeta, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me leje të posaçme nga Gjykata Speciale, u kthye në Kosovë. Thaçi rreth orës 11:00 mbërriti në vendlindjen e tij, në Burojë të Skënderajt, ku për pak minuta qëndroi pranë varrit të të atit, duke kryer homazhe, dhe vendosi një kurorë me lule.
    “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishin fjalët e Thaçit, shkruar në kurorë si dedikim për babanë.

    Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe ndalesës disa orëshe në shtëpi, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten, është dërguar pikërisht në këto zyra.
    Tek hyrja e godinës së EULEX-it, ashtu siç edhe ndodhi në Burojë, autokolona që e transportonte Thaçin u prit nga dhjetëra qytetarë e mbështetës të tij me brohoritje. Hashim Thaçi në zyrat e EULEX-it do të ketë mundësi për të takuar edhe anëtarë të tjerë nga familja.