Sociale

1831 rezultate u gjendën

  1. Ndryshimet në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate të vendit

    Ndryshimet në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate të vendit

    Emërime të reja janë kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit. Pasi u shkarkua nga detyra si Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike […]

  2. Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

    Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

    Pas avarisë së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë, ka një reagim nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini. Sipas saj, pavarësisht se problematika nuk është në kompetencën e bashkisë, ekipet e institucionit kanë bërë maksimumin. “Momenti është të menaxhojmë një fatkeqësi natyrore që herë pas here, në periudha intensive, prej vitesh jep […]

  3. “Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

    “Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, iu bashkua banorëve që kanë bllokuar aksin rrugor kryesor në Vlorë, ku dhe iu kërkoi ndjesë për problemin me të cilin po përballen prej katër ditësh. Shoshi theksoi se autoritetet kanë tentuar disa herë riparimin e defektit, por ndërhyrjet nuk kanë qenë të suksesshme për […]

  4. Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

    Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

    Nga nesër, (30 dhjetor) do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 dhe 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse. Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, […]

  5. Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

    Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

    Ndërsa vendet e njohura turistike bëhen më të shtrenjta, alternativa të reja po hyjnë në lojë! Në konsultim me ekspertët e turizmit, ju sugjerojmë disa nga destinacionet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026 – të ngjashme me vendpushimet e njohura tradiconale, shkruan Iris Lifshitz-Klieger në një artikull të botuar në revistën izraelite […]

  6. Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

    Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

    Erozioni i brigjeve të lumenjve dhe i bregdetit në zonën veriore të vendit po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas ekspertëve të mjedisit, ky fenomen i njohur prej vitesh po prek pothuajse të gjithë bregun e Adriatikut, duke nisur nga delta e Bunës, e cila po pëson ndryshime të dukshme në konfigurimin e saj […]

  7. Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

    Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

    Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por me temperatura të ulëta. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja tha se temperaturat janë rreth 2–3 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale, ndërsa vitit i ri do të nisë me shi dhe dëborë. “Është shumë ftohtë. Është diku 2-3 gradë më ftohtë sesa […]

  8. Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

    Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

    Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ditën e djeshme revolta e banorëve kulmoi me protestën e organizuar në teatrin e qytetit, “Petro Marko”. Qytetarët e shumtë shkuan pikërisht aty pasi bashkia po organizon një festë të fundvitit në ambientet e teatrit për punonjësit […]

  9. Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

    Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

    Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, inspektuan këtë të diel, 28 dhjetor, në Kakavijë zbatimin e planit të posaçëm të masave për fundvitin. Ziu theksoi se janë intensifikuar masat për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjetet […]

  10. e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

    e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

    Prej mbi një jave, portali qeveritar e-Albania po përballet me ndërprerje dhe probleme të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Edhe këtë të diel, përdoruesit raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës, ndërsa bizneset nuk mund të kryejnë regjistrime, pagesa apo aplikime të ndryshme. Në njoftimin zyrtar të Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes […]