Category: Aktualitet

  • Iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesë, 3 persona në pranga në Gjirokastër, në kërkim 2 të tjerë

    Iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesë, 3 persona në pranga në Gjirokastër, në kërkim 2 të tjerë

    DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash(euro e lekë).
    Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Interruption”.
    Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të cilët posedonin sendet e kundërligjshme, në 3 banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë.
    Njëri prej të arrestuarve, me precedent për trafikim të lëndëve narkotike.
    Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan opëracionin “Interruption”.
    Në kuadër të këtij operacioni:
    -u arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak;
    -u shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë;
    -u arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
    Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj).
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Paraqitet në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm.

    Në ambientet e Gjykatës së Vlorës ka mbërritur Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.
    Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.
    Bertil Alliaj do të njihet sot me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

    Top Channel

  • 3 vila të ndërtuara pa leje? “Austrian Construction Albania”: Kemi leje nga Bashkia edhe për dy të tjera…

    3 vila të ndërtuara pa leje? “Austrian Construction Albania”: Kemi leje nga Bashkia edhe për dy të tjera…

    ndertimet pa leje

    TIRANË- Pas aksionit të policisë në zonën e Saukut, ku u sekuestruan 3 vila pa leje, dhe u arrestuar 5 inspektorë të IKMT-së, ka reaguar dhe kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”, që ka zhvilluar projektit.
    Kompania bën me dije se ndërtimet kanë qenë me leje, madje dhe 2 të tjera do të duhet të ndërtohen në vijim sipas planit fillestar.
    “Referuar shkresës së miratuar (bashkëlidhur në vazhdim), sipërfaqja totale e ndërtimit është 13666.6 m² mbi tokë dhe 10314.9 m² nën tokë. Ndërkohë, bazuar në situatën faktike në sheshin e ndërtimit aktualisht janë: 13094 m² sipërfaqe totale mbi tokë dhe 9199.1 m² sipërfaqe nën tokë”, thuhet në reagim.
    Sipas kompanisë leja e ndërtimit është marrë për 33 vila, dhe momentalisht janë ndërtuar 31 të tilla.
    LEJA E DHËNË NGA BASHKIA E TIRANËS
    “Miratimin e lejes së ndërtimit për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI” sh.p.k.” Mbështetur në nenin 8, pika 2; nenin 9, pika 1/1, shkronja “b”; nenin 23, pika 14; nenin 64 shkronja “a”, të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 për “Vetëqeverisjen vendore”; nenet 29 dhe 39 të ligjit nr.107/2014, datë 31.07.2014 për “Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar); Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.408, datë 13.05.2015 për “Miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (i ndryshuar); Vendimin e KKT-së nr.1, datë 14.04.2017 “Për miratimin e planit të përgjithshëm vendor, Bashkia Tiranë”;
    Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.158, datë 26.12.2019, për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, (i ndryshuar); Urdhëresën e Kryetarit të Bashkisë nr. 8741, datë 21.03.2016 “Për procedurën e shqyrtimit të aplikimeve të lejes së zhvillimit/ndërtimit, deklaratë  paraprake për kryerje punimesh, çertifikatë përdorimi, gen plane azhornimi dhe përditësimet e infrastrukturave të tjera” (e ndryshuar); ”Urdhrin nr. 11987, datë 20.04.2016 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë “Për ngritjen e Këshillit Teknik të Bashkisë Tiranë” (i ndryshuar); Manualin e Procedurave dhe Organizimit të Këshillit Teknik të Bashkisë Tiranë, miratuar me vendimin nr. 11987/1 datë 20.04.2016 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë (i ndryshuar); Lejen e Zhvillimit miratuar me Vendimin nr. R-6579/5, datë 09.08.2020, të Kryetarit të Bashkisë Tiranë si dhe mbështetur në opinionin e datës 13.04.2021 të Këshillit Teknik, lidhur me shqyrtimin e kërkesës dorëzuar elektronikisht me numër aplikimi AN200120210093 dhe protokolluar në Bashkinë e Tiranës me nr.prot. R-1539, datë 20.01.2021, për leje ndërtimi për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI” sh.p.k”,
    V E N D O S A:
    1. Të miratoj leje ndërtimi për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI” sh.p.k”, sipas planit të vendosjes së zonës së zhvillimit bashkëlidhur vendimit.
    2. Afati i lejes ndërtimit është 48 muaj sipas grafikut të punimeve. Ky afat fillon nga data e fillimit të punimeve të ndërtimit.
    3. Zhvilluesi/subjekti, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre, autorizohet të kryejë pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në vlerën 130 307 484 Lekë. 4. Formulari i lejes së ndërtimit i jepet zhvilluesit vetëm pas konfirmimit të pagesës për shlyerjen së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, dorëzuar elektronikisht, përmes llogarisë suaj në portalin e-Albania.
    5. Para fillimit të punimeve të kryhet prishja e strukturave ekzistuese sipas përcaktimeve në deklaratat e prishjeve.
    6. Zhvilluesi është subjekt i përcaktimeve të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social”1, sipas aplikimit të kryer në datën 20.01.2021, i cili ka depozituar në sistem deklaratat noteriale me nr. 5350 repertor, nr. 2978/1 koleksion, datë 24.12.2020, dhe nr. 362 repertor, nr. 56 koleksion, datë 01.04.2021, ku deklaron se do kalojë si fond të banesave sociale 3 për qind të sipërfaqes funksionale banim. Sipërfaqja takuese që zhvilluesit i takon për të kaluar në favor të fondit publik të banesave sociale është 560.3 m2 (e cila është llogaritur nga sipërfaqja totale e banimit prej 18 677.5 m2), ku sipas shkresës përcjellëse protokolluar në Bashkinë Tiranë me nr.14286 prot, datë 06.04.2021, zhvilluesi deklaron se nga kjo sipërfaqe, 555.8 m2 do jepen në sipërfaqe banimi tek kjo leje ndërtimi, kurse diferenca prej 4.5 m2 do jepet në vlerë leku në shumën 360 000 lekë, (sipas çmimit të referencës për zonën 2/5 i cili është 80.000 lek/m2). Kjo vlerë vendoset në autorizimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.
    7. Zhvilluesi të marrë të gjitha masat për të gjitha përforcimet e skarpateve dhe të godinave në kufijtë e zonës së zhvillimit, në mënyrë që të mos ketë dëme të shkaktuara, qoftë edhe të përkohshme në pronat kufitare. Për çdo dëmtim apo shkarje të rrugëve dhe/ose të objekteve fqinjë, zhvilluesi do të mbajë përgjegjësi ligjore.
    8. Për çdo ndërhyrje në rrjetin e infrastrukturës publike sipas projektit, të kontaktohet me institucionet përkatëse, në mënyrë që të mos krijohen probleme në rrjetin publik.
    9. Gjatë fazave të ndërtimit do të kryhen kontrolle dhe do të depozitohen pranë autoritetit vendor nga subjektet e licensuara në fushën e mbikqyrjes së punimeve të ndërtimit sipas fazave të mëposhtme: a) Ngritja e kantierit të punimeve, përfshirë murin rrethues; b) Piketimi i strukturave; c) Përfundimi i themeleve dhe kuota 0.00; ç) Përfundimi i karabinasë për të gjithë objektet; d) Përfundimi i fasadave dhe rifiniturave të strukturës së re, përfshirë instalimet elektrike, të ngrohjes, ftohjes, hidraulike, të komunikimit elektronik; dh) Përfundimi i sistemimit të jashtëm, në planin e vendosjes së strukturës së re, përfshirë vendosjen e kutisë postare dhe lidhjen me infrastrukturat publike ekzistuese.
    10.Autoriteti Vendor (DKZHT-ja) mund të verifikojë konformitetin e akteve të kontrollit sipas përcaktimeve të nenit 27/1 të VKM-së nr. 408, datë 13.05.2015.
    11. Të gjelbërohet sheshi objekt zhvillimi dhe të mbillen pemë çdo 4 metra gjatë trotuarit të rrugës kryesore përbri pronës.
    12. Të mos bëhen ndryshime nga projekti i miratuar, pa miratimin paraprak nga Bashkia e Tiranës, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
    13. Në rast të mosplotësimit brenda afateve të kushteve të përcaktuara në pikën 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, nga subjekti zhvillues, Kryetari i Bashkisë vendos masa të tjera të përshtatshme, deri në revokimin e vetë lejes së miratuar.
    14. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. 15. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E T ARERION VELIAJ

    Çfarë njoftoi policia 
    5 inspektorë të IMT janë vënë në pranga, dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, për ndërtimin e 3 vilave pa leje në zonën e Saukut në Tiranë. Inspektorët e arrestuar janë: Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj e Endri Dervishi. Ndërkohë që policia ka arrestuar po ashtu dhe drejtuesen teknike Bianka Xhumari dhe inxhinierin, Ritvan Gjikolaj. Po ashtu janë shpallur në këkim dy bashkëadministratorët e subjektit, si dhe arkitektja e projektit.
    “Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e policisë së Tiranës. /ZËRI 

  • Takimi për Kodin e ri Penal, Sadushi: I paqartë, rrezikon që ta bëjë më të vështirë sistemin penal

    Takimi për Kodin e ri Penal, Sadushi: I paqartë, rrezikon që ta bëjë më të vështirë sistemin penal

    Sokol Sadushi

    TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është shprehur se drafti i ri mbetet i paqartë, jo gjithmonë koherent dhe shpesh e rrezikon proporcionalitetin dhe humanizmin e drejtësisë penale. Në tryezën konsultative për Kodin e ri Penal, Sadushi theksoi se pas publikimit të projektit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë është përfshirë aktivisht në proces. Lidhur me këtë, Sadushi shtoi se kanë bërë një analizë me vërejtje dhe propozimet konkrete, të përmbeldhura në një dokument prej 50 faqesh. 
    “Projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë atë më të vështirë në zbatim. Kur u prezantua projekti në korrik, ngrita disa pyetje që mbeten thelbësore edhe sot: A është ky Kod i qartë dhe funksional? A është human dhe proporcional? A i flet qytetarit apo profesionistëve? A ndihmon në konsolidimin e praktikës gjyqësore apo krijon më shumë dilema? Këto nuk janë pyetje retorike, por thelbi i reflektimit për një reformë, që do të përcaktojë fytyrën e drejtësisë sonë penale për dekadat e ardhshme. Pas publikimit të projektit të Kodit Penal dhe hapjes së konsultimeve publike, Gjykata e Lartë është përfshirë aktivisht në proces, përmes një analize të hollësishme të zhvilluar nga gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë të Kolegjit Penal. Kjo analizë, e mbështetur në praktikën gjyqësore dhe në nevojën për një ligj penal të zbatueshëm dhe të drejtë, është përmbledhur në një dokument të plotë prej afro 50 faqesh, me vërejtje, komente dhe propozime konkrete. I hartuar me seriozitet profesional dhe miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ai i është përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit të Punës, dhe sot paraqitet në këtë tryezë si shprehje e përgjegjësisë institucionale dhe e reflektimit profesional të Gjykatës së Lartë.”, tha Sadushi. 
    Kodi i ri Penal do të zëvendësojë atë aktual të vitit 1995, në mënyrë që të reflektojë 61 direktiva të BE-së në fushën penale. Në draft vihen re disa risi ku përfshihen vepra të reja penale që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, pornografinë, por edhe me krimet kibernetike. Po ashtu Kodi i ri përfshin ashpërsim masash për krimet ndaj të miturve. Janë rikonceptuar edhe masat edukative për të miturit duke u bazuar në zhvillimin e plotë të tyre fizik, mendor, moral dhe social. Një tjetër pikë është edhe shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit. Në Kodin e ri Penal propozohet lirimi me kusht për të dënuarit e përjetshëm, atëherë kur përmbushen kushtet./ZËRI

  • Sokol Sadushi: Një Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi!

    Sokol Sadushi: Një Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi!

    Fjala e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në diskutimet e zhvilluara lidhur me draftin e Kodit të ri Penal
    Jam sot këtu, në emër të Gjykatës së Lartë, për të paraqitur qëndrimin tonë institucional mbi projektin e ri të Kodit Penal, një akt që prek vetë themelin mbi të cilën ngrihet drejtësia. Ky qëndrim, sado kritik, nuk duhet të shihet si refuzim ndaj reformës penale, por si detyrim profesional dhe moral i gjithë trupës gjyqësore, si një thirrje për ta bërë atë më të drejtë, më të qartë dhe më të besueshme, sepse drejtësia nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por me cilësinë e mendimit intelektual, që shoqëron çdo dispozitë që prek të drejtat dhe liritë e njeriut.Kodi Penal, si akti më i rëndësishëm pas Kushtetutës, ndikon në jetën, dinjitetin dhe liritë e qytetarëve, në punën e gjyqtarëve e prokurorëve, në politikat e sigurisë dhe në kulturën juridike të vendit. Hartimi i tij nuk është një ushtrim teknik, por një provë e pjekurisë juridike dhe morale të shtetit.Në praktikën më të mirë evropiane, hartimi i një Kodi të ri nuk fillon me shkrimin e neneve, por me ndërtimin e një metodologjie të qartë, që përcakton filozofinë e drejtësisë penale. Kjo fazë përgatitore, e ndërtuar mbi transparencë dhe gjithpërfshirje bashkon gjyqtarë, prokurorë, akademikë, avokatë, përfaqësues të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve, kriminologë, psikologë, sociologë, statisticienë, e përfaqësues të shoqërisë civile.Ndryshe nga praktikat më të mira, procesi aktual i hartimit të projektit nuk duket se është mbështetur mbi një metodologji të tillë. Relacioni shpjegues përmend nevojën për reformë, por nuk shpjegon mënyrën e ndërtimit. Mungon dokumenti orientues që përcakton filozofinë e re të drejtësisë penale dhe analiza e ndikimit kriminologjik, ekonomik e social të ndryshimeve të propozuara. Konsultimi institucional ka qenë i kufizuar dhe i pjesshëm. Si pasojë, projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë më të vështirë në zbatim.Kur u prezantua projekti në korrik, ngrita disa pyetje që mbeten thelbësore edhe sot:A është ky Kod i qartë dhe funksional? A është human dhe proporcional? A i flet qytetarit apo profesionistëve? A ndihmon në konsolidimin e praktikës gjyqësore apo krijon më shumë dilema?Këto nuk janë pyetje retorike, por thelbi i reflektimit për një reformë, që do të përcaktojë fytyrën e drejtësisë sonë penale për dekadat e ardhshme.Pas publikimit të projektit të Kodit Penal dhe hapjes së konsultimeve publike, Gjykata e Lartë është përfshirë aktivisht në proces, përmes një analize të hollësishme të zhvilluar nga gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë të Kolegjit Penal. Kjo analizë, e mbështetur në praktikën gjyqësore dhe në nevojën për një ligj penal të zbatueshëm dhe të drejtë, është përmbledhur në një dokument të plotë prej afro 50 faqesh, me vërejtje, komente dhe propozime konkrete. I hartuar me seriozitet profesional dhe miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ai i është përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit të Punës, dhe sot paraqitet në këtë tryezë si shprehje e përgjegjësisë institucionale dhe e reflektimit profesional të Gjykatës së Lartë.Nëpërmjet këtij materiali, por edhe të ngjashmëve të tij, të paraqitura me siguri edhe nga insitucionet e tjera, që marrin pjesë në këtë tryezë, procesi i reformës merr seriozitetin dhe besueshmërinë, që kërkon një ndërhyrje e kësaj rëndësie. Dokumenti evidenton çështjet themelore, që meritojnë reflektim dhe rishikim të kujdesshëm, me synimin që Kodi i ri Penal të jetë një instrument i drejtësisë moderne, i qartë në filozofi, i zbatueshëm në praktikë dhe në shërbim të besimit të qytetarëve tek ligji.

    Të nderuar pjesëmarrës,Duke vijuar me qëndrimin institucional të Gjykatës së Lartë, më lejoni të ndalem në disa çështje themelore, që ka evidentuar analiza e bërë mbi projektin e ri të Kodit Penal, çështje që prekin vetë filozofinë, strukturën dhe drejtimin e kësaj reforme. Kjo analizë është ndërtuar mbi pesë shtylla kryesore, të cilat përbëjnë bazën e një politike penale moderne, të drejtë dhe të qëndrueshme.

    1. Qartësia dhe siguria juridikeNjë Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi.Projekti aktual, me mbi 950 nene, shpesh të mbingarkuara e të paqarta, rrezikon të zhvendosë theksin nga mbrojtja e lirive, drejt forcimit të ndërhyrjes shtetërore. Edhe pse riafirmon ndalimin e dënimit pa ligj (neni 2), mungon një dispozitë që të përmbledhë filozofinë moderne të së drejtës penale: se ndëshkimi është mjeti i fundit, ndërsa liria është parimi themelor.Vërehet se dispozita kyçe përmbajnë formulime të paqarta, që krijojnë hapësirë për interpretime të ndryshme nga gjykatat, duke cenuar parimin nullum crimen, nulla poena sine lege certa. Në disa dispozita thelbësore, si neni 18 që përkufizon “veprën penale”, ndërthuren në mënyrë të pasaktë elementë materialë me nocione procedurale, duke cenuar qartësinë dhe koherencën e normës; neni 20 e përcakton lidhjen shkakësore përmes shprehjes “probabilitet i lartë”,ndërsa në dispozitat që trajtojnë përgatitjen, tentativën, bashkëpunimin dhe format e fajësisë etj, gjuha e përdorur krijon paqartësi dhe hapësirë për interpretime subjektive.Dispozitat që lidhen me ndërhyrjet në lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, si për shembull nenet 235, 509, 517, 863, 865 të projektit, kërkojnë rishikim të kujdesshëm për të mos u kthyer në një ndërhyrje të panevojshme në një shoqëri demokratike. Normat e reja duhet të garantojnë ekuilibrin midis mbrojtjes së autoritetit të pushtetit gjyqësor, të drejtave të të tjerëve dhe lirisë së shprehjes, përfshirë të drejtën për informim.Në projekt vërehen gjithashtu dispozita jashtëzakonisht të gjata me mbi dy faqe të formatit A4, si neni 175 për krimet e luftës dhe neni 224 për aktet terroriste, çka përbën një shmangie serioze nga standardet e teknikës legjislative dhe cenon qartësinë e ligjit penal.Një gjuhë përshkruese, në vend të një gjuhe normative, e dobëson funksionin kufizues të ligjit penal dhe rrezikon ta zhvendosë gjykimin nga analiza juridike te perceptimi personal, duke e bërë ligjin më pak të parashikueshëm dhe zbatimin e tij potencialisht arbitrar. Në fushën penale, ku në lojë është liria e njeriut, çdo paqartësi është rrezik, sepse hap rrugë për interpretim ose zbatim me analogji, gjë që është e ndaluar. Prandaj kërkohet një rishikim i kujdesshëm i terminologjisë dhe strukturës së dispozitave, që Kodi të jetë i qartë, i kuptueshëm dhe i parashikueshëm, si një instrument që forcon besimin e qytetarëve te drejtësia.

    2. Koherenca sistemike dhe përputhshmëria evropianeNjë Kod Penal i ri nuk mund të qëndrojë i shkëputur nga trupi i së drejtës.Koherenca sistemike dhe përputhshmëria evropiane nënkuptojnë që çdo dispozitë penale të jetë në harmoni me kodet dhe ligjet e tjera themelore dhe me standardet e së drejtës evropiane.Në disa pjesë të projektit vërehet një përzierje e paqartë midis dispozitave materiale dhe atyre procedurale, si dhe mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera. Disa nene që trajtojnë çështje të natyrës procedurale, si ato për masat mjekësore dhe edukuese ndaj të miturve (nenet 116–120), për lirimin me kusht (nenet 175–176) apo pezullimin e veprimtarisë së personave juridikë (neni 125), duhen rregulluar në Kodin e Procedurës Penale, jo në Kodin Penal.Gjithashtu, neni 546 që parashikon veprën e vetëgjyqësisë përsërit rregullime që tashmë trajtohen nga Kodi Civil, ndërsa neni 539, për mosparaqitjen në seancë gjyqësore, trajton çështje që janë objekt i legjislacionit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Po ashtu, përfshirja e disa shkeljeve të Kodit Rrugor si vepra penale krijon dublim normativ dhe e ngarkon panevojë sistemin penal.Këto raste tregojnë mungesë koherence ndërkodike, që cënon integritetin e sistemit dhe zbatimin e unifikuar të ligjit. Një Kod Penal modern duhet të jetë i lidhur organikisht me rendin juridik dhe në përputhje me standardet evropiane për proporcionalitetin dhe parashikueshmërinë. Vetëm një kod i tillë, i integruar dhe i harmonizuar me parimet evropiane, mund të garantojë siguri juridike dhe besueshmëri në procesin e integrimit.
    3. Dekriminalizimi dhe kufijtë e ndërhyrjes penale – parimi i “ultima ratio”Shteti ndëshkon vetëm kur nuk ka mjete të tjera për të parandaluar.Ky është themeli i çdo sistemi penal modern: ndëshkimi si mjet i fundit, jo si zgjidhje e parë. Ligji penal nuk duhet të ndërhyjë atje ku mjetet administrative, civile apo disiplinore janë të mjaftueshme për të korrigjuar sjelljen.Në projektkod, ky parim nuk del qartë si filozofi udhëheqëse. Përkundrazi, neni 3zgjeron pa kriter fushën e ndërhyrjes penale, duke përfshirë sjellje që në sistemet evropiane trajtohen përmes përgjegjësisë administrative ose civile.Disa dispozita, si nenet 599–604 për detyrimet tatimore e fiskale, parashikojnë ndëshkime penale për vonesa në pagesa mbi bazë vetëdeklarimi, mosparaqitje informacioni apo mosmbajtje dokumentacioni, sjellje që duhet të mbeten në sferën administrative, për sa kohë nuk përbëjnë mashtrim apo fshehje të qëllimshme. Neni 651, që sanksionon mbajtjen e padrejtë të dy cilësive në funksione publike, përbën çështje disiplinore, jo penale. Po kështu, neni 667 për shkeljen e rregullave të sigurisë në punë dublon norma ekzistuese për “vrasje apo plagosje nga pakujdesia” duke ngatërruar përgjegjësinë profesionale me atë penale.Veçanërisht shqetësuesejanë neni 301 që përfshin konfliktin e interesit si vepër penale, megjithëse kjo rregullohet nga ligji administrativ, dhe neni 522 “Dhënia e vendimit në keqbesim”, i cili, në mungesë kriteresh të qarta, rrezikon të cënojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të shndërrohet në një mjet presioni ndaj gjykatës.Një sistem penal i drejtë nuk matet me numrin e veprave të reja, por me racionalitetin e kufizimit të ndërhyrjes. Ligji penal duhet të veprojë vetëm kur çdo mjet tjetër dështon. Vetëm atëherë ai është shprehje e drejtësisë, jo e forcës së shtetit.
    4. Filozofia humane e drejtësisë penaleQëllimi i dënimit nuk është hakmarrja, por rikthimi i njeriut në shoqëri.Sistemet moderne penale ndërtohen mbi parimin e humanizmit dhe risocializimit, mbi idenë se shteti ndëshkon për të korrigjuar, jo për të shkatërruar. Suksesi i një sistemi penal nuk matet me ashpërsinë e dënimeve, por me aftësinë për të kthyer individin në pjesë të dobishme të shoqërisë. Në këtë kuptim, neni 64 i projektit përmend riintegrimin e të dënuarit, por e kufizon atë vetëm në fazën e vuajtjes së dënimit, duke e trajtuar si detaj teknik e jo si filozofi që duhet të përshkojë gjithë strukturën e Kodit. Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në koncept të pafund. Rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik.Dënimi nuk mund të jetë formulë aritmetike; ai kërkon gjykim njerëzor, ndjeshmëri dhe balancë.Tendenca për të paracaktuar numrin dhe llojin e dënimeve plotësuese e kufizon rolin e gjykatës në individualizimin e ndëshkimit. Po ashtu, konceptimi i dënimeve alternative mbetet i cunguar. Neni 155 ngushton nga pesë në tre vjet kufirin për zëvendësimin e dënimit me burgim, ndërsa nenet 160 dhe 163 që rregullojnë ‘lirinë e kontrolluar’ dhe ‘pezullimin me vendosje në provë’ mbivendosen në përmbajtje, duke treguar mungesë koherence.Edhe pse projekti përfshin elemente pozitive për modernizim, mungon një vizion i qartë për humanizimin e drejtësisë penale. Risocializimi duhet të jetë parim themelor i Kodit, jo thjesht fazë e ekzekutimit. Një Kod Penal me filozofi humane duhet të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes së shoqërisë dhe dinjitetit njerëzor, duke e parë dënimin si mjet drejtësie, jo shenjë të forcës së shtetit. Përndryshe, drejtësia rrezikon të kthehet në një mjet frike, jo besimi. Një sistem që ndëshkon mekanikisht dhe pa hapësirë për arsyetim njerëzor, nuk edukon, por dëmton besimin qytetar. Qytetari duhet ta shohë ligjin si mbrojtje, jo si kërcënim.
    5. Proporcionaliteti dhe diskrecioni gjyqësorDrejtësia kërkon baraspeshë: dënimi duhet të jetë i drejtë, jo thjesht i rreptë.Një nga problematikat më të ndjeshme të projektit është tendenca drejt dënimeve fikse, që cenon parimin kushtetues të individualizimit të dënimit. Paracaktimi numerik i sanksioneve, pa hapësirë të mjaftueshme për vlerësim gjyqësor, e zhvendos drejtësinë nga analiza njerëzore te mekanizmi ndëshkues dhe e rrezikon proporcionalitetin midis fajit dhe dënimit. Një sistem i tillë, në vend që të garantojë barazi, rrezikon të krijojë pabarazi të reja, sepse i trajton njësoj raste që janë të ndryshme në natyrë dhe rrethana. Kjo prirje e kufizon diskrecionin gjyqësor dhe e dobëson aftësinë e gjykatës për të dhënë një dënim të drejtë dhe të arsyetuar sipas rrethanave konkrete.Njëkohësisht, me rritjen e kufirit maksimal në 45 vjet dhe me shtimin e formulave fikse, projekti e bën sistemin më të ashpër dhe më pak fleksibël. Kjo prirje e zhvendos vëmendjen nga cilësia e drejtësisë te sasia e ndëshkimit. Në disa dispozita, dënimi nuk është më rezultat i gjykimit individual, por i një formule të paracaktuar që e redukton gjyqtarin në zbatues mekanik të ligjit. Kështu, neni 139 parashikon ulje të fiksuara për rrethanat lehtësuese, dhe neni 141 përcakton shtesa të detyrueshme për rrethanat rënduese. Në këtë mënyrë, akti i gjykimit humbet dimensionin moral dhe njerëzor, duke u shndërruar në një procedurë aritmetike që zbeh vetë thelbin e drejtësisë.Edhe aty ku qëllimi është i drejtë, si në mbrojtjen e familjes, mungon ekuilibri. Dënimet për dhunën në familje, të trefishuara në projekt, nuk garantojnë mbrojtje më të mirë, nëse ligji mbetet i paqartë.Po kështu, neni 68, që detyron vendosjen e “jo më pak se dy” dënimeve plotësuese, bie ndesh me logjikën penologjike. Një dënim i vetëm, i zgjedhur me kujdes, mund të jetë më efektiv dhe më edukues sesa një kombinim mekanik sanksionesh. Ndërkohë, mungesa e një tavani absolut të dënimit krijon pasiguri juridike dhe cenon parimin e proporcionalitetit.Në përfundim, drejtësia nuk matet me ashpërsinë e dënimeve, por me aftësinë për të ruajtur baraspeshën midis fuqisë së shtetit dhe mbrojtjes së njeriut. Vetëm duke garantuar diskrecion gjyqësor të arsyeshëm dhe duke shmangur formulat fikse, ligji penal mund të sigurojë drejtësi reale dhe humane.
    Të nderuar pjesëmarrës,Një reformë penale pa metodë dhe reflektim nuk është reformë, por rrezikon të kthehet në një ndryshim pa përmbajtje.Ajo duhet të ngrihet mbi tri shtylla themelore: metodë, transparencë dhe mirëbesim institucional. Vetëm mbi këto baza ajo fiton jo vetëm legjitimitet teknik, por edhe besueshmëri publike.Drejtësia, në kuptimin më të lartë të saj, nuk është zbatim i verbër i ligjit, por ekuilibër mes forcës dhe urtësisë, mes rregullit dhe lirisë. Ajo është garancia më e fortë për dinjitetin, sigurinë dhe besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës.Gjykata e Lartë vlerëson se procesi i reformës penale duhet të rifillohet mbi baza të qëndrueshme metodologjike dhe profesionale, jo si pengesë, por si garanci për cilësinë, integritetin dhe koherencën e sistemit penal.Kjo nuk është thirrje për ndalim, por ftesë për përmirësim e bashkëpunim, sepse vetëm një reformë e ndërtuar mbi mirëbesim mund të sjellë drejtësi që afron, jo që ndëshkon; që forcon besimin te ligji dhe te shteti, jo frikën ndaj tyre.Gjykata e Lartë mbetet e angazhuar të kontribuojë me përvojën dhe ekspertizën e saj në këtë proces, si partner institucional në ndërtimin e një sistemi penal modern, të drejtë dhe të qëndrueshëm.Synimi ynë nuk është të ndalet reforma, por të forcohet; jo të kritikohet si qëllim në vetvete, por të përmirësohet, që nga ky proces të lindë një drejtësi më e qartë, më e besueshme dhe më njerëzore.Vërejtjet dhe propozimet e paraqitura përfaqësojnë një punë të thellë e të përgjegjshme, që kërkon reflektim serioz nga grupi i punës dhe institucionet përkatëse. Ato nuk janë qëndrime për t’u pranuar verbërisht, por kontribut profesional që synon një reformë më të mirë, një ligj më të drejtëdhe një sistem që i shërben qytetarit. Vetëm kështu reforma fiton jo vetëm legjitimitet, por edhe besimin e shoqërisë, duke u bërë jo thjesht reformë e Kodit, por e vetë drejtësisë.
    Ju falëminderit për vëmendjen.

  • Kryeministri Rama: Nga 1 janari paga minimale 500 euro. Brenda mandati shkon në 700 euro

    Kryeministri Rama: Nga 1 janari paga minimale 500 euro. Brenda mandati shkon në 700 euro

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një komunikim ne rrjetet se nga janari 2026 paga minimale do të shkojë 500 euro, ndërsa brenda këtij mandati qeverisës do të bëhet 700 euro.
    “Përshëndetje, sot me kostum se për pak marrim në dorëzim progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe kemi konferencë.

    Padyshim që pjesën e luanit të buxhetit 2026 e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhëm me 100 milionë euro shtesë, përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë 200 milionë euro, plus indeksimi 45 milionë euro, në 2028 e trefishojmë 300 milionë euro, plus indeksimi 46 milionë euro; në 2019, e katërfishojmë 400 milionë euro, plus indeksimi 47 milionë euro; dhe në 20230 e pesëfishojmë, 500 milionë euro, plus indeksimi 48 milionë euro.

    Pra janë miliardë më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht për mandatin tonë.

    Por nga janari do rritet edhe paga minimale, të cilën nënpunësit do marrin shumën e premtuar 500 euro. Paga minimale do të arrijë 700 euro brenda mandatit qeverisës. Do të subvencionojmë për një një periudhë 9-mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve në sektorin privat.
    Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.
    Ato 83 mandate që ju na dhatë, janë 83 arsye më shume sesa deri dje për të mos fjetur gjumë. Për të punuar pa pushim dhe për t’ju kthyer me gjithë pasionin të gjithë atë që ju na dhatë me besim të jashtëzakonshëm”, tha Rama në një komunikim në rrjetet sociale.

  • Lejuan vilat pa leje! Arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

    Lejuan vilat pa leje! Arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

    Forca të shumta të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake rrethuan më 3 nëntor një kantier ndërtimi me objekte 2-3 katëshe, që rezultonte në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit në zonën e Farkës.
    Pak ditë më parë u raportua se vilat po ndërtoheshin nga Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe i “përkëdheluri me leje” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
    Ditën e sotme, policia njofton se ka arrestuar 5 inspektorë të IMT Tiranë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk. Po ashtu në pranga ranë drejtuesja teknike dhe inxhinieri i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet.
    Në operacionin policor “Wrong Project” u ndaluan 5 inspektorët:

    Gjergji Male, 
    Krenar Rexhepi, 
    Aldo Dubi, 
    Odise Cenaj,
    Endri Dervishi,
    Drejtuesja teknike Bianka Xhumari,
    Inxhinieri i subjektit Ritvan Gjikolaj.

    Në kërkimjanë shpallur inspektorët e IMT: Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç. Po ashtu në kërkim u shpallën edhe shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sula, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e IMT-së, Dallëndyshe Bici, e ndoqën nga afër show-n e IMT-së pak ditë më parë.
    Madje Albana Koçiu u habit me ndërtimet pa leje shumë kohë pasi ato janë ndërtuar, a thua se ishin kasolle në periferi të Tiranës që s’ia kish zënë syri askujt, e jo vila disa katëshe që do shiteshin me qindra mijëra euro dhe do mbushnin plot xhepat e ish kolegut të saj.
    Pyetja tashmë është: Çfarë mase do merret ndaj Vladimir Kostës pasi u kap në paligjshmëri? Apo si gjithmonë, pasojat do i “hajnë cironkat” dhe Vladimir Kosta do vijojë të ndërtojë tjetërkund?!

  • Hetimet ndaj Ballukut, gazetari: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

    Hetimet ndaj Ballukut, gazetari: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

    Gazetari, Elton Qyno, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj Zv/kryeministres njëherazi Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

    Qyno ka deklaruar se nga bisedat e zbardhura mes Evis Berberit dhe Ballukut, prokurorët e SPAK kanë gjetur prova që sugjerojnë se tenderët nuk ndiqnin rrugën ligjore, por paracaktoheshin në prapaskenë.

    Gazetari thotë se një tjetër dosje e nxehtë që po hetohet lidhet me dy anijet gjeneratorë, të njohura si “tigrat”, të ankoruara prej vitesh në gjirin e Vlorës, të cilat paguhen nga taksapaguesit pa prodhuar asnjë kilovat energji.
    Qyno shprehet se hapi i radhës i SPAK, mund të jetë kërkesa për një masë sigurie ndaj ministres Balluku, e cila mund të variojë nga pezullimi nga detyra deri tek arresti shtëpiak, një praktikë e konsoliduar e Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarëve të lartë nën hetim.
    “Në fakt është një dosje e cila ka marrë të fundit qysh në shtator të vitit 2024, kur SPAK filloi veprimet hetimore ndaj Evis Berberit, një zyrtari të lartë që drejtonte Agjencinë e Rrugore Shqiptare. Dhe në momentin kur BKH-ja apo edhe prokurorët kanë sekuestruar telefonat e Evis Berberit dhe kanë filluar ekspertimin e tyre, kanë rrjedhur apo ekstraktuar biseda të cilat nuk kishin të bënin vetëm me objektin e hetimit që kishte SPAK pra me vetëm me tendrat e autoritetit rrugor shqiptar, por kishin të bënin edhe me biseda të tjera të cilat Evis Berberi ka kryer me funksionarë të lartë të Ministrisë së infrastrukturës dhe energjetikës dhe më konkretisht edhe me ministren që drejton këtë institucion.
    Bisedat nuk janë vetëm biseda private dhe biseda pune, por janë biseda që paracaktohen tenderat nga zonja Belinda Balluku.
    Biseda korruptive apo biseda të cilat kanë karakterin e kryerjes së një vepre penale siç është shkelja e barazisë në tendra dhe ankandeve publike. Dhe që pa diskutim që në kushtet kur janë vënë në dijeni të këtyre bisedave dhe ku janë krahasuar këto biseda me kohën kur janë zhvilluar dhe procedurat e prokurimit të këtyre tenderave, pa diskutim që prokurorët kanë marrë një vendim për hapjen e një hetimi paralel për zonjën Balluku, por edhe për Evis Berberin. Pra, është fragmentizuar në tre dosje, një dosje që, në mos gaboj ka procedimin 241 fraksion 1 dhe pastaj ka vajtur në procedime të tjera.
    Faktikisht çështja e Ballukut pastaj filloi që të ushqehet edhe me informacione të tjera për shkak edhe të një deklarate që ka bërë ish-zëvendës kryeministri ëh, në arrati, Arben Ahmetaj, i cili në një dalje publike tek Syri, ka deklaruar dhe ka dhënë indicje të forta për opinionin publik por edhe për SPAK-un, lidhur me një aferë korruptive siç ishte anulimi i tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe më pas rihapja sërish e këtij tenderi, por me një vlerë akoma dhe më të madhe që shkonte diku tek 50 milionë euro, pra praktika e dytë tenderuese.
    Dhe më tej pastaj ky denoncim është pasuruar edhe me një kallëzim tjetër të zotit Gazment Bardhi dhe ka çuar SPAK-un deri në konkluzionin që të gjitha veprimet hetimore, të gjitha krahasimet e provave materiale, por edhe duke u shtyrë edhe nga këqyrja e telefonave, të katër telefonave të Evis Berberit, por edhe bashkëshortes së tij, rezultoi që ministrja Balluku ishte e përfshirë në praktikën e paracaktimit të kompanive fituese në këto dy tendra, qoftë edhe tek pjesa e ndërtimit të tunelit, por qoftë edhe te pjesa e supervizimit të mbikëqyrjes së punimeve që po kryheshin pikërisht në këtë tunel. Ndërkohë që tashmë kam informacione që ka dhe tre procedime të tjera, të cilat lidhen me pastrim parash.
    Ajo që dihet tashmë është afera e dy anijeve gjeneratorë që janë tek “Tigrat” e famshëm që janë të ankoruara prej disa vitesh në gjirin e Vlorës dhe çuditërisht bëjnë ndezje eksperimentale, por që në fakt nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike dhe me qëllim për ta furnizuar çdo ditë. Ndërkohë që ke dhe praktika të tjera hetimore të cilat kanë shtyrë SPAK-un që të hetojë në këto tre vepra penale që ju përmenda dhe që padyshim, dhe që kam bindjen që do të ketë një fragmentizim akoma më radikal të SPAK-ut në këtë drejtim.
    Kur them radikal, mund të e kam parasysh faktin që mund të çojë SPAK-un deri në një kërkesë për caktim mase sigurimi ndaj zonjës Belinda Balluku dhe që padyshim do të sjellë automatikisht vënien e saj në një masë arresti, qoftë arrest shtëpie, qoftë edhe një masë pezullim nga detyra, qoftë edhe një masë bllokimi i daljes së saj jashtë shtetit. Pra, janë masa të cilat herë pas here SPAK-u i ka përdorur kryesisht në zyrtarët e lartë kur ka hetuar dhe që tashmë është praktika e konsoliduar edhe përmes vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe që padyshim mos u çudisni që në ditët në vazhdim të ketë edhe një indicie tjetër si kjo që unë po ua përmend”, tha ai

  • Depo armësh dhe bazë droge, arrestohen tre persona nga një familje në Gjirokastër

    Depo armësh dhe bazë droge, arrestohen tre persona nga një familje në Gjirokastër

    Një familje e përfshirë në aktivitet kriminal të armëve dhe drogës, kreu i të cilës ishte i skeduar për precedentë penalë në këto fusha, u zbulua pas hetimeve me metoda proaktive dhe përgjime në Gjirokastër.
    Policia zbuloi në lagjen “Zinxhira” të qytetit dhe më pas në Bënçë të Tepelenës dy bazat e grupit, ndërsa në pranga ranë 3 persona dhe 2 u shpallën në kërkim.
    Të arrestuarit janë babai 57-vjeçar dhe djali i tij 14-vjeçar si dhe një person i tretë. Në kërkim u shpallën dy kushërinj, djali dhe nipi i 57-vjeçarit.
    Si prova materiale u sekuestruan 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash (euro e lekë).

    Njoftimi i policise
    Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin “Interruption”.
    Në kuadër të këtij operacioni:
    -u arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak;
    -u shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë;
    -u arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
    Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj).

  • Berisha pranon pazaret me Belinda Ballukun, kreu i PD konfirmon se zëvendësja e Ramës mbushte mitingjet në protesta…

    Berisha pranon pazaret me Belinda Ballukun, kreu i PD konfirmon se zëvendësja e Ramës mbushte mitingjet në protesta…

    Për herë të parë kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka artikuluar dje publikisht një përplasje të brendshme në selinë blu që reflekton krizën e besimit edhe brenda të tijve. Kryedemokrati Berisha për herë të parë ka pranuar se Belind Këlliçi u ndihmua nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në protestat kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Tiranës. Deklarata e Berishës u bë nga selia blu, ku zv/kryeministren Balluku të pandehur për tunelin e Llogarasë, e quajti si hajduten më të madhe në histori, por thotë se ndaj saj nuk do të bëjë protesta dhe flet për një luftë tjetër të brendshme, këtë radhë në kampin rozë.
    Por, teksa komentonte Ballukun, Berishës i shpëtoi edhe kjo akuzë që fundos Këlliçin, duke thënë se zv/kryeministrja i përleu protestat e demokratëve duke sjellë njerëz nga zyra e saj kundër Veliajt. “U bënë protestat kundër Veliajt, Belinda çonte njerëz nga zyrat e veta për të përlyer protestat. Po të shkojmë ne tek kjo për protestë, Elisa Spiropali nxjerr jashtë gjysmën e ministrisë së jashtme. Jo, nuk na duhet ne kjo. Nuk do nxjerrë kush gështenjat me duart tona.  Ne do e kapim djallin për brirësh, të parin Edi Ramën. Nëse Rama do të bëjë përgjegjësen kryesore Belindën, ai gënjen veten.
    Këtij do t’i kërkohet dorëheqja, por nuk e japin kurrë. Dy vetë nuk japin dorëheqje, ky dhe Altin Dumani, po atij i përfundon afati. Se dhe ai është vegël e këtij”, deklaroi dje Berisha duke folur në një konferencë për mediat nga selia blu. Këtë Berisha e shprehu për herë të parë, pa i dhënë shumë zë, nëse ai ishte në dijeni që gjatë zhvillimit të protestave, se kjo po ndodhte, apo e mësoi në përfundim të tyre nëse deputeti i tij dhe drejtuesi politik i Tiranës ka vepruar pas krahëve.
    Berisha i thotë STOP Këlliçit
    Por Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta kundër zv/kryeministres Balluku. Kjo është porosia e prerë e Berishës në Kryesinë e PD. Burime për gazetën “SOT” nga mbledhje e kësaj të marte e Kryesisë së PD, bëjnë të ditur se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos denoncojnë Ballukun në publik pasi ajo është marrë e pandehur nga SPAK, por Ramën sepse sipas tij, ai është autori i vërtetë i aferave që akuzohet zv/kryeministrja. Qëndrimin e tij në Kryesi, kreu i PD e bëri edhe dje në konferencën për shtyp kur tha se përgjegjësi i të gjitha skandaleve është Kryeministri.
    Qëndrimi i artikuluar dje nga Berisha vjen në fakt pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së PD-së, ku është diskutuar edhe strategjia që do të ndjekë opozita, tani që ka një akuzë për numrin dy të qeverisë. Burimet i thanë gazetës se deputeti i Tiranës, Belind Këlliçi ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura nisjen e protestave të përditshme ose të përjavshme përpara Ministrisë së Infrastrukturës, njësoj siç vepruan me protestat para Bashkisë së Tiranës kundër Veliajt. Mirëpo propozimi i tij ka hasur në kundërshtimin e vetë Berishës, i cili ka kërkuar që aksioni publik dhe politik të përqendrohet kundër kryeministrit Rama dhe jo zv/kryeministres Balluku.
    Çfarë ka ndodhur?
    Ndërkohë kujtojmë se protestat 44 javore të nisura në fillim të 2024-ës, zgjatën deri në shkurt 2025, kohë kur nuk vonoi dhe erdhi arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Akuzat që protestat e Këlliçit para bashkisë janë financuar nga Balluku janë artikuluar edhe herë të tjera, madje edhe nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në intervistat dhënë tek televizioni i familjes Berisha. “Po mor po: Pirro Vëngu, ministri i brendshëm, ministri i financave…përfshirë edhe vetën ajo. Kjo ka emëruar edhe drejtorë policie, por le ta lemë të pastrohet ajri. Ajo është pushtet qorr në dorë të korrupsionit dhe krimit. T’ua themi shqiptarëve, po të marrim sektorët e plaçkitëses. Kur fillon e flet dhe më vjen për të qesh, kur flet për ujin për shembull, ka patur një ushtar kjo, dhe jo vetëm, që e vuri drejtor tatimesh, e fillimisht drejtor te mbetjesh ujit, qe një shkelje e ligjit për pushtetin lokal…cila qe arsyeja, për të mbledhur tenderat o të nderuar qytetar.
    Nuk ka rëndësi çfarë kam thënë apo X – Y në atë mbledhje. Sot rezultati i ujësjellsave është, borxhi 100-milionë euro, çmimi vazhdon rritet. Doni energjinë? Ditë e zezë shkëmbimi energjisë ditë e zezë, sistemi agregatet e Vlorës vetëm hanë. Merr portet, skandal, e shikoni ç’po ndodh me Portin e Durrësit, skandal. 5B. Merrni rrugët, trefishuar çmimet e rrugëve. Pra, kur ky del dhe thotë që s’ju kam menduar, ky tallet me shqiptarët, dhe e din ipse, sepse ky mendon se i ka ecur. Dhe i ka ecur. Po sistemi i 5D dhe 5B është i njohur shumë mirë nga ai. Dhe në 2021 ka funksionuar në bashkinë e Tiranës si një njësi që do merrte më shumë vota nga e djathta, e kam kundërshtuar, dhe shikoni votat që kemi marrë, votat që kemi marrë janë votat e socialistëve.
    Nuk ka artifice në zgjedhje. Që do marrësh votat e të djathtës përmes një artifice 5D dhe ia hedhin fajin atyre djemve që janë në burg. Jo mo janë në burg. 5D është një sistem korruptiv, 5B është një sistem kryekorruptiv. E di ti që këta të dy, po sidomos plaçkitësja ka paguar njerëz në protestat kundër Erjonit, kanë unitet këta tani, tani që ika unë uniteti është shumë i forcuar aty. Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra”, është shprehu Ahmetaj disa muaj më parë.