Category: Aktualitet

  • Vrau kushëririn e tij fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës dënon me burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

    Vrau kushëririn e tij fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës dënon me burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

    Autori i vrasjes së kryer në Gjorm të Selenicës, Bertil Aliaj, ka dalë sot përpara gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Vlorë.

    Nën masa të rrepta dhe me forca të shumta të policisë së Vlorës, por edhe të FNSH-së së Fierit, u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë.
    Përpara togave të zeza ai u shpreh: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin.”
    Aliajt i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” mbi akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Seanca ka zgjatur 90 minuta.
    Bertil Aliaj prej 10 vitesh ishte në kërkim si pjesëmarrës në “masakrën e Çoles” ndodhur në Vlorë dhe ka marrë një dënim prej 35 vitesh në mungesë për ngjarjen e rëndë.
    Ndërkohë që prej ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, Bertil Aliaj ka qenë i fshehur dhe, sipas policisë, ai lëvizte me pasaportë kosovare.

    Top Channel

  • Meta në “luftë” për të fituar lirinë, Kushtetuesja çon në seancë plenare kërkesën e ish-presidentit

    Meta në “luftë” për të fituar lirinë, Kushtetuesja çon në seancë plenare kërkesën e ish-presidentit

    Ilir Meta

    TIRANË- Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë në seancë plenare, pra me shqyrtim dokumentar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Gjyqtarët u mblodhën këtë të mërkurë në Dhomën e Këshillit për të vendosur për çështjen e Metës, i cili ka depozituar kërkesë për shpalljen si jo kushtetues. Burime bëjnë me dije se seanca plenare që do të mbahet në vazhdim do të jetë me dyer të mbyllura dhe jo e hapur si në rastin e Erion Veliajt dhe shqyrtimi do të jetë me bazë dokumentare. Ish-presidenti Meta i është drejtuar Kushtetueses për të gjetur zgjidhje, pasi pretendon shkelje në tre shkallë të gjyqësorit, ndërsa një ditë më parë iu drejtua edhe Gjykatës së Lartë me rekursin e radhës, për rrëzimin e masës së sigurisë. 

    Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

  • Nga mbrëmë, në shtëpi! Alqi Bllako lë qelinë pasi iu shua masa e sigurisë

    Nga mbrëmë, në shtëpi! Alqi Bllako lë qelinë pasi iu shua masa e sigurisë

    alqi bllako

    TIRANË- Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është liruar nga qelia e paraburgimit të Durrësit në orët e para të mbrëmjes të së martës. Lirimi i tij erdhi pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë.
    Një ditë më parë, GJKKO e dënoi me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Megjithatë, masa e sigurisë ndaj tij u shua, pasi Bllako e ka kryer dënimin përmes periudhës së paraburgimit. Gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia, nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurie.

    Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe. Lirimi vjen pasi i është shuar masa e sigurisë si për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
    Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
    Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit./ZËRI

  • Kapnin vlerën e miliona eurove, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier, paratë silleshin me autobusë nga Italia

    Kapnin vlerën e miliona eurove, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier, paratë silleshin me autobusë nga Italia

    Foto ilustruese

    FIER- Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
    Hetimet mbi procedimin penal nr.323, të vitit 2025, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, i nisur mbi bazën e të dhënave të përcjella nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nisën pas dyshimeve se shtetasit, A. H, A. H, nëpërmjet familjarëve dhe shoqërive tregtare në posedim të tyre, ishin përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale.
    Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi A. H, në datë 24.05.2016, është arrestuar, pasi gjykata e apelit Milano/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. “Mbajtja e paligjshme e drogës” në bashkëpunim parashikuar nga legjislacioni Italian. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e datës 26.05.2016, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, në funksion të ekstradimit të këtij shtetasi të proceduar në Itali, në kuadër të një grupi krimal i cili, paratë e fituara nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve i dërgonin në Shqipëri nëpërmjet linjave të autobuzëve për udhëtarë. Nga shqyrtimi i Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, rezulton se, shtetasi A.H, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane, për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale drogë”, parashikuar nga nenet 110 dhe 648 të Kodit Penal Italian.
    Sipas të dhënave paraprake ende në verifikim hetimet e autoriteteve italiane tregojnë se, grupi kriminal i drejtuar nga shtetas shqipëtarë, pjesë e së cilës ishte dhe A. H, ka dërguar në Shqipëri miliona euro të fituara në trafik droge, në periudha të ndryshme kohore. Këto para, dyshohet transportohen përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri apo nëpërmjet shoferëve të kamionëve të transportit ndërkombëtar.
    Në datë 13.06.2024, është kapur në flagrancë shtetasi J. Xh, i punësuar si shofer në subjektin “A. Travel”, i cili bente linjën Fier – Siçili, që posedonte vlera monetare të cilat dyshohet se i ka sjellë nga Italia. Po kështu, në të njëjtën datë është kapur shtetasi A. L, i punësuar si shofer në shoqërinë A. Travel”, teksa sillte nga Italia vlerën 89.390 Euro. Shtetasi A. L, ka deklaruar se punon si shofer autobuzi në kompaninë “A. Travel” që prej 5 vitesh dhe bën linjën Shqipëri-Itali. Vlerën monetare të gjetur deklaron se ia ka dhënë një shtetas Italian në stacionin e Katanias për ta transportuar në Shqipëri kundrejt një pagese të caktuar që është një përqind e shumës.
    Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasëve A.H, A.H, A.H, M.H dhe K.H, rezultojnë në pronësi krahas pasurive të paluajtshme dhe shoqëri tregëtare të organizuar në formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Nga administrimi i kësaj prove, rezuloi se shtetasi A.H, ka dhënë në formë huaje tek shoqëria “A” sh.p.k vlera të konsiderueshme që nuk dokumentojnë origjinën e kësaj shume.
    Mbëshetur në këto të dhëna, Prokuroria vlerësoi se jemi në kushte e aplikimit të masave me karakter pasuror bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar dhe kërkoi vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme dhe e shoqëritë tregtare në zotërim të subjekteve si më poshtë:
    Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të A. H, M. H;  
    Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
    Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier; 
    Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
    Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë; 
    Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;  
    Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A.” Shpk.,
    Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
    Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,
    Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
    Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier
    Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
    Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier;
    Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të K. H, si më poshtë:
    Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;
    Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;
    Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:
    Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;
    Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Travel” sh.p.k;
    Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Bus” sh.p.k;  
    Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A I”, sh.p.k;
    Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “M Trans” sh.p.k.,
    Prokuroria është duke verifikuar mbi pasuri të tjera të subjekteve të dyshuara dhe lidhjet e tyre me persona të tretë, të cilat po nënshtrohen verifikimeve. Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro. Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare.

  • Naftëtarët e Patos-Marinzës rikthehen në protestë para Bankers Petroleum, kërkojnë respekt dhe trajtim të barabartë

    Naftëtarët e Patos-Marinzës rikthehen në protestë para Bankers Petroleum, kërkojnë respekt dhe trajtim të barabartë

    Pas një ndërprerjeje disa-ditore të grevës së urisë dhe bojkotit të punës, naftëtarët e fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë rikthyer sot para selisë së kompanisë Bankers Petroleum. Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre, respektimin e dinjitetit të punonjësve, të drejtave të mohuara dhe trajtim të barabartë për çdo naftëtar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kreu i sindikatës, Dritan Shahu, deklaroi se protesta vjen pas takimeve të zhvilluara me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësues të Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Ai theksoi se deklaratat e kompanisë për përfitimet e punonjësve janë të pavërteta dhe shërbejnë si një “show” për opinionin publik. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Grevisti Dritan Rrapushi bëri me dije se nesër do të zhvillohet një takim ndërmjetësues në Tiranë mes naftëtarëve dhe kompanisë, ku shteti do të përfaqësohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës. “Shpresojmë që kompania të reagojë, përndryshe nuk do të ndalemi me denoncime”, tha ai.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Naftëtari Nikolin Alushaj theksoi se puna në fushë vijon normalisht, por se meritokracia duhet të vendoset si standard. Aktivisti Ferdinant Shehaj u shpreh se ka ardhur koha për të ngritur zërin fuqishëm, pasi edhe politikanët kanë interesa në këtë kompani.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Protesta u shoqërua me thirrjet “Turp t’ju vijë”, ndërsa në vendngjarje ishte e pranishme policia për sigurimin e rendit 

  • “Balluku ka 20 dosje në SPAK”, Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama

    “Balluku ka 20 dosje në SPAK”, Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se kryehajduti në aferën e tunelit të Llogarasë është Edi Rama dhe se ai së bashku me skemën e tenderave të paracaktuar, ka shfrytëzuar pushtetin për përfitime të jashtëligjshme.
    Berisha theksoi se prokurori i çështjes ka treguar kurajo dhe ka marrë kërcënime direkte gjatë hetimit, ndërsa denoncoi se modeli i abuzimit me tenderat publikë është përdorur sistematikisht nga qeveria përveç rastit të veçantë të tunelit të Llogarasë, ku sipas tij u zbuluan manipulime të hapura dhe të skajshme.
    “Por do të mashtronim shqiptarët në qoftë se do njihnim si përgjegjëse të parë Lubinë dhe jo Edi Ramën. Prokurori i çështjes ka treguar kurajo, e them këtu, për zbatimin e ligjit. Ka marrë kërcënime direkte nga Edi Rama me telefonin e Ulsi Manjës. Kërcënime direkte! Dhe prokurori i çështjes, është e vërtetë që duhej të formulonte të njëjtën akuzë që ka formuluar ndaj Lubisë, por do ishim të pandershëm po të mendonim se ata janë prej guri. Nuk janë prej guri. Por ai punën e bëri. Ai punën e bëri! Ai tha se tuneli i Llogarasë është një vjedhje e tmerrshme, siç e dini. Dhe ne kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut në atë aferë është Edi Rama.
    Lubi Balluku ka 18-20 dosje në SKAP. Merrni vetëm një, se asaj nuk i mbahen mend hajnitë. E mori unazën e Tiranës 13 kilometra, e ndau në 14 tendera. Çmenduri korruptive. Po njeri në botë që të mund ta bëjë këtë, përveç një njeriu të papërmbajtur në vjedhje, nuk mund ta bëjë këtë. Por, përsëri tuneli i Llogarasë është veçmas.Se në tunelin e Llogarasë, Sulltanesha Rahmetlie ishte me Sulltanin atje. Dhe thanë, takuam kompanitë dhe bënë skemën më të turpshme. Anuluan tenderin 130-140 milionë, e hapën përsëri dhe ua thanë atyre me 50 milionë më shumë dhe në kundërshtim me ligjin morën po Gjokën nënkontraktor.
    Po ka vjedhje më të hapur se kjo? Kurrë. Po shikoni miq, duhet të dini një gjë, që kjo skemë është përdorur absolutisht pothuaj në çdo tender të punëve publike në Shqipëri. Si është përdorur? Kanë shkuar ofertuesit me ofertën kaq. Jo, kjo ofertë nuk vlen. Do sjellësh ofertën me kaq, dyfishin. Dhe ti ke 30 përqind, unë kam 70 përqind të saj. Por në këtë rast u demaskua se kryesori ishte i huaj.
    Por kjo skemë është përdorur në çdo punë publike dhe e kemi denoncuar kaq shumë herë. Dhe, ai pragu që themi ne 99 përqind, 100 përqind, ai në fakt është 180 përqind, është 250 përqind, se e bënin në këtë mënyrë, i thërrisnin përpara, shko, paraqit këtë ofertë, ndarja do jetë kjo. Mirëpo kësaj here u kapën. Nuk janë 50, por janë 90 milionë. Por nuk ka rëndësi,” tha Berisha.

  • ‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

    ‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

    Pjesë nga dosja e Tunelit të Llogarasë, ku SPAK po heton tenderin e kësaj vepre infrastrukturore, ndërsa e pandehur mes shumë zyrtarëve është marrë edhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, janë publikuar nga SyriTv.
    Në përgjimet nga bisedat mes Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, dalin në pah nofkat, kërcënimet, anulimet dhe hapjen e tenderëve te mesazhet me dedikime ndaj njëri-tjetrit.
    Përgjimet janë zbuluar nga bisedat telefonike të Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, të dhëna këto që u nxorën nga aparati celular “Blackberry”, pasi iu sekuestruan ish kreut të ARRSH-së.
    Bisedat e përgjuara: 
    Në datën 26.01.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhin:
    Belinda Balluku: “Nje pyetje”.
    Evis Berberi: “Po”.
    Belinda Balluku: “Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperienecën e objekteve të ngjashme Nga 5 vite ne 3???”.
    Evis Berberi: “Kerkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit’.
    Belinda Balluku: “Po cne ? Kush e bëri kërkesën e KPP? “.
    Evis Berberi: “Ne kpp cfarë kërkese është bërë te takimi që patëm në dt 31 dhjetor me Artën dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty”
    Në datën 05.03.2021, zhvillohet tjetër bisedë mes Evis Berberit dhe Belinda Ballukut
    Evis Berberi: “Me mori Gysi (Ergys Verdho) per tu mbledhur neser per te pare dokumentat e tunelit se po I kalon koha. Kemi ndonje deadline dhe target”
    Belinda Balluku: “Mbidhu”
    Evis Berberi: “Ok”.
    Belinda Balluku: “Por kalo pak ktej”.
    Evis Berberi: “Ne zyre je te vi?”.
    Belinda Balluku: “Po”.
    Evis Berberi: “Erdha”

     

     

    Në datën 17.03.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi
    Belinda Balluku: “Po tuneli? E mbyllet?”.
    Evis Berberi: ” Joo eshte rende Flasim live mos shkruajme”.
    Belinda Balluku: “Ok”. … …
    Belinda Balluku: “Je larg”.
    Evis Berberi: “Jo Te vi”.
    Belinda Balluku: “Hajde”.
    Evis Berberi: “Erdha”.
    Belinda Balluku: “Hajde se u cmena
    Viola eshte komplet pa memorie”.
    Evis Berberi: “Erdhaa”.
    Evis Berberi: “Me tha Arta ta takoj se kishte folur me ty”.
    Belinda Balluku: “Nuk besoj qe do shtoj gjë, po nje sy tjeter nuk eshte keq Se viola me la pa fjale Komplet pa memorie, zero. Sikur nuk ishte dje me ju”.
    Evis Berberi: “Ok”. “Takova Arten po se kuptova se i gjithe diskutimi ishte kur do e nxirrni vendimin”.
    Evis Berberi: “Kur duhet te dale?”.
    Belinda Balluku: “Mendoi ta anullojme. Skualifikoji te giithe”.
    Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam dicka qe sme kuadron ne gjithe situaten
    Kur e do sot apo neser. Mgith nese te duhet ja kendoi kengen sma ndien shume per asnje dhe e çoi ku duhet”.
    Belinda Balluku: “Jo jo. Kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.
    Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.
    Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.
    Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe ti djegim afatet e ankimimit ne gjykate”
    Në datën 18.03.2020, Belinda Balluku i dërgon Evis mesazh
    Belinda Balluku: “po si i ke lajmëruar të tjerët për anulil. Mbylleni sot me urgjencë”
    Evis Berberi: “E mbyllem”.
    Në datën 23.05.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazh:
    Belinda Balluku: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa”.
    Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip. Ste ka thene gjë Arta se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk publikojme dot gje pa DST. Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar”.
    Në datën 28.05.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhin:
    Belinda Balluku: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and downs shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert.
    Ndryshe nga heret e jera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve që ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojnë.
    Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage i ri i jetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.
    Evis Berberi: “Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.”.
    Ne lidhje me komunikimin e mësiperm thotë SPAK, rezulton se në datën 31.05.2021, shtetasi Evis Berberi është emëruar në detyrën e Drejtorit te Pergjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
    Në datën 19.08.2021, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde ne zyre tek une”.
    Evis Berberi: “Erdha”.
    Belinda Balluku: “INTEKAR YAPI TUR.ELEKT. IN,S.SAN. dhe TIC. LLC. si shoqëri, punimet dhe dokumentacioni ynë për tenderin e tunelit të Llogarasë janë përfunduar në nivelin 95%, dhe studimet tona të kostove vazhdojnë. Ne kemi krijuar një bashkim shoqërish (joint venture) duke përfshirë shoqerinë ASL INS.TAAH. VE SAN. TIC.LTD.STI. me ne. Kjo eshtë një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostrade 2×14 km në Turqi, dhe eshtë gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si reference. Si perfaqesuesit tanë ne Shgipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shgipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat me znj. Arta në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18.08.2021, menaxherët e shoqërisë dhe inchinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do tê jemi plotësisht gati për tenderin e tunelit të Llogarasë perpara datës së tenderit.
    Në datën 28.08.2021, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet:
    Belinda Balluku: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.
    Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter. Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes. “.
    Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek une perballe me zyren tende”
    Në datën 29.08.2021, Evis Berberi i dërgon Belinda Balluku mesazhin:
    Evis Berberi: “Mgjs te Toni u ula”.
    Belinda Balluku: “Ne darke o zemer (qesh)’.
    Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.
    Belinda Balluku: “Une jam ne Viene. Po le colin ne shkolle. Kthem ne dreke”
    Evis Berberi: “Ok”.
    Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.
    Belinda Balluku: “Erdha per pak”.
    Evis Berberi: “Ok”.
    Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.’
    Evis Berberi: “Pa prob”.
    Belinda Balluku: “Po futem ne garazh. Hajde lart me mire Shkalla H”.
    Evis Berberi: “Ketu jam Ok”
    Në datën 30.08.2021, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
    Belinda Balluku: “Ke kane me vete ?”.
    Evis Berberi: “Vetem tre turqit”.
    Belinda Balluku: “Ok”
    Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjes i “Shoqërisë së thjeshte Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29.08.2021 dhe kanë dalë nga Shqipëria në datën 30.08.2021, në orën 15:33.
    Në datën 07.09.2021, Evis Berberi i dërgon Belinda Ballukut fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë qe kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.
    Belinda Balluku: “Po oferta”.
    Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek , inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.
    Belinda Balluku: “Qenkemi shkelqyer me pak fjalë”.
    Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare. Po i shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje”.
    Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurisht”.
    Evis Berberi: “Eshte afersisht me te njejten oferte”.
    Belinda Balluku: “Si jane ndare ne % Asl me intercar”
    Evis Berberi: “70 me 30”.
    Belinda Balluku: “Kur mbyllet vleresimi”.
    Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresoime. Nese duhet shpejt e bejme”.
    Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”
    Evis Berberi: “Dt 22 behen 15 dite”.
    Belinda Balluku: “Ca te ndodh me afatet?
    Po ta mbyllim ne dt 16?”
    Berberi:  “Asgje. E kemi me afer kontraten
    Jemi ok me 16. 9 dite vleresim mjaftueshem”.
    Në lidhje me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit te Ofertave, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
    * Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Ok Per pak uxjerr tunelin” dhe pak”.
    Në orën 10:53, Belinda Balluku: “Prit
    Në orën 10:53, Evis Berberi: “Per tunel ok?”.
    Në orën 10:54, Belinda Balluku: “Po po , prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.
    Në orën 10:54, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 13:37,
    Belinda Balluku: “Nxirre tunelin”.
    Në orën 13:43, Evis Berberi: “Ok Per pak”.
    Në orën 16:06, Evis Berberi: “Tuneli u nxorr Sapo”.

  • Falsifikonte pasaporta dhe viza, procedohet në Shkodër 39-vjeçari nga Irani

    Falsifikonte pasaporta dhe viza, procedohet në Shkodër 39-vjeçari nga Irani

    Është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës këtë të mërkurë, një shtetas iranian, pasi dyshohet se falsifikonte letërnjoftime, pasaporta dhe viza.
    Sipas raportimeve, është proceduar shtetasi M. M., 39 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, pasi në SPK Bajzë, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur një kartë identiteti me të dhënat e një shtetasi italian.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • “Qeveria ime s’do të largohet pa sjellë BE në Shqipëri”/ Rama: Më tutje do shohim e do bëjmë

    “Qeveria ime s’do të largohet pa sjellë BE në Shqipëri”/ Rama: Më tutje do shohim e do bëjmë

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria e tij nuk do të largohet nga pushteti, “pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë vendin anëtare të saj”.
    “Më tutje do të shohim e bëjmë sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama në konferencën me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi progres raporton për Shqiprinë.
    Kryeministri theksoi se afrimiteti i vendit me Unionin është garanci për të gjithë, si mbështetës ashtu edhe kundërshtarë të qeverisë.
    “Ndihuni mirë të gjithë, qoftë mbështetës e kundërshtarë të kësaj qeverie pasi i ka bërë detyrat”, tha Rama.
    Edi Rama: Raporti ka edhe arritjet, edhe problemet në të gjitha fushat. U thotë shqiptarëve se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur dhe se çfarë duhet të bëjmë më mirë për të arritur objektivin.
    Ata që nuk e duan këtë qeveri duhet të ndihen shumë mirë, sa më pranë BE të jemi aq më shumë kujdes do të kenë, Ndihuni mirë të gjithë, qoftë mbështetës e kundërshtarë të kësaj qeverie pasi i ka bërë detyrat.
    Afrimiteti me BE është garanci për të gjithë, mbështetës e kundërshtarë të qeverisë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive që shkojnë e vijnë, kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim e bëjmë sipas asaj që do të vendosë populli.

  • Dramë për pacientët’, Stafa: ‘Avastina’ mungesë prej dy javësh, 800 euro në treg të zi, Rama dhe ministria i lënë pa shpresë

    Dramë për pacientët’, Stafa: ‘Avastina’ mungesë prej dy javësh, 800 euro në treg të zi, Rama dhe ministria i lënë pa shpresë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona