Category: Aktualitet

  • Mbyllet mbledhja e Ramës me deputetët e PS: Fokus tek rienergjizimi i strukturave

    Mbyllet mbledhja e Ramës me deputetët e PS: Fokus tek rienergjizimi i strukturave

    Është mbyllur pas 90 minutave mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli.
    Mësohet se në takimin e thirrur nga kryeministri Rama është kërkuar të punohet për rienergjizimin e strukturave të partisë.
    U kërkua po ashtu vazhdimi i komunikimit me bazën dhe intensifikimi i takimeve me qytetarët.
    Gjithashtu raportohet se Rama ka kërkuar që të vijojnë takimet për të qenë gati për zgjedhje në çdo kohë.
    Të pranishëm ishin deputetë të Qarkut të Tiranës, por edhe ekipi që u përcaktua nga PS për të qenë pjesë e fushatës për zonjën Manastirliu si kandidate për Bashkinë e Tiranës.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndryshoi dinamikën dhe rrjedhjen e ngjarjeve sa i përket fatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës dhe pikërisht mbledhja vjen fiks pas disa ditësh pasi gjykata vendosi të rikthejë në detyrë Erion Veliajn dhe rrjedhimisht për të mos patur zgjedhje, të paktën për momentin për Bashkinë e Tiranës.

  • “Kokaina nga porti”/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, 16 të arrestuar!

    “Kokaina nga porti”/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, 16 të arrestuar!

    Prokuroria e Antwerp njoftoi se ka arrestuar 16 persona në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale që dyshohet se importonte kokainë përmes portit.
    Në total janë sekuestruar mbi 1.6 ton kokainë. Përveç kësaj, janë konfiskuar disa armë zjarri, municione dhe materiale të tjera të përdorura për tregti të paligjshme.
    Sipas prokurores Kato Belmans nga prokuroria e Antverpës: “Policia Federale Gjyqësore (FGP) kishte informacione për një bandë droge, kryesisht shqipfolëse, që përdorte një magazinë në rrugën Pereboom në Moerbeke, afër Lokeren, për të nxjerrë drogën nga një kontejner”.
    “Të martën, më 21 tetor, policia ndërhyri me njësi speciale. Gjatë operacionit, në Sint-Niklaas dhe në rrugën ekspres E34, u arrestuan gjashtë persona. Në një furgon u gjetën 1.398 kg kokainë të fshehura në arka druri”.
    Hetimet zbuluan se banda përdorte tre apartamente në rrugën Van Immerseel në Antverpë për të ruajtur përkohësisht drogën. Gjatë bastisjeve të zhvilluara atë pasdite, policia gjeti hapësira të fshehta të ndërtuara në mënyrë profesionale.
    “Një 39-vjeçar nga Holanda ishte specializuar në krijimin e hapësirave të fshehta në banesa dhe automjete,” shtoi Belmans. “U gjetën edhe 277 kg të tjera kokainë, një presë për kokainë dhe disa armë zjarri me municion. Në total u arrestuan shtatë persona”.
    Banda përdorte gjithashtu një magazinë në rrugën Scheldelaan në Willebroek. Javën e kaluar, policia arrestoi aty tre persona – tre shtetas serbë të moshës 22 dhe 25 vjeç.
    Gjatë kontrolleve u gjetën 10.000 euro, një pajisje për ndërprerjen e sinjaleve (“jammer”), pasaporta të falsifikuara, karta policie të rreme dhe armë me municion.
    “Javën e kaluar dhe dje, të dyshuarit dolën para dhomës së këshillit. Dhoma vendosi të konfirmojë arrestimet, ndërsa për tre nga të dyshuarit, seanca u shty,” bëri të ditur prokuroria.

    Banda dyshohet se furnizonte me kokainë disa organizata të tjera kriminale. Ata përdornin disa banesa në Antverpë si qendra për tranzitin e drogës drejt Mbretërisë së Bashkuar me kamionë.
    Në këtë kuadër, policia kishte ndërhyrë edhe në mes të shtatorit. Gjatë një operacioni të përbashkët me policinë lokale të Antverpës, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të cilët u kapën me 50 kg kokainë, 25 kg ketaminë dhe disa armë zjarri. Ata ndodhen aktualisht në paraburgim.

  • Nje automjet përfshihet nga flakët brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë

    Nje automjet përfshihet nga flakët brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë

    Një automjet ka marrë zjarr mbrëmjen e sotme brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë.
    Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në të dyja anët e tunelit është bllokuar përkohësisht, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
    Forcat e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e qarkullimit.
    Policia ka nisur hetimet për shkakun e incidentit.

  • Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë, bllokohen 3 pika karburanti

    Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë, bllokohen 3 pika karburanti

    Një operacion i gjerë i zhvilluar në disa qytete të vendit ka çuar në zbulimin e një skeme të mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburant.
    Burime bëjnë me dije se gjatë aksionit, tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës janë kapur duke operuar pa licencë për ushtrimin e aktivitetit tregtar.
    Gjatë kontrolleve, strukturat përkatëse kanë konstatuar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara.
    Sipas të dhënave, nga verifikimet e kryera në sistemet matëse të furnizimit, rezulton se subjektet kishin qarkulluar mbi 15 milionë litra karburant, jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor.
    Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë zinxhirin kontrabandues, duke përfshirë edhe identifikimin e personave apo zyrtarëve që mund të kenë ndihmuar në këtë veprimtari të paligjshme.
    Pikat e karburantit mësohet se nuk zotëronin licencë për ushtrimin e aktivitetit, çka i përjashton ato nga e drejta për të blerë dhe tregtuar produkte karburanti sipas legjislacionit fiskal.

  • Tubim para Kuvendit/ Kundër projektligjit për barazinë gjinore, ja kur do të zhvillohet

    Tubim para Kuvendit/ Kundër projektligjit për barazinë gjinore, ja kur do të zhvillohet

    Një tubim paqësor pritet të zhvillohet nesër përpara Kuvendit të Shqipërisë, në orën 09:30, organizuar nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”. Shkak për këtë protestë është projektligji “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të kalojë për votim në seancën plenare.
    Organizatorët e tubimit e cilësojnë këtë projektligj si një nismë që “kërcënon vlerat familjare, fëmijët dhe traditën shqiptare”, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në mbrojtje të familjes dhe fëmijëve. Në njoftimin e tyre, ata e përshkruajnë ditën e nesërme si një “ditë zie kombëtare”, ndërsa theksojnë se veshja me të zeza do të jetë simbol i protestës së tyre paqësore.
    Nga ana tjetër, aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, në një reagim të pazakontë, e konsideron ditën e nesërme si “një moment historik për Shqipërinë”. Sipas saj, projektligji synon të forcojë zbatimin e parimit të mosdiskriminimit dhe të përmirësojë mekanizmat e barazisë gjinore në vendin e punës, politikë dhe shoqëri.
    Karaj deklaron se projektligji “Për barazinë gjinore” përmbush detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e cilësuar si një standard europian dhe një vlerë kombëtare.
    Megjithatë, për shumë qytetarë dhe organizata që do të mblidhen nesër përpara Kuvendit, mbetet shqetësim mënyra se si ky ligj mund të prekë strukturën tradicionale të familjes dhe rolet që kanë qenë historikisht themelore për shoqërinë shqiptare.
    Po ashtu, sipas tyre këto fjalë duken më shumë si përpjekje për të zëvendësuar konceptet tradicionale të familjes dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria shqiptare.

  • Plagosje me armë zjarri në Tiranë (Detaje)

    Plagosje me armë zjarri në Tiranë (Detaje)

    Një 30-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë.
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • ‘Ka shokë shqiptarë’, Fotografi shqiptar për kryebashkiakun e New York : Është njeri i ëmbël

    ‘Ka shokë shqiptarë’, Fotografi shqiptar për kryebashkiakun e New York : Është njeri i ëmbël

    Fotot janë realizuar nga fotografi Erzen Gashi, një shqiptar me origjinë nga Kosova dhe Mali i Zi, i lindur në Slloveni dhe i rritur në SHBA, i cili ka ndjekur fushatën elektorale të Mamdan gjatë takimeve me emigrantët shqiptarë.
    NEW YORK- Zohran Mamdan, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së New York-ut, është fotografuar duke bërë shqiponjën me komunitetin shqiptar, një moment që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Fotot janë realizuar nga fotografi Erzen Gashi, një shqiptar me origjinë nga Kosova dhe Mali i Zi, i lindur në Slloveni dhe i rritur në SHBA, i cili ka ndjekur fushatën elektorale të Mamdan gjatë takimeve me emigrantët shqiptarë.
    Gashi tregoi se gjatë takimit, Mamdan u tregua i hapur dhe i afërt me shqiptarët, duke shfaqur interes për komunitetin dhe për mënyrën sesi ata jetojnë dhe kontribuojnë në qytet. Ai vlerësoi gjithashtu se kryebashkiaku i ri është i qetë dhe i lehtë për t’u afruar, gjë që krijoi një atmosferë pozitive gjatë takimit.
    Gashi ka bërë të ditur se i ka dorëzuar fotot dhe videot e këtij takimi, duke lënë mundësi për bashkëpunime të mëtejshme me zyrën e kryebashkiakut.
    “Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë. Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të.
    Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë. Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj,” tha fotografi Erzen Gashi.

  • Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

    Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

    Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet
    Juristi, Genci Gjokutaj, vuri në dyshim veprimet e SPAK lidhur me akuzën ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”.
    Sipas tij, kjo është një dispozitë ligjore e butë, që i përket anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo ministrave apo zyrtarëve të lartë.
    Duke folur në Syri Tv, Gjokutaj akuzoi SPAK-un se po ndjek një strategji të qëllimshme për të shmangur hetimin e korrupsionit real në nivelet e larta të qeverisë, duke favorizuar mazhorancën aktuale për një mandat të katërt.
    Ai theksoi se në dosjen e Llogarasë ekziston një “zinxhir urdhrash” që nis nga vetë Balluku, gjë që, sipas tij, tregon përgjegjësi të drejtpërdrejtë në nivelet e larta të pushtetit.
    “Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.
    Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë. Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?
    Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave.
    Këtu kemi korrupsion, por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?
    Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim. Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.”

  • Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore, detajet e para

    Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore, detajet e para

    Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në kryeqytet.

    Elvis Visha është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    “Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore“, njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Zbardhet dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë, përfshihen komunikime mes zv.kryeministres Balluku dhe ish-drejtorit të ARSH, Berberi

    Zbardhet dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë, përfshihen komunikime mes zv.kryeministres Balluku dhe ish-drejtorit të ARSH, Berberi

    SPAK ka marrë të pandehur katër zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me procedurat e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndër të cilët edhe Mirzeta Kashnica, specialiste e nivelit të lartë në këtë ministri.

    Sot është publikuar dosja e Prokurorisë së Posaçme që lidhet me rastin e Kashnicës, ku përfshihen komunikime mes zyrtarëve të ministrisë dhe ish-drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, si edhe mes tyre dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për ecurinë e procesit të tenderimit.
    Pjesë nga dosja u bënë publike fillimisht nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp, dhe më pas u përmendën edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.
    Në 45 faqet e dosjes për Mirzeta Kashnicën, prokuroria ka përfshirë disa komunikime të cituara si pjesë e hetimit mbi mënyrën e zhvillimit të procedurave për tenderin, me një vlerë rreth 190 milionë euro.
    Në një prej bisedave të përfshira, gjatë procesit të parë të tenderimit, Balluku i shkruan një prej vartësve: “Mendoj ta anulojmë, skualifikoji të gjithë”, ndërsa ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, i përgjigjet: “Jam mëse dakord, se kam diçka që s’më kuadron në gjithë situatën. Kur e do, sot apo nesër?”. Më pas, Balluku shton: “Kam atë ndjesinë time që nuk duhet”, dhe Berberi vijon: “E ke të fortë ndjesinë. Kur e do?”.
    Në dosje përfshihen gjithashtu komunikime të tjera ndërmjet zyrtarëve të ministrisë dhe ARRSH-së lidhur me tenderin e dytë, i cili më pas u fitua nga një kompani turke.
    Burime pranë çështjes theksojnë se hetimet janë ende në fazën e verifikimeve dhe nuk ka ende një qëndrim përfundimtar mbi përgjegjësitë individuale apo institucionale.

    Top Channel