Category: Aktualitet

  • Departamenti Thesarit: Luftar Hysa ka dhënë intervistë (VIDEO momenti për Ramën)

    Departamenti Thesarit: Luftar Hysa ka dhënë intervistë (VIDEO momenti për Ramën)

     
    Departamenti amerikan i Thesarit ka zbuluar një detaj tejet interesant në njoftimin për Sanksionimin e organizatës së krimit “Hysa”, me Luftar Hysën në krye.

    Luftar Hysa, njeriu që dy vite më parë u prit në zyrën e Edi Ramës në kryeministri, përmendet si njeri që ka dhënë edhe intervista publike në media.
     
    Luftari, i vendosur midis Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në mediat publike si një anëtar kryesor i familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe Evropë” – thuhet mes të tjerash në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.
    Kujtojmë se Luftar Hysa ka dhënë një intervistë në emisionin “Opinion”, ku ka folur edhe për takimin me kryeministrin Edi Rama.

    “Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai I tij ka qenë drejtor i SKY NEëS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin. Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërku dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, qëështë mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai kishte ardh për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa.
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listë të zezë biznesmenin Luftar Hysa, 3 vëllezërit e tij si dhe rrethin e ngushtë të tij pasi akuzohen si të përfshirë në kartelin meksikan të drogës “Sinaloa”.
    Sipas mediave të huaja zbulimi i tyre ka ardhur nga një operacion i përbashkët i qeverisë meksikane dhe Departamentit Amerikan të Thesarit të cilat zbuluan disa kazino dhe biznese të përfshira në operacione pastrimi parash të lidhura me kartelet e drogës.

    Luftar Hysa gjatë intervistës në emisionin “Opinion”
    Sipas zyrtarëve të Thesarit, Luftar Hysa, bashkë me vëllezërit e tij, Arben, Fatos dhe Fabjon Hysa kanë përdorur investime në biznese meksikane për të pastruar fitimet nga trafiku i narkotikëve dhe sipas tyre ky grup operon me miratimin e Kartelit Sinaloa.
    Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetas amerikan për të transportuar sasi të mëdha parash në dorë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara për qëllime pastrimi.
    “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës,” deklaroi Nënsekretari i Thesarit, John K. Hurley. ©LAPSI.AL 

  • Më pak lekë dhe të kënaqur, buxheti i Presidencës 14 milionë lekë më i vogël se në 2025-ën

    Më pak lekë dhe të kënaqur, buxheti i Presidencës 14 milionë lekë më i vogël se në 2025-ën

    Në një kohë kur të gjitha institucionet kërkojnë pa përjashtim fonde shtesë, presidenca bëri përjashtim. Megjithëse me një buxhet prej 14 milion lekë më pak në 2026, Valbona Lusha sekretare e përgjithshme e presidencës nuk u ankua.

    Por Genta Sula, kreu Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit i tha komisionet të ligjeve se institucionet nuk duhen trajtuar njësoj pa diferencime preferenciale.
    Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës e ilustroi kërkesën për më shumë fonde kur tha në godinën e këtij autoriteti  35 zonja mund të përdorin vetëm një tualet.

    Top Channel

  • I dehur në timon, inspektori i Policisë shkakton aksident në Kamëz, arrestohet nga AMP

    I dehur në timon, inspektori i Policisë shkakton aksident në Kamëz, arrestohet nga AMP

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë.

    Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.
    Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    Top Channel

  • E rëndë, gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, rreth 40 vjeçe

    E rëndë, gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, rreth 40 vjeçe

    Rreth orës 19:00 të mbrëmjes banorët e Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu.

    Janë lajmëruar menjëherë palombarët të cilët për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilën bënë të mundur nxjerrjen e trupit.
    Gruaja rreth 40 vjeçe ende e paidentifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
    Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, por ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.
     

    Top Channel

  • “Jetonim në të njëjtën lagje në fëmijëri”, ish-deputeti i PS-së tregon për Gilmando Danin: Ishte njeri i qetë dhe i edukuar

    “Jetonim në të njëjtën lagje në fëmijëri”, ish-deputeti i PS-së tregon për Gilmando Danin: Ishte njeri i qetë dhe i edukuar

    Ish deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku para dy ditësh afër aeroportit të Rinasit humbi jetën besniku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljani.

    Valteri përmes një postimi në mediat sociale ka treguar se e njihte viktimën që në fëmijëri dhe se ai ishte ndryshe nga çfarë po thuhet ditët e fundit.
    Sipas ish-deputetit socialist ai ishte një njeri i qetë dhe i edukuar.
    “Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot.
    Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi”, shkruan Haliti.

    Top Channel

  • Rama: Ende nuk e kam një bir politik që të më zëvendësojë

    Rama: Ende nuk e kam një bir politik që të më zëvendësojë

    Duke iu referuar figurës së Fatos Nanos, kryeministri Edi Rama e cilësoi atë si babin e tij politik, ndërsa pranoi se ende nuk e ka një bir politik që ta zëvendësojë.
    Sokol Balla: Pyetja ime është që tani që ju jeni kryetar i PS që prej 25 tetorit 2005, kam patur fatin t’ju bëj intervistën e parë atëherë menjëherë pas kongresit, pra pas 20 vitesh ju jeni babai politik i PS-së.

    Edi Rama: S’e kam një bir që të më ”vrasë” për momentin.

    Sokol Balla: Keni apo s’keni.

    Edi Rama: Jo s’e kam një bir politik që të më vrasë për momentin flas.
    Sokol Balla: Pse ku është?
    Edi Rama: S’e kam.

  • Oficeri i Policisë i dehur në timon shkakton aksident në Kamëz! AMP i vë prangat

    Oficeri i Policisë i dehur në timon shkakton aksident në Kamëz! AMP i vë prangat

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një inspektor të Komisariatit Nr. 5 në Tiranë, me inicialet F. L. Sipas njoftimit zyrtar, efektivi dyshohet për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, pasi është përfshirë në një aksident rrugor në rrugën “George Bush” në Kamëz.
    Pas ngjarjes, inspektori iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke konfirmuar se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
    NJOFTIMI:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
    Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    gijotina.com/

  • Irlanda nis hetimin ndaj X të Elon Musk për moderimin e përmbajtjes

    Irlanda nis hetimin ndaj X të Elon Musk për moderimin e përmbajtjes

    Mbikëqyrësi i medias në Irlandë thotë se do të hetojë nëse njerëzit mund të kundërshtojnë vendimet e moderimit të përmbajtjes, të marra nga platforma e mediave sociale X e Elon Musk.
    Coimisiún na Meán tha se do të testojë nëse njerëzit mund të apelojnë vendimet e X për të mos hequr përmbajtje që duket se shkel kushtet e shërbimit të platformës, nëse njerëzve u njoftohet rezultati i raporteve që kanë bërë dhe nëse X ka një mekanizëm të lehtë për t’u qasur për trajtimin e ankesave.
    Rregullatori tha se ka shqetësime se X po shkel Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të Bashkimit Evropian, i cili kërkon që përdoruesit të kenë qasje në një “sistem efektiv të brendshëm për trajtimin e ankesave”, ku ata mund të paraqesin ankesa dhe të ankimojnë vendime.
    Nëse hetimi zbulon se X nuk përputhet me DSA-në, mbikëqyrësi tha se mund të vendosë gjoba deri në 6 përqind të xhiros së një kompanie, transmeton Telegrafi.
    Platforma e mediave sociale gjithashtu mund të nënshkruajë një marrëveshje me rregullatorin irlandez, për të adresuar çdo çështje të pajtueshmërisë.
    Kjo nuk është hera e parë që Coimisiún na Meán ka nisur një hetim mbi sjelljen në X. Në qershor, ajo kërkoi më shumë informacion se si platforma i mbron fëmijët nga përmbajtja e dëmshme.
    Mosrespektimi i rregullave mund të rezultojë në një gjobë deri në 500,000 euro.
    Rregullatori gjithashtu hapi një hetim në vitin 2024 nëse X, së bashku me disa platforma të tjera të mëdha, e bëjnë të lehtë për përdoruesit të raportojnë përmbajtje të paligjshme dhe ofrojnë një pikë kontakti të qartë për të bërë ankesa.
    Vitin e kaluar, Komisioni Evropian e gjeti X në shkelje paraprake të dispozitave të DSA-së mbi reklamimin digjital, qasjen në të dhëna dhe “modelet e errëta” të përdorura për të ndikuar në sjelljet e përdoruesve pa pëlqimin e tyre.

  • Momente paniku në Pukë, automjeti përfshihet nga flakët në mes të rrugës

    Momente paniku në Pukë, automjeti përfshihet nga flakët në mes të rrugës

    Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtres”.
    Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi i automjetit ishte i vetëm dhe ka arritur të dalë pa lëndime.
    Në pamjet e siguruara shihet se makina është shkrumbuar plotësisht nga zjarri.
    Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po verifikohen shkaqet e ngjarjes, që dyshohet të ketë ardhur nga një defekt teknik.

  • Elbasan/ Banorët gjejnë trupin pa jetë të një gruaje në lumin Shkumbin

    Elbasan/ Banorët gjejnë trupin pa jetë të një gruaje në lumin Shkumbin

    Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë identifikuar një trup të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.
    Në vendngjarje janë thirrur palombarët, por për shkak të errësirës ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë.
    Për pasojë, 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë u angazhuan për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.
    Sipas burimeve për mediat, viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
    Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, ndërsa asnjë familjar nuk është paraqitur deri tani për identifikimin e saj.
    Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.