Category: Aktualitet

  • Rrebesh Shiu dhe Breshër në Dimal dhe Lushnje – Fermerët në Alarm për Dëmet e Mëdha

    Rrebesh Shiu dhe Breshër në Dimal dhe Lushnje – Fermerët në Alarm për Dëmet e Mëdha

    Një rrebesh i papritur shiu, i shoqëruar me breshër, ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kutallisë, bashkia Dimal, si dhe në disa fshatra të bashkisë Lushnje. Brenda vetëm 30 minutash, fenomeni natyror ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të prodhimeve, duke sjellë pasoja të rënda për fermerët.

    Sipas banorëve të zonës, breshëri ka dëmtuar rëndë pemët frutore, veçanërisht pjeshkat, duke shkaktuar rënie të frutave dhe dëmtim të atyre që kanë mbetur ende në pemë. Kjo situatë ka rritur pasigurinë financiare të fermerëve, të cilët e kanë bujqësinë si burimin e tyre kryesor të të ardhurave. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Fermerët shprehen të dëshpëruar për humbjet e mëdha dhe kërkojnë mbështetje urgjente nga autoritetet për të rikuperuar dëmet. Ata theksojnë nevojën për mekanizma mbrojtës kundër fenomeneve të tilla natyrore dhe ndihmë nga qeveria për të përballuar pasojat.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Dëmet në kulturat bujqësore mund të ndikojnë në furnizimin e tregut me fruta dhe perime në muajt e ardhshëm, duke shtuar më tej sfidat për fermerët, të cilët tashmë po përballen me çmime të larta të inputeve bujqësore. Ndërkohë, fermerët mbeten në pritje të reagimit të institucioneve për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Vizitë njohëse në Muzeun e Fierit nga nxënësit e shkollave “Petro Sota” dhe “Elektroekonomike” Mali i Zi

    Vizitë njohëse në Muzeun e Fierit nga nxënësit e shkollave “Petro Sota” dhe “Elektroekonomike” Mali i Zi

    Nxënësit e Fierit dhe Malit të Zi në Vizitë Njohëse në Muzeun Historik Fier

    Fier, 28 Mars – Në kuadër të projektit të BE dhe BMZ, “Superschools”, nxënësit e Shkollës Profesionale “Petro Sota” në Fier dhe “Elektroekonomike” në Bijelo Polje, Mali i Zi, zhvilluan një vizitë njohëse në Muzeun Historik Fier. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ky aktivitet, organizuar nga RYCO dhe GIZ, u zhvillua nën moton “Së bashku qëndrojmë për ndryshime pozitive” dhe kishte si qëllim shkëmbimin e ideve, kulturave dhe forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve të rajonit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, traditat dhe kulturën vendore, duke nxitur dialogun dhe mirëkuptimin mes tyre.

    Ky bashkëpunim mes të rinjve synon të forcojë lidhjet kulturore dhe të inkurajojë iniciativa të përbashkëta për një të ardhme më të mirë.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Karta e Identitetit brenda 3 ditesh, aplikohet procedura e përshpejtuar

    Karta e Identitetit brenda 3 ditesh, aplikohet procedura e përshpejtuar

    Karta e identitetit tashmë mund të merret brenda 3 ditësh nga dita e aplikimit IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, ka sjellë këtë shërbim të ri për qytetarët shqiptarë.

    Përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura nis me blerjen e kuponit.

    Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania, bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek dhe më pas tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Tërmet i fortë godet Santorinin

    Tërmet i fortë godet Santorinin

    Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.
    Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga
    Masat mbrojtëse gjatë një tërmeti
    Në faqen e internetit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, qytetarët mund të gjejnë udhëzime specifike se çfarë duhet bërë gjatë dhe pas tërmetit. Këtu janë udhëzimet:
    Kur ndodh një tërmet:
    -Nëse jeni brenda shtëpisë
    Ruani qetësinë. Mbulohu nën një mobilje të fortë, gjunjëzohu dhe mbaje këmbën e tij me duar. Nëse nuk ka mobilje të forta, gjunjëzohuni në mes të dhomës, duke ulur sa më shumë gjatësinë tuaj dhe mbroni kokën dhe qafën me duar. Largohuni nga sipërfaqet e mëdha xhami ose mobilje dhe objekte që mund t’ju lëndojnë. Mos u mundoni të largoheni nga shtëpia. Mos dilni në ballkon.
    -Nëse jeni në një ndërtesë të lartë
    Qëndroni larg dritareve dhe mureve të jashtme. Ruani qetësinë. Qëndroni në zonë derisa të mbarojë dridhja. Mos u tërhiqni nga turma e panikut që lëviz në mënyrë të çrregullt drejt daljeve sepse rrezikoni të shkeleni.
    -Nëse jeni në një zonë të hapur
    Qëndroni larg zonave nën ndërtesa, telefonit ose kabllove elektrike. Nëse keni një çantë me vete, mbuloni kokën me të.
    -Nëse jeni në makinë
    Strehouni në një zonë të hapur dhe ndaloni me kujdes makinën në mënyrë që të mos pengojë trafikun. Shmangni kalimin nëpër tunele, ura ose mbikalime.

  • Agron Shehaj prezanton kandidatët për deputetë: Koha për ndryshim, jo thjesht rotacion

    Agron Shehaj prezanton kandidatët për deputetë: Koha për ndryshim, jo thjesht rotacion

    Partia Mundësia ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
    Kryetari i Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se në Shqipëri ka ardhur koha për ndryshim, jo për rotacion.
    Shehaj u shpreh se ndërsa që nga viti ’92 gjithçka ka ndryshuar, vetëm drejtuesit politikë jo.
    “Imagjinoni, kur drejtuesit e sotëm morën pushtetin për herë të parë, ne dëgjonim muzikë me kaseta, të rrallë ishin ata që kishin kompjutera, dhe shumë pak ata që kishin telefon fiks. Sot, pavarësisht se jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale, politika shqiptare ka mbetur si një kasetë e prishur që përsërit të njëjtat fjali, të njëjtat premtime, i njëjti zhgënjim.
    Në Shqipëri prej 35 vitesh kemi vetëm dy pole politike që ose janë në qeveri ose janë në opozitë, por në fakt, të dyja kanë qenë gjithmonë në pushtet. Për ata, pushteti nuk është vetëm të jesh në zyrë, por të kontrollosh institucionet, ekonominë. Të ardhmen e çdo qytetari.
    Kanë shkëmbyer rolet, por loja ka mbetur e njëjta. Ne nuk jemi këtu për të ndërruar një pushtetar me një tjetër, por për t’i dhënë fund këtij cikli dhe për t’i kthyer pushtetin dhe lirinë qytetarit të thjeshtë.
    Sot jam këtu me bindjen për të thënë se ky realitet mundet dhe do të ndryshojë. Kemi vendosur të garojmë jo sepse dëshirojmë një post, por sepse besojmë se Shqipëria meriton më shumë. Por kjo ndodh vetëm nëse ne i dalim përballë këtij sistemi duke thënë qartë: “Ka ardhur koha për ndryshim, jo për rotacion!”
    Ne jemi alternativa që Shqipëria ka kërkuar prej dekadash. Partia Mundësia është këtu për t’u thënë njerëzve të lodhur se ka një rrugë tjetër, një politikë që bazohet tek puna, jo tek lidhjet; tek merita, jo tek korrupsioni.” – u shpreh Shehaj.
    Kryetari i Partisë Mundësia deklaroi se ndërsa ndryshimi duhet të kishte nisur që para 30 vitesh, koha më e mirë është tani.
    “Siç thotë një fjalë e urtë: “Koha më e mirë për të mbjellë një pemë ka qenë para 30 vjetësh. Koha e dytë më e mirë për ta mbjellë atë pemë është sot.”
    Ne nuk mund ta ndryshojmë dot të shkuarën, por mund dhe duhet të ndryshojmë të ardhmen tonë, duke filluar nga tani. Ejani të mbjellim bashkë pemën e shpresës, të punës dhe të suksesit për Shqipërinë tonë.
    Faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit për besimin tuaj. Ne do ia dalim! Shqipëria do ia dali!” – përmbylli Shehaj fjalimin e tij.
    Partia Mundësia e themeluar nga Agron Shehaj futet këto zgjedhje për herë të parë dhe jo në kualicion.

  • Monika Kryemadhi mbetet jashtë politikës: Tani po xhiroj një film!

    Monika Kryemadhi mbetet jashtë politikës: Tani po xhiroj një film!

    Deputetja Monika Kryemadhi i është përgjigjur në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan akuzës së ish-Presidentit Ilir Meta se “i është bërë një puç për ta lënë jashtë partisë”. Ajo u shpreh se djegia e mandateve erdhi si pasojë e mospasjes eksperiencë si kryetare dhe jo për të lënë jashtë Metën.
    “Sigurisht në këndvështrimin e LSI apo Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë lloj puçi të tillë. Mund të ketë pasur një mungesë eksperiencë nga ana ime si kryetare partie në atë kohë, mungesa e një grupi këshillues dashamirës në atë kohë, por ndoshta urrejtja e personave të caktuar, kishin urrejtje personale ndaj Edi Ramës apo PS, të cilët pranonin çdo lloj vendimi ekstrem” – tha Kryemadhi.
    Deputetja e Partisë së Lirisë tha për herë të parë se Lulzim Bashës i është refuzuar viza amerikane në 2018 për arsye te dosjes së financimeve ruse.
    “Në të gjitha kontaktet që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit. Ka qenë vet zoti Basha që në një farë mënyrë për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018.
    Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një dosje për financimet ruse”, – tha Kryemadhi.
    Gjatë intervistës ajo ka zbuluar se i ka hyrë botës së kinematografisë.
    “Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet.
    Shpresojmë që ta nxjerrim në verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive” – tha ajo.

  • Arrestohet i riu në Gjirokastër, tentoi të gënjente policët me patentë greke të falsifikuar. Në banesë i gjejnë radio dhe dylbi

    Arrestohet i riu në Gjirokastër, tentoi të gënjente policët me patentë greke të falsifikuar. Në banesë i gjejnë radio dhe dylbi

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, leje drejtimi të shtetit grek, që dyshohet se është e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 radio si ato që përdor Policia dhe 1 palë dylbi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dokumentin e falsifikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Theu xhamin e komisariatit në Gjirokastër, nën hetim 43-vjeçari

    Theu xhamin e komisariatit në Gjirokastër, nën hetim 43-vjeçari

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme ka thyer xhamin e një dritareje në këtë komisariat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident në Gjirokastër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

    Aksident në Gjirokastër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi F. Ll., banues në Gjirokastër, i cili është dëmtuar lehtë.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ll., pasi e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Bëri ndërtim pa leje, nën hetim 60-vjeçari nga Tepelena

    Bëri ndërtim pa leje, nën hetim 60-vjeçari nga Tepelena

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. S., 60 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.