Vijon gjatë javës moti i keq/ Meteorologu: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës
Meteorologu Hakil Osmani ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit. Sipas tij dita e sotme ka nisur me vranësira dhe java do të jetë e zymtë me intervale dhe se rreshjet do të mbizotërojnë kryesisht në jug. Dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të jetë e […]
Inskenoi vdekjen në Pukë/ Biznesmeni italian, Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri
Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri. Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite […]
Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, rritja mund të kthehet në bumerang
Plani trevjeçar i rritjes së pagave ka sjellë zhvendosje në nivelin e pagave në sektorin publik. Në tremujorin e fundit të 2024-ës, grupi më i madh i punonjësve ishte ai me paga bruto 60.001-95.000 lekë (24.6%). Ndërkohë, përqindja e të punësuarve me pagë minimale ra në 14.2%, nga 26% një vit më parë. Rritje pati […]
Gjendja e mjeruar e rrugës/ Banorët e Tropojës dhe Hasit në protestë: S’po kërkojmë luks
PAMJE NGA PROTESTA TROPOJË-Banorët e njësisë administrative Bytyq në Tropojë dhe të dy fshatrave të njësisë Golaj në Has janë ngritur në protestë kundër gjendjes së rëndë të rrugës që lidh këto zona. Banorët në shenjë revolte kanë kanë dalë në rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë dhe kanë bllokuar qarkullimin për rreth një orë. “Nuk e […]
Projekti ‘Kompleksi i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të qeverisë
Në muajt e parë të vitit 2024, territori ku ndodhej ndërtesa e ish-Sanatoriumit të Korçës u rrethua me llamarina. Ndërtesa ikonë e ngritur me financimin e mirëbërësit Thoma Turtulli në vitin 1935 ishte prej vitesh e braktisur, pasi u la të degradohej dhe shkatërrohej me gjithçka kishte brenda. Pas rrethimit, nga zhurma e fadromave dhe […]
Vidhet furgoni dhe kasaforta në Lushnjë, shoqërohen dy persona në polici
Dy persona janë shoqëruar në polici këtë të hënë pasi vodhën kasafortën dhe furgonin në një thertore në fshatin Golem të Lushnjës. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet […]
“Premtime pafund, gropa pafund”/ Banorët për rrugën në Has e Tropojë! Bllokohet rruga nacionale Krumë-Qaf Prushi-Gjakovë
Banorët e njësisë Administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë, si dhe banorët e dy fshatrave të njësisë administrative Golaj në Has, janë ngritur në protestë për gjendjen e mjeruar të rrugës që lidh këto zona. Ata kanë përshkallëzuar protestën, duke bllokuar për një orë rrugën kombëtare Krumë-Qaf Prush-Gjakovë. “Nuk e kemi partiake, e kemi jetike, nuk […]
Denoncimi i gazetarit: Mjekët e Onkologjikut lajmërojnë të sëmurët që mos shkojnë se s’ka medikamente
Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë sot në lidhje me spitalin e Onkologjikut. Sipas tij, mjekët e këtij spitali, telefonojnë pacientët që mos paraqiten për mjekim për shkak të mungesës së medikamenteve. Sipas mesazheve të publikuara nga vetë gazetari, një qytetar i prekur nga sëmundja deklaron:“Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe […]
Nesër afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave! Pas 1 prillit nisin gjobat
Nesër më 1 prill është afati fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave për vitin 2024. Detyrimin e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë […]
EMRI/ Arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar!
Një shqiptar i dënuar për grabitje, Fatbardh Mneraj, 34 vjeç, është arratisur nga burgu i Dozzas në Bolonja, duke vënë në alarm autoritetet italiane. Sipas raportimeve, Mneraj gëzonte regjimin e gjysmëlirisë, por pasi iu komunikua revokimi i këtij privilegji, ai u zhduk pa lënë gjurmë gjatë transferimit në seksionin e brendshëm të burgut. Një nga […]