Ushtonte dhunë në familje dhe abuzonte bashkëshorten, dënohet me 6 vite burg 51-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese ITALI- Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ragusa, në Itali, pasi ushtronte dhunë në familje dhe kishte abuzuar seksualisht me ish-bashkëshorten e tij. Sipas autoriteteve italiane, shqiptari ka ushtruar dhunë sistematikisht ndaj ish-bashkëshortes mes viteve 2018-2023. Gjatë kësaj periudhe, gruaja raportohet se ka jetuar në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe terrori për […]
52 kg luleshtrydhe me pesticide të importuara nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se një sasi prej 52 kilogramësh luleshtrydhe të importuara nga Greqia ka rezultuar me përmbajtje të lartë pesticidesh, duke mos përmbushur standardet ligjore në fuqi. Sipas AKU-së, produkti u mor në analizë më 17 shkurt 2025, si pjesë e një monitorimi të bazuar në vlerësimin e riskut. […]
Begaj: Shqipëria, model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit. Para liderëve të shteteve dhe qeverive që janë pjesë e nismës së “Aqaba Process”, Begaj theksoi rëndësinë […]
Përgjimet: Bisedat e burgut, ja kë kërkon Veliaj t’i shkojë në qeli
Ajo që po konstatohet nga përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, është tronditëse. Gjithçka që kemi pasqyruar deri më tani, që do të vijojë deri në publikimin e plotë të përgjimeve ndaj Veliajt, tregon se si media, deputetë, gazetarë, televizione janë në shërbim të Veliajt, për sulmet e ashpra ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve pas arrestimit të […]
Ngacmimet seksuale ndaj të miturve në rritje
Në vitin 2024 Shqipëria ka regjistuar nje rritje të ndjeshme të krimeve seksuale, me një shtim prej 30% në numrin e procedimeve vjetore. Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, janë regjistruar 161 raste të tilla, nga 124 që pati në vitin 2023.Ndërsa numri i të pandehurve shkoi në 87 nga 69 që pati një […]
Proda takim me drejtues së policive të rajonit, në fokus goditja e veprimtarive kriminale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në takimin ndërmjet drejtorëve të përgjithshëm të policive të rajonit. Takimi, i mbështetur nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare: INTERPOL, EUROPOL, FRONTEX, EU4FAST, EUDEL dhe GIZ.Ndërkohë ky takim kishte në fokus, luftën kundër trafikimit të emigrantëve; krijimin e databazave të përbashkëta si edhe përputhjen legjislacioneve kombëtare […]
Dosja e përgjimeve/ Veliaj të vëllait: Fol me miqtë deputetë
Vijon publikimi i përgjimeve skandaloze të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit. Në përgjim Veliaj I kërkon vëllait të tij Arbrit që të flaës më miqtë e tij deputetë që të ushtronin presion ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas një reagimi të këtij institucioni I cili dënonte gjuhën aggressive […]
Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës, dyshime për përfshirjen e prindërve të autorit
Detaje tronditëse janë publikuar nga mediat italiane në lidhje me vrasjen e studentes 22-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, Ilaria Sula. I dashuri i saj, Mark Antony Samson, 23 vjeç, e goditi atë tri herë me thikë në fyt më 25 mars 2025, në banesën e tij, ku jetonte bashkë me familjen. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, […]
Çuçi në Finiq, prezanton Vasil Llajon: Qytetar i mirë nga radhët e minoritetit grek. Meriton mbështetjen në 11 maj
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi takimin e radhës me socialistë e simpatizantë të PS-së në Finiq, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, mjekun e njohur Vasil Llajo. Në fjalën drejtuar të pranishmëve, Çuçi vlerësoi Llajon si përfaqësues të denjë të minoritetin grek e jo vetëm dhe që meriton sipas […]
Mish pule me salmonelë, hetohet në liri pronari i ”AMG FOOD”
Policia e Tiranës ndaloi Arben Goxhen, pronarin e kompanisë AMG Food, që importoi nga Brazili mish pule me salmonelë. Ai u shpall në kërkim më 29 mars dhe akuzohet për “Importim, prodhim, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. Sipas policisë, pas konsultimit me prokurorin u vendos që 50-vjeçari […]