Aktualitet

45458 rezultate u gjendën

  1. Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

    Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

    Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një rritje të pazakontë të nivelit të detit, duke shkaktuar shqetësime te banorët e zonës. Sipas raportimeve, niveli i ujit ka kaluar mbi 1.5 metra si pasojë e baticës së theksuar, ndërsa dallgët e forta kanë depërtuar në objektet përgjatë bregdetit. Për pasojë, disa biznese dhe banesa […]

  2. Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

    Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

    Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të martë një parashikim për kushtet e motit me reshje, që ka prekur pjesën më të madhe të vendit. Sipas të dhënave, vijimi i reshjeve pritet të ketë ndikim edhe në rritjen e prurjeve të lumenjve të mesëm dhe atyre të mëdhenj. Më konkretisht, pritet rritje e prurjeve në […]

  3. Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja rrëzon qeverinë: Ligji i 2023 shfuqizohet, të paguhen prapambetjet!

    Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja rrëzon qeverinë: Ligji i 2023 shfuqizohet, të paguhen prapambetjet!

    Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese i ka dhënë fund përballjes 3-mujore mes shefit të qeverisë Edi Rama dhe Unionit të Gjyqtarëve. Në vendimin e sotëm, Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën duke sqaruar se pagat nuk mund të ulen, pasi në vendim shfuqizoi si të papajtueshëm me Kushtetutën, ndryshimin ligjor të vitit 2023, për pagën referuese të […]

  4. Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

    Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën. 22-vjeçari nga Kosova, Lorik Abazi u gjet i plagosur në Hesterman Way, të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai vdiq në spital, shkruan BBC. Familja e Lorikut ka shpërndarë një deklaratë të ndjerë, duke […]

  5. “E kam fituar përjetë lirinë”/ Rama telefonatë me Thaçin në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    “E kam fituar përjetë lirinë”/ Rama telefonatë me Thaçin në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke i uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës. Në videon e publikuar në Facebook, dëgjohet teksa Rama i uron Pavarësinë  e Kosovës, Hashim Thaçit, ndërsa ky i fundit ndodhet në Hagë aty ku prej 5 vitesh […]

  6. Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin

    Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin

    POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit K. Ç., 19 vjeç, banues në Memaliaj. Sipas njoftimit, i riu dyshohet se, me qëllim vjedhjen, ka thyer derën e banesës së shtetasit M. H., të cilin më pas e […]

  7. Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një i plagosur

    Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një i plagosur

    POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Q. Z., 34 vjeç, banues në Selenicë, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Tepelenë–Gjirokastër. Sipas njoftimit, 34-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke u përplasur me automjetin e […]

  8. Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

    Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

    POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj tre shtetasve të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç. Procedimi nisi pas kallëzimit të shtetasit S. M., i cili denoncoi se më 18 janar i ishte thyer një xham […]

  9. Koncesioni i Laboratorëve në ‘sitën’ e SPAK: Kontrolle e sekuestrime në kompani e individë, as Allajbeu nuk shpëton (EMRAT)

    Koncesioni i Laboratorëve në ‘sitën’ e SPAK: Kontrolle e sekuestrime në kompani e individë, as Allajbeu nuk shpëton (EMRAT)

    Klodjan Allajbeu-spitali amerikan TIRANË- SPAK ka ushtruar kontrolle rreth 18 ditë më parë në kompani të lidhura me Klodjan Allajbeun e “Spitalit Amerikan” lidhen me hetime intensive të javëve të fundit për Koncesionin e Laboratorëve në Shëndetësi. Siç raporton Report Tv, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar presin të shqyrtohen të paktën 9 […]

  10. Ekskluzive/ “Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

    Ekskluzive/ “Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

    Kaosi në transferimin e ruajtjes të kampit Al Hol në Siri prej forcave kurde tek ato qeveritare siriane, u shfrytëzua prej shumë grave dhe fëmijëve për t’u larguar. Të njëjtën gjë bëri edhe 20-vjeçarja shqiptare  Eva Dumani. Pas 6 vite në ferrin Al Hol, Eva ia doli të kaloj gardhin rrethues të kampit, paraditen e […]