Merrnin ryshfet që të mos vendosnin gjoba, dërgohen në gjyq gjashtë policë në Elbasan
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë punonjës policie, shtetasit Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K., dhe B.T. nën akuzë për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 259/1, 248 dhe 25 të Kodit Penal. […]
Tarifat e Trump/ Investigimi New York Times: Shqipëria, 7 miliardë lekë eksporte drejt SHBA-së, 1.9% e të gjitha mallrave!
Nga Shqipëria në Zimbabve, gazeta amerikane The New York Times ka përmbledhur importet nga të cilat SHBA-të mbështeten më shumë. Janë 140 vende, ku tarifat e herëpashershme të presidentit Trump kanë krijuar pasiguri të thellë në lidhje me koston e mallrave të importuara – dhe nuk është gjithmonë e qartë se cilat mallra do të […]
Vrasja e Martin Canit/ Dëshmojnë 5 të mitur, autori mohon akuzat: Qëllova vetëm Luis Meçen
Mario Përlleshaj, Luis Meçe dhe Martin Cani TIRANË-Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua procesi gjyqësor për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje që tronditi opinionin publik. Në seancën e radhës, para trupit gjykues janë paraqitur për të dëshmuar 5 të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Mes dëshmitarëve ishte edhe […]
Plas te Serbia, trajneri Stojkovic: Jap dorëheqjen menjëherë, nëse unë jam problemi!
Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojković, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra lidhur me disa nga debatet e fundit që kanë shoqëruar listën e grumbullimeve dhe vendimet e tij teknike. Në qendër të vëmendjes ishte portieri Mile Svilar, i cili nuk është pjesë e […]
Vrasja e Martin Canit, i mituri mohon ta ketë qëlluar me thikë
Pesë të mitur kanë dëshmuar për vrasjen e 14-vjecarit Martin Cani. Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, dëshmitar okular në ngjarje. Gjatë dëshmive të të miturve në sallë nuk ka qenë i pranishëm autori i dyshuar. Përmes avokatit, i pandehuri M.P. ka mohuar të ketë qëlluar ndaj Martin Canit, por vetëm ndaj L. Meçes […]
Kërkoi lirinë/ Evis Berberi mbetet në burg, në qeli dhe bashkëpunëtori i tij
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi dhe të bashkëpunëtorit të tij Valter Begaj për zëvendësim të masës së sigurisë. GJKKO vendosi vijimin e masës “arrest në burg” për të dy. Ish-kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të vitit 2024. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter […]
Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjesojnë Berishën
Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëron një luftë brenda selisë blu. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se “armiqtë” e dikurshëm të PD-së, po përgatiten të riasgjesojnë partinë dhe kreun e saj, Sali Berisha. Ai akuzon se disa prej tyre janë të paguar nga Edi Rama. “Sot, armiqtë […]
Hyri në Kakavijë me pasaportë false, arrestohet 55-vjeçari
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, banues në Dibër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së […]
I dehur në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, arrestohet shoferi i autobusit
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar autobusin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
PD: Zonat në Gjirokastër, Dropull e Libohovë ku është dhënë leje për kanabis
Në vijim të denoncimit të tij për lejen e lëshuar nga qeveria për kultivimin e kanabisit gjatë fushatës elektorale, Sali Berisha tha se, “Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale!”. “Janë përcaktuar të mbillen mbi 1 miliard rrënjë kanabisi”, tha ai. “Tani pra, siç e shihni ju, në vitin elektoral, janë përcaktuar […]