Calhanoglu rikthehet në stërvitje me ekipin, titullar në Champions dhe mesazh klubit për rinovimin
Trajneri Christian Chivu disponon një skuadër të gjerë dhe cilësore, saqë dëmtimet dhe rëniet e formës së lojtarëve menaxhohen më lehtë sesa diku tjetër. Megjithatë, ka lojtarë të pazëvendësueshëm. Njëri është shtylla e lojës së zikaltërve, mesfushori Hakan Calhanoglu. Ai duket se e ka kaluar tërheqjen muskulore në aduktorin e djathtë dhe është gati të vihet në dispozicion të trajnerit rumun. Turku ka rifilluar stërvitjet me grupin, por me shumë gjasa Chivu do të vendosë të mos rrezikojë me të menjëherë pas pushimit, këtë të shtunë kundër Parmës. Ka më tepër kuptim të pritet ndeshja e Champions League kundër Club Brugge. Duke marrë parasysh dëmtimet e vogla të kohëve të fundit dhe moshën, një rikthim gradual në skuadër do të ishte qasja më logjike. Me...
Burimi:
telesport.al