Bruno Fernandes zbulon bisedën: Fola me Cristiano Ronaldo pas incidentit në kombëtare, ja çfarë i thashë

Bruno Fernandes zbulon bisedën: Fola me Cristiano Ronaldo pas incidentit në kombëtare, ja çfarë i thashë

Situata e krijuar me sulmuesin Cristiano Ronaldo ka zgjuar interes në gjithë botën, pas përplasjes që ai pati me trajnerin Jorge Jesus para ndeshjes me Danimarkën. Sulmuesi u largua nga grumbullimi, ndërkohë që kombëtarja fitoi atë ndeshje dhe atë pasardhëse. Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, që ka mbajtur shiritin e kapitenit të Portugalisë në mungesë të CR7, ka rrëfyer bisedën e fundit që ka bërë me Ronaldo: “Fola me Cris pasa që ndodhi në kombëtare”. “I thashë se gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se çfarë ndodh, është se ai nuk do të pushojë kurrë së qeni ikona më e madhe e kombëtares dhe vendit tonë, duke pasur parasysh gjithçka që ka arritur në Portugali dhe në mbarë botën“, tha Fernandes. Cristiano Ronaldo tha se...