Britania krah Kosovës, kundër Gjykatës në Hagë: Jemi krenarë…
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën dhe duke bërë thirrje për qetësi. Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, ka deklaruar se Londra respekton pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe procesin e tyre gjyqësor. Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për drejtësinë, llogaridhënien dhe pajtimin në rajon. “Mbretëria e Bashkuar mbetet mike dhe partnere e afërt e Kosovës, duke mbështetur fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Wood. Ministri britanik ka rikujtuar gjithashtu rolin e Mbretërisë së Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe mbështetjen që Londra i ka dhënë pavarësisë...
Burimi:
ntv.al