“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Ministrave. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se është diskutuar për prokurimet publike dhe nevojën për një sistem më të qendërzuar dhe transparent. “Brenda vjeshtës së këtij viti, presim të fillojmë me procedurat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike”, njoftoi ajo.