Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë! Mbyllet dera për Shqipërinë, e thërret Jurgen Klopp

Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë! Mbyllet dera për Shqipërinë, e thërret Jurgen Klopp

Brajan Gruda duket gjithnjë e më pranë një vendimi përfundimtar sa i përket së ardhmes së tij ndërkombëtare. Talenti me origjinë shqiptare pritet të jetë një nga risitë e listës së parë të Jürgen Klopp në krye të Kombëtares së Gjermanisë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, trajneri i ri i “Pancerave” pritet ta përfshijë Grudën në listën e zgjeruar për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 22-vjeçari, i cili aktualisht luan te RB Leipzig, është formuar futbollistikisht në Gjermani dhe ka përfaqësuar këtë shtet në grupmoshat e ndryshme. Ai është gjithashtu pjesë e Gjermanisë U-21. Tashmë, mundësia që Klopp ta aktivizojë me Gjermaninë A mund t’i japë fund përfundimisht shpresave të Shqipërisë për ta afruar talentin. Për momentin, megjithatë, pritet konfirmimi zyrtar i listës dhe më...