Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Alice Rufo, ministre e deleguar për ushtrinë në Francë foli mbi vështirësitë që aleanca e NATO-s mund të haste në një ndërhyrje ushtarake në Hormuz, përcjell A2CNN. “Më lejoni t’ju kujtoj se çfarë është NATO. Është një aleancë ushtarake e përqendruar në sigurinë e rajonit euro-atlantik. Nuk është krijuar për të kryer operacione në Gjirin e Hormuzit, gjë që do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare,” tha Rufo në Paris. Më herët u raportua se Presidenti Donald Trump i kishte thënë gazetës britanike The Telegraph se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-ve nga NATO. Trump më parë i ka quajtur aleatët e NATO-s “frikacakë” për refuzimin e tyre për t’iu bashkuar operacioneve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.