Zyrtarisht presidente e përkohshme e Venezuelës/ Mediat: Maduron e shiti zëvendësja e tij Delcy Rodríguez

Zyrtarisht presidente e përkohshme e Venezuelës/ Mediat: Maduron e shiti zëvendësja e tij Delcy Rodríguez

Delcy Rodríguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme e Venezuelës. Betimi i detyrës u administrua të hënën pasdite nga vëllai i saj, Presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez. Pas arrestimit të Maduros, Rodriguez do të shërbejë se presidente e vendit duke marrë përsipër të gjithë aktivitetin që më parë ishte në dorë të Maduros.  “Maduron e shiti zëvendësja e tij”/ Rodriguez përgatiti terrenin që t’i zinte vendin, ja pse nuk pati kundërreagim  Operacioni amerikan “Vendosmëria Absolute”, që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, nuk u mbështet vetëm te forca ushtarake dhe inteligjenca, por edhe te negociata të fshehta në majat e pushtetit në Karakas.  Pikërisht këtu përqendrohen dyshimet më të forta: te roli i mundshëm i zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez Sipas burimeve amerikane dhe spekulimeve që qarkullojnë në qarqe diplomatike, CIA kishte vendosur kontakte të drejtpërdrejta me figura kyçe të regjimit,...