Zyrtari izraelit “zbërthen” planet për sulm të ri në Gaza: Synojmë që në mars të…
Izraeli ka hartuar plane për nisjen e operacioneve të reja ushtarake intensive në Rripin e Gazës gjatë muajit mars, me objektiv kryesor Qytetin e Gazës dhe zgjerimin e mëtejshëm të kontrollit mbi enklavën palestineze, raporton Times of Israel, duke cituar një zyrtar izraelit dhe një diplomat arab. Operacioni i planifikuar parashikon zhvendosjen e të ashtuquajturës “Vijë e Verdhë” – vija e armëpushimit – më në perëndim, drejt bregdetit të Gazës. Një lëvizje e tillë do të rriste përqindjen e territorit të kontrolluar nga Forcat e Armatosura Izraelite (IDF). Megjithatë, operacioni nuk pritet të vijojë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Sipas diplomatit arab, Uashingtoni vazhdon të kërkojë kalimin e armëpushimit të brishtë, të arritur në tetor, në fazën e dytë, e cila përfshin çarmatimin e...
Burimi:
ntv.al