Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë mbrojtëse të Iranit”, tha diplomati Abbas Araghchi. Nga ana tjetër Donald Trump më herët u shpreh se planifikonte të fliste me Iranin edhe pse Shtetet e Bashkuara dërguan një anije tjetër luftarake në Lindjen e Mesme. Një nga kërkesat kryesore të SHBA-së për rifillimin e bisedimeve me Iranin është frenimi i programit të tij të raketave, tha një zyrtar i lartë iranian. “Nëse negociatat janë të drejta, Irani është gati të marrë pjesë në bisedime të tilla”, tha Abbas Araghchi në një konferencë shtypi me homologun e tij turk në Stamboll.