Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Ballkani mbetet një rajon i brishtë përballë ndryshimeve të mëdha gjeopolitike. Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, pranoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se ekziston potencial për konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. “Mendoj se ka potencial për konflikt, por me udhëheqjen e Grenellit është mbajtur një sy i vazhdueshëm mbi situatën”, tha ai. “Besoj se është në interesin e presidentit Trump që, së bashku me ambasadorin Grenell, të mbajnë një sy mbi situatën në këtë rajon. E di që ai është një mik shumë i mirë i shqiptarëve, por për këtë çështje mund të flisni drejtpërdrejt me ambasadorin Grenell”. Gjatë vitit të kaluar, Trump ka deklaruar disa...