Zyrtarët zviceranë pranojnë se nuk u kryen inspektime në lokalin që u përfshi nga zjarri
Autoritetet zvicerane kanë pranuar se inspektimet për siguri nga zjarri nuk ishin kryer në pesë vjetët e fundit në barin ku 40 persona vdiqën pas shpërthimit të flakëve në Vitin e Ri. Zjarri në barin Le Constellation në një resort skijimi në Crans-Montana la të plagosur 116 persona, 83 prej të cilëve ende janë të hospitalizuar. Shumica e të vdekurve ishin adoleshentë. Prokurorët kanë thënë se besojnë se zjarri nisi kur njerëzit po festonin Vitin e Ri dhe kishte shampanja me fishekzjarrë, duke ndezur shkumën izoluese në tavanin e podrumit të barit. Edhe pse inspektimet, përfshirë ato për sigurinë nga zjarri, janë kryer në vitet 2016, 2018 dhe 2019, “inspektimet periodike nuk u kryen në periudhën mes vitit 2020 dhe 2025. Për këtë na vjen...
Burimi:
vizionplus.tv