Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zyrtarët ushtarakë të Kievit: Ukraina goditi terminalin e naftës në bregdetin rus
Ushtria ukrainase ka goditur një terminal nafte rus “kritik” në rajonin e Krasnodarit, thonë zyrtarët ukrainas. Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë zyrtarët ushtarakë ukrainas, u godit terminali i eksportit të naftës dhe produkteve të naftës Tamanneftegaz. Ata thonë se Tamanneftegaz është një terminal i madh eksporti rus i vendosur pranë portit të Tamanit, i cili wshtw i specializuar në transportimin e naftës dhe produkteve të naftës. Ata e përshkruajnë zonën si një “qendër kritike për eksportet e naftës ruse”. Në një deklaratë u tha se ishin raportuar dëme në një tubacion, dy vende ankorimi dhe dy anije, me një zjarr që shpërtheu në një sipërfaqe prej më shumë se 1,000 metrash katrorë dhe që preku të paktën një anije.