Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të reja për ta parandaluar luftën
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit do të takohen në Zvicër më 17 shkurt për rundin e dytë të bisedimeve lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për ta kufizuar programin bërthamor të Teheranit dhe për ta shmangur luftën. Palët zhvilluan bisedime indirekte në fillim të këtij muaji në Oman, për herë të parë qëkurse u bombarduan objektet e rëndësishme bërthamore të Iranit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjatë një konflikti të shkurtër në qershorin e vitit të kaluar. Bisedimet e së martës do të zhvillohen në një kohë të grumbullimit të madh të forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Tensionet janë rritur pas protestave masive mbarëkombëtare në Iran muajin e kaluar, gjatë të cilave autoritetet kryen shtypje brutale që,...
Burimi:
vizionplus.tv