Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Zvicra shpall 5 ditë zi kombëtare pas tragjedisë në Crans-Montana
Zjarri që shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation”, brenda resortit luksoz të skive Crans-Montana në Zvicër, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë. Deri tani raportohet për të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndërsa mes të prekurve ka edhe shumë shtetas të huaj, përfshirë italianë, disa prej të cilëve rezultojnë ende të zhdukur. Shumica e të lënduarve janë të rinj të moshave 16–26 vjeç. Autoritetet zvicerane kanë shpallur pesë ditë zie kombëtare. Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, e cilësoi ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit. Ai vizitoi Crans-Montana-n së bashku me përfaqësues të lartë të kantonit Valais, duke shprehur solidaritetin e qeverisë me familjet e viktimave dhe të personave të zhdukur. Parmelin...