Zvicra ngrin pasuritë e Nicolas Maduros pas arrestimit nga SHBA

Zvicra ngrin pasuritë e Nicolas Maduros pas arrestimit nga SHBA

Qeveria e Zvicrës ka bërë të ditur këtë të hënë, 5 janar, se ka marrë vendim për të bllokuar menjëherë të gjitha pasuritë që presidenti i arrestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, apo persona të lidhur me të, mund të kenë në territorin zviceran. Sipas autoriteteve në Bernë, ky vendim vjen pas arrestimit të Maduros në Karakas gjatë një operacioni të papritur ushtarak amerikan, pas të cilit ai u transferua në Nju Jork për t’u përballur me akuza që lidhen me trafikimin e drogës. Duke e cilësuar situatën aktuale si “të paqëndrueshme”, qeveria zvicerane deklaroi se masa synon të parandalojë transferimin jashtë vendit të çdo pasurie që mund të jetë përfituar në mënyrë të paligjshme. Për këtë arsye, si veprim paraprak, është vendosur ngrirja e pasurive...