Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra njoftoi më 5 janar se do të bllokojë “çdo pasuri” të ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro, pas arrestimit dhe akuzave për trafik droge nga Shtetet e Bashkuara. Masa u mor si një “parandalim” për të shmangur largimin e mundshëm të fondeve jashtë vendit dhe ka përfshirë gjithashtu 36 qytetarë të tjerë venezuelianë. Siç shkruan Business Recorder, bëhet fjalë për më shumë se 880 milion dollarë që janë bllokuar në Zvicër. Megjithatë, ekspertët ligjorë sugjerojnë se pas sanksioneve të mëparshme zvicerane, të pakta janë bankat lokale që mund të mbajnë fonde të tilla. Masat zvicerane ndaj Venezuelës Siç shkruan Swissinfo, që nga viti 2018, Zvicra ka ndjekur sanksionet e Bashkimit Europian ndaj Venezuelës, duke përfshirë ndalimin e furnizimit me pajisje ushtarake, pajisje për represion ose survejim, si dhe vendosjen e bllokimeve...