Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve
Kulla e kishës Vondelkerk në Amsterdam, e cila u përfshi nga flakët pak pas mesnatës, u shemb plotësisht në orët e para të së enjtes (1 janar). Pjesë të majës së kishës 154-vjeçare ishin shembur tashmë pas dy orësh zjarr. Shtëpitë aty pranë u evakuuan ndërsa zjarri përhapi hi dhe copa druri të vjetër. Vetë zjarrfikësit ranë kambanat për të paralajmëruar banorët. Pamjet e filmuara u bënë shumë shpejt virale dhe kaluan xhiron e botës në media e rrjete sociale. Kisha Vondelkerk u ndërtua në vitin 1872 dhe funksionoi deri në vitin 1977, por që atëherë ka qenë në dispozicion për përdorim të veçantë. Zjarri ndoshta u shkaktua nga fishekzjarrët e hedhur nga bandat e të rinjve.