Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët
Në Crans-Montana, ka lëvizje të vazhdueshme të të rinjve dhe familjeve, në kërkim të lajmeve për fëmijët e tyre. ‘Vajzat janë në gjendje shoku, ju lutem lërini të qeta’, i drejtohet me ton të qetë një baba gazetarëve. Dy vajza në të 20-tat, kishin mbërritur më 30 dhjetor nga Chiuso-Ossola për të festuar Vitin e Ri. Ato po hynin në lokal përmes një shkalle. Sapo vendosën këmbën në shkallë, panë flakët dhe arritën që të ikin. Një vajzë tjetër, ndaloi pak para hyrjes. ‘Dëgjova dikë duke thirrur zjarr, zjarr dhe u fshehëm», tregon ajo.