Zjarri në qendrën tregtare në Pakistan, shkon në 21 numri i viktimave

Zjarri në qendrën tregtare në Pakistan, shkon në 21 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu të shtunën në një qendër tregtare në Karaçi, te Pakistanit, ka shkuar në 21. “Janë gjetur gjithsej 21 trupa dhe kërkimet janë duke vazhduar”, tha sot për AFP-në Hassan Khan, kreu i shërbimeve të shpëtimit, ndërsa fati i rreth 60 personave është ende i panjohur. Zjarri shpërtheu natën e së shtunës në qendrën tregtare shumëkatëshe Gul Plaza dhe flakët vazhduan për më shumë se 24 orë, duke penguar përpjekjet e shpëtimit në zonën e dendur të populluar. Pas orësh përpjekjesh për shuarjen e zjarrit, zjarrfikësit filluan dje, të dielën, të përpiqen të ftohin mbeturinat dhe t’i pastrojnë ato, megjithëse shqetësimet po rriten se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar nën gërmadha. Zjarrfikësit thanë se...