Zjarri në fabrikën në Greqi, gjendet edhe trupi i pestë i punëtores që humbi jetën mes flakëve

Zjarri në fabrikën në Greqi, gjendet edhe trupi i pestë i punëtores që humbi jetën mes flakëve

U gjet në orët e para të mëngjesit të së martës trupi i pajetë i gruas së pestë, e cila rezultonte e zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm dhe zjarrit që përfshiu një ditë më parë fabrikën e biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë. Viktima u lokalizua pranë trupave të tre grave të tjera që ishin gjetur më herët. Me gjetjen e trupit të fundit, bilanci i tragjedisë është rënduar në pesë punonjëse të vdekura. Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak para orës 04:00, kur një shpërthim i fortë u pasua nga zjarr masiv në një nga repartet e fabrikës së biskotave “Violanta”. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e madhe e godinës u shemb, duke lënë të bllokuara brenda...